LIVE UPDATES
Bota

"Fushata përfshinte meme dhe video të falsifikuara!" Dokumentet nxjerrin zbuluar Rusinë, ja si po përpiqet të denigrojë Ukrainën dhe BE-në

Dokumentet – që u siguruan nga një konsorcium i mediave evropiane dhe u ndanë me ekipin hulumtues të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Skemat – zbulojnë operacionet e brendshme të Agjencisë për Dizajn Social, një kompani me bazë në Moskë për të cilën Shtetet e Bashkuara thonë se e udhëhoqi fushatën propaganduese me urdhër të Kremlinit.

18 September 2024, 07:24 Nga M.B
"Fushata përfshinte meme dhe video të falsifikuara!"
Foto ilustruese

UKRAINA- Një sasi e madhe e të dhënave që rrodhën nga një fushatë dezinformuese e Rusisë kanë vënë në pah se si Moska synonte t’i njolloste Ukrainën dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin atë, derisa, njëkohësisht, u përpoq ta rriste përkrahjen për partitë politike të ekstremit të djathtë në Bashkimin Evropian.

Dokumentet – që u siguruan nga një konsorcium i mediave evropiane dhe u ndanë me ekipin hulumtues të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Skemat – zbulojnë operacionet e brendshme të Agjencisë për Dizajn Social, një kompani me bazë në Moskë për të cilën Shtetet e Bashkuara thonë se e udhëhoqi fushatën propaganduese me urdhër të Kremlinit.

Fushata përfshinte një përzierje të shumëllojshme të memeve (shakave), videove të falsifikuara dhe dokumenteve qeveritare, si dhe një rrjet faqesh online të maskuara si portale të mirëfillta lajmesh nëpër Evropë, për të shpërndarë lajme të rrejshme me qëllim që ta minonin mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të saj në shkurt 2022.

Të dhënat tregojnë se një meme që denigron presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e cila u shpërnda në X nga pronari i këtij rrjeti social, miliarderi Elon Musk, dhe pastaj u rishpërnda 86.000 herë, ishte krijim i Agjencisë për Dizajn Social.

Të dhënat që rrodhën, disa prej të cilave u bënë publike këtë muaj si pjesë e një aktakuze amerikane, u siguruan së pari nga mediat gjermane si Sueddeutsche Zeitung, NDR dhe WDR, të cilat i ndanë ato me Skemat dhe me disa organizata të tjera mediatike. Ato u zbuluan nga një burim anonim, i cili tha për gazetarë se Agjencia për Dizajn Social ishte hakuar.

Agjencia për Dizajn Social drejtohet nga Ilya Gambashidze, i cili u godit me sanksione në mars nga Shtetet e Bashkuara së bashku me kompaninë dhe bashkëpunëtorët e tij, për shkak të operacionit të ndikimit të kompanisë, të quajtur Doppelganger. Gambashidze nuk iu përgjigj kërkesave për koment para publikimit të këtij artikulli.

Autoritetet amerikane, të cilat kapën 32 domene interneti të lidhura me Doppelganger në fillim të këtij muaji, thanë se përpjekja u mbikëqyr nga Sergei Kiriyenko, një zyrtar i lartë i Kremlinit dhe i besuari i presidentit Vladimir Putin.

Në një video prezantim të përfshirë në dokumentet që rrodhën, Gambashidze i drejtohet kamerës i veshur me një kapele të zbukuruar me mbishkrimin "trupat ideologjike ruse" dhe "komandant i forcave speciale".

Sipas videos së prezantuar, ekipi i Gambashidzes i kishte prodhuar 39.899 copëza përmbajtjeje mes janarit dhe prillit 2024, përfshirë më shumë se 30.000 postime, më shumë se 4.600 video dhe vidoe meme, dhe rreth 1.500 artikuj.

Në mesin e tyre edhe një shkrim i rrejshëm i sajuar për t’u dukur sikur është publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku pretendohej se refugjatët ukrainas në Gjermania, në përpjekje për ta djegur një flamur rus, ia kishin vënë flakën një shtëpie të gjermanëve, e cila u ishte dhënë atyre për strehim.

Operacioni i ndikimit, zbuloi Schemes, prodhoi gjithashtu dokumente të falsifikuara të qeverisë ukrainase, duke përfshirë një urdhër të sajuar që gjoja ishte lëshuar nga komandanti i lartë ushtarak i vendit, gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskiy, duke e barazuar me tradhti dorëzimin nga personeli ushtarak ukrainas.

Qëllimi i falsifikimit, sipas të dhënave që rrodhën, ishte "diskreditimi i udhëheqjes ushtarako-politike të Ukrainës dhe demoralizimi i forcave të armatosura".

Në shënjestër të këtij operacioni ishte edhe peizazhin politik i Evropës, përfshirë zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të mbajtura në qershor 2024. Qëllimi ishte të ndihmoheshin partitë e ekstremit të djathtë të cilat do ta promovonin narrativat proruse, tregojnë të dhënat e zbuluara.

Një dokument sugjeron "kryerjen e një kundërfushate komplekse kundër globalistëve liberalë, platformës së tyre dhe përfaqësuesve të rëndësishëm", duke përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me Gjermaninë, Francën, Spanjën, Italinë dhe Poloninë që ishin në fokusin kryesor.

Plani përfshinte përpjekje për t’i përshkruar "liberalët dhe globalistët" si frikacakë, duke përfshirë edhe një sulm të mundshëm rus ndaj BE-së: për ta portretizuar mbështetjen për të drejtat e komunitetit LGBT si të dëmshme për shëndetin mendor të fëmijëve; për të nxitur pakënaqësi për inflacionin e lartë dhe papunësinë; dhe për t’i akuzuar “globalistët e BE-së” se po përpiqen ta transformojnë Evropën në një “kamp ushtarak totalitar…si Ukraina”.

Të dhënat tregojnë, gjithashtu, se operacioni i ndikimit synoi të rriste pasurinë elektorale të partisë së ekstremit të djathtë të Gjermanisë, Alternativa për Gjermaninë, dhe të asaj të Tubimit Kombëtar në Francë.

Ndër synimet ishte t’i bënte më shumë se gjysmën e qytetarëve gjermanë "të pavullnetshëm për të sakrifikuar mirëqenien e tyre për hir të mposhtjes së Rusisë" dhe për të promovuar narrativin se Shtetet e Bashkuara po e përdorin Gjermaninë në një luftë ekonomike dhe hibride kundër Rusisë.

Operacioni i bombardoi edhe institucionet shtetërore dhe mediat ukrainase me komente përmes një rrjeti online, i cili i prodhoi gati 34 milionë komente mes janarit dhe prillit 2024, sipas një dokumenti të brendshëm./ REL

ukraina

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin