LIVE UPDATES
Bota

Dokumentet e Pentagonit/ Analiza e BBC: Si u përhapën dhe u zhdukën dosjet sekrete në Ukrainë

Në artikullin e publikuar BBC shkruan se dokumentet fillimisht janë shfaqur në datën janë 1 mars dhe vetëm në 5 prill dokumente u publikuan në rrjetin social Telegram dhe Twitter pro-Kremlinit.

12 April 2023, 12:15 Nga f.i
Dokumentet e Pentagonit/ Analiza e BBC: Si u përhapën dhe u
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- BBC ka bërë një analizë nga moment i publikimit të dokumenteve sekrete të Pentagonit, ku u përhapën dhe kush i diskutoi ato. Në artikullin e publikuar BBC shkruan se dokumentet fillimisht janë shfaqur në datën janë 1 mars dhe vetëm në 5 prill dokumenteT u publikuan në rrjetin social Telegram dhe Twitter në favor të Kremlinit. Shpërndarja e dokumenteve ka nisur nga një diskutim mes lojtarëve në lojrën komjuterike 'Minecraft'. 

Me shpërndarjen e dokumenteve në reagimin e saj Rusia pretendon se publikimi i tyre ishte "informacion i mbjellë" që synonte të mashtronte Rusinë në lidhje me kundërsulmin. Ndërkohë pyetje për origjinalitetin e e dokumenteve janë ngritur edhe në Ukrainë, me disa komentues që akuzojnë Rusinë për vendosjen e dokumenteve të rreme përpara kundërofensive të Ukrainës.

Artikulli i plotë:

Dokumentet e postuara

Pamjet e para të dokumenteve që kemi mundur të verifikojmë janë postuar më 1 mars. Më shumë u shfaqën disa ditë më vonë. Ato u shfaqën në Discord, një platformë e mediave sociale e njohur nga lojtarët dhe u shpërndanë në disa kanale.
Këto kanale nuk kanë të bëjnë me politikën apo inteligjencën ushtarake, ato janë për lojtarët e lojës kompjuterike 'Minecraft' dhe një tjetër për adhuruesit e një personi të famshëm filipinas në YouTube.
Në një nga kanalet, pas një debati të shkurtër për Minecraft dhe luftën në Ukrainë, një përdorues thotë "këtu, keni disa dokumente të rrjedhura" dhe poston disa pamje nga ekrani.

Një nga lojtarër në grupin e bisedës pretendon se i ka marrë imazhet nga një kanal tjetër në Discord, i cili që atëherë është fshirë, duke e bërë të pamundur verifikimin. Faqja investigative Bellingcat ka siguruar prova se disa dokumente mund të ishin postuar në janar apo edhe më herët.
Këto dokumente mbetën në Discord kryesisht të pazbuluara, përpara se të përhapeshin në platforma të tjera në fillim të prillit dhe përfundimisht të kapeshin nga zyrtarët amerikanë dhe shtypi kryesor.

Shpërndarja nëpër rrjetet sociale

Më 5 prill, pamjet e dokumenteve u shfaqën mes mesazheve 4chan, një nga qendrat më të mëdha dhe më të diskutueshme të subkulturës së internetit. Ato u shpërndanë në një nga bordet më famëkeqe të 4chan të njohur si 'pol', nga përdorues anonimë gjatë një debati rreth numrit të saktë të viktimave ukrainase dhe ruse. Vetëm disa orë më vonë, këto dokumente filluan të shfaqen në kanalet Telegram dhe Twitter pro-Kremlinit dhe u morrën gjithashtu nga blogerët e shquar ushtarakë.

Një imazh i shpërndarë gjerësisht nga kanalet ruse u redaktua për të zvogëluar numrin e trupave ruse të vrarë dhe për të fryrë humbjet e Ukrainës. Deri më 7 prill, dokumentet po qarkullonin gjithashtu në disa nga platformat kryesore të mediave sociale.

Përgjigja ruse

Fillimisht, kanalet Telegram pro-Kremlinit që shpërndanë pamjet e ekranit nuk u ndalën shumë në vërtetësinë e dokumenteve, duke u fokusuar kryesisht në përmbajtjen e tyre. Një ekspert i cituar nga uebsajti i lajmeve ultranacionaliste Regnum sugjeroi se dokumentet mund të jenë një rrjedhje e qëllimshme që synon të sigurojë një perde tymi për kundërsulmimin e ardhshëm ukrainas.
Në televizionin shtetëror, Yuri Podolyaka, një komentator i shquar i luftës, tha se ky ishte "informacion i mbjellë" që synonte të mashtronte Rusinë në lidhje me kundërsulmin.

Olga Skabeyeva, prezantuese e emisionit 60 Minutash të televizionit shtetëror Rossiya 1 tha se Perëndimi kishte bërë "të gjitha të mundshme për të krijuar imazhin e një Ukraine të dobët, predhat e së cilës po mbarojnë dhe që nuk i ka mbetur asgjë fare".

Pyetjet në lidhje me origjinalitetin e dokumenteve janë ngritur edhe në Ukrainë, me disa komentues që akuzojnë Rusinë për vendosjen e dokumenteve të rreme përpara kundërofensive të Ukrainës.

Dokumentet po zhduken

Pamjet e shumta të dokumenteve shpesh me cilësi të dobët janë ende duke qarkulluar në Twitter, Telegram dhe Reddit. Por origjinalet janë shumë më të vështira për t'u gjetur. Shumë prej kopjeve origjinale tani janë zhdukur nga bisedat ku u shfaqën për herë të parë. Ata që shpërndanë pamjet e ekranit në Discord, Telegram dhe Twitter ose kanë fshirë burimet e tyre ose kanë fshirë fare profilet e tyre të mediave sociale.

Një përdorues që ka ndarë më parë pamjet e dokumenteve në Discord u tha përdoruesve të tjerë se po përpiqeshin të hiqnin qafe të gjitha kopjet që kishin në telefonin e tyre. Një tjetër ishte i shpejtë për t'iu përgjigjur një lutjeje për të ndarë më shumë dokumente në forum me: "Nice try FBI".

Zhdukja e kopjeve origjinale nxiti spekulime se Pentagoni po përpiqej të detyronte platforma si Twitter për të hequr postimet që përmbajnë dokumente. Nga ana tjetër pronari i Twitter, Elon Musk u përgjigj duke thënë se ai nuk do të udhëzonte stafin e tij për të gjetur dhe hequr në mënyrë aktive dokumentet.

dokumentet e pentagonit lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin