LIVE UPDATES
Bota

Dokumentet e deklasifikuara zbulojnë bisedimet e 4 qershorit të vitit 2000, Clinton i premtoi Putinit anëtarësimin e Rusisë në NATO

Klinton shtoi se ishte i kënaqur me rifillimin e bashkëpunimit midis Rusisë dhe NATO-s

22 August 2025, 10:07 Nga N.F
Dokumentet e deklasifikuara zbulojnë bisedimet e 4 qershorit të vitit
Foto

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dyshohet se i premtoi homologut të tij rus Vladimir Putin në vitin 2000 se do të shqyrtonte mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në NATO. Kështu të paktën zbulohet nga dokumentet e deklasifikuara të publikuara të enjten nga organizata kërkimore e Arkivit të Sigurisë Kombëtare të Universitetit Metropolitan George Washington.

"Që nga fillimi i procesit të zgjerimit të NATO-s, e dija se kjo mund të ishte problem për Rusinë. Isha i ndjeshëm ndaj kësaj dhe dua që të kuptohet se zgjerimi i NATO-s nuk e kërcënon Rusinë në asnjë mënyrë", citohet të ketë thënë Clinton në procesverbalin e bisedës së tij me Putinin në Kremlin më 4 qershor 2000.

Ky dokument u hartua nga Shtëpia e Bardhë, siç sqarohet në një raport të TASS duke cituar dosje të deklasifikuara.

"Rusia duhet të jetë pjesë e çdo organizate që e mban botën e qytetëruar të bashkuar. E kam seriozisht diskutimin e anëtarësimit të Rusisë në NATO", tha Clinton.

"E pranoj që shqetësimet brenda Rusisë do ta pengojnë një zhvillim të tillë për momentin, por me kalimin e kohës Rusia duhet të jetë pjesë e çdo organizate që e mban botën e qytetëruar të bashkuar. Nëse pasardhësit tanë përqendrohen në kërcënimet kryesore që kanë ndaj njëri-tjetrit (...) ata do ta humbasin mundësinë për të adresuar së bashku probleme të tjera", vuri në dukje ai.

Clinton theksoi se rusët kanë një konotacion negativ për NATO-n por sipas tij duhet të shihet se Evropa qendrore nuk ndihet e kërcënuar nga Rusia.

"E kuptoj që për shumë rusë, NATO ende ka një konotacion negativ. Megjithatë, shpresoj se do të shihni se shtetet e Evropës Qendrore nuk ndihen të kërcënuara nga Rusia. Ne duam të ndihmojmë. Konkretisht, duhet të përpiqemi të biem dakord tani se si do të duket bota në dhjetë vitet e ardhshme. Jam serioz kur e bëj këtë propozim", tha ai sipas dokumenteve të deklasifikuara.

Klinton shtoi se ishte i kënaqur me rifillimin e bashkëpunimit midis Rusisë dhe NATO-s. Siç raportohet nga TASS, në shkurt 2024, në një intervistë me Tucker Carlson, Vladimir Putin deklaroi se Rusia mund të ishte bërë anëtare e NATO-s nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin shprehur dëshirën e tyre të sinqertë në fillim të viteve 2000. Putini kujtoi takimin e tij me Clintonin në vitin 2000 në Kremlin.

“E pyeta: ‘Dëgjo Bill, nëse Rusia do të ngrinte çështjen e anëtarësimit në NATO, a mendon se do të ishte e mundur?’ dhe ai ndërsa Clinton u përgjigj: ‘E di, është interesante, mendoj se po.’

Putin shtoi se kur u takuan për darkë, ai tha se kishte folur me ekipin e tij dhe se kjo që ishte e pamundur për momentin.

“Nëse ai do të kishte thënë ‘Po’, procesi i afrimit do të kishte filluar dhe në fund të fundit pranimi i Rusisë në NATO mund të kishte ndodhur nëse do të kishim parë një dëshirë të sinqertë nga partnerët tanë për këtë”, tha udhëheqësi rus.

bill clinton putin nato rusia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin