LIVE UPDATES
Bota

Donald Trump kthehet në Uashington për herë të parë që nga largimi nga detyra, zbulohet arsyeja

Ish-presidenti Trump do t’i drejtohet takimit dy ditësh të Institutit Politik Amerika e Para (AFIP), ndërsa disa këshilltarë po e nxisin atë të kalojë më shumë kohë duke folur për pikëpamjet e tij për të ardhmen dhe më pak kohë duke u ndërlidhur me zgjedhjet e 2020-ës, ndërsa përgatitet të shpallë një fushatë të pritshme për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

26 July 2022, 17:40 Nga e.k
Donald Trump kthehet në Uashington për herë të parë
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump do të kthehet të martën në Uashington, për herë të parë që nga largimi nga detyra, për të mbajtur një fjalim për politikën, përpara një grupi studimor aleat që ka hartuar një agjendë për një mandat të dytë të mundshëm, shkruan Associated Press.

Ish-presidenti Trump do t’i drejtohet takimit dy ditësh të Institutit Politik Amerika e Para (AFIP), ndërsa disa këshilltarë po e nxisin atë të kalojë më shumë kohë duke folur për pikëpamjet e tij për të ardhmen dhe më pak kohë duke u ndërlidhur me zgjedhjet e 2020-ës, ndërsa përgatitet të shpallë një fushatë të pritshme për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

“Unë besoj se do të jetë një fjalim shumë i përqendruar në politika, me shikim përpara, më shumë si një fjalim mbi gjendjen e kombit 5.0”, tha presidentja e AFPI-së, Brooke Rollins. E përbërë nga ish-zyrtarë dhe aleatë të administratës së zotit Trump, organizata jofitimprurëse shihet gjerësisht si një “administratë në pritje” që mund të zhvendoset shpejt në krahun perëndimor (të Shtëpisë së Bardhë) nëse zoti Trump do të kandidonte përsëri dhe do të fitonte.

Paraqitja e zotit Trump në Uashington, udhëtimi i tij i parë që nga 20 janari i vitit 2021, kur presidenti Joe Biden bëri betimin, ndodh ndërsa rivalët e tij të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2024 kanë ndërmarrë hapa gjithnjë e më të hapur për të sfiduar statusin e tij si flamurtar i partisë. Në mesin e tyre është edhe ish-nënpresidenti Mike Pence, i cili ka promovuar “Agjendën e tij të Lirisë” në fjalimet që shërbejnë si një kontrast i nënkuptuar me zotin Trump.

“Disa njerëz mund të zgjedhin të përqendrohen në të kaluarën, por unë besoj se konservatorët duhet të përqendrohen në të ardhmen. Nëse e bëjmë këtë, ne nuk do të fitojmë vetëm zgjedhjet e ardhshme, ne do të ndryshojmë rrjedhën e historisë amerikane për gjenerata”, kishte planifikuar të thoshte zoti Pence në një fjalim në Fondacionin Heritage në Uashington në prag të vizitës së zotit Trump. Paraqitja e zotit Pence u shty për shkak të motit të keq, por ai do të mbajë fjalimin e tij të martën në mëngjes përpara Fondacionit të Amerikës së Re, jo shumë larg takimit të AFPI-së.

Ish-presidenti Trump ka shpenzuar shumë kohë që nga largimi nga detyra i përqendruar në zgjedhjet e vitit 2020 dhe duke përhapur gënjeshtra për humbjen e tij për të mbjellë dyshime për fitoren e presidentit Biden. Në të vërtetë, edhe kur komisioni i 6 janarit po nxirrte në pah përpjekjet e tij të dëshpëruara dhe potencialisht të paligjshme për të qëndruar në pushtet dhe refuzimin e tij për të larguar një turmë të dhunshme të mbështetësve të tij ndërsa ata përpiqeshin të ndalonin kalimin paqësor të pushtetit, zoti Trump vazhdoi të përpiqej t’u bëjë trysni zyrtarëve për të përmbysur fitoren e zotit Biden, pavarësisht se nuk ka mjete ligjore për të rrëzuar zgjedhjet e kaluara.

“Presidenti Trump sheh një komb në rënie, pjesërisht për shkak të rritjes së krimit dhe komuniteteve që janë bërë më të pasigurta për shkak të politikave demokrate”, tha zëdhënësi i tij, Taylor Budowich. “Fjalimi i tij do të nxjerr në pah dështimet e politikave të demokratëve, ndërsa do paraqes një pikëpamje të ‘Amerika e para’ për sigurinë publike që me siguri do të jetë një çështje përcaktuese për zgjedhjet për Kongresin dhe përtej”.

Përtej takimit të lartë, personeli AFPI ka hedhur themelet për të ardhmen, “duke u siguruar që të kemi politikat, personelin dhe procesin e përcaktuar për çdo agjenci thelbësore kur të marrim përsëri Shtëpinë e Bardhë”, tha zonja Rollins.

Organizata jofitimprurëse u zhvillua, tha ajo, nga përpjekjet për të shmangur ditët e hershme kaotike të mandatit të parë të zotit Trump, kur ai arriti në Shtëpinë e Bardhë i papërgatitur, pa plane të qarta e të gatshme për t’u zbatuar. Ndërsa zoti Trump po kandidonte për rizgjedhje, zonja Rollins, në atë kohë shefe e Këshillit të Politikave të Brendshme të zotit Trump, filloi të hartonte një agjendë të mandatit të dytë me zyrtarë të tjerë të administratës, përfshirë këshilltarin e lartë të politikës ekonomike Larry Kudlow dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Robert O’Brien.

Kur u bë e qartë se zoti Trump do të largohej nga Shtëpia e Bardhë, tha ajo, AFPI u krijua për të vazhduar punën “të organizuar rreth asaj agjende të mandatit të dytë që ne nuk e publikuam kurrë”.

Organizata, është shndërruar në një gjigant, me një buxhet operativ prej rreth 25 milionë dollarësh dhe 150 pjesëtarë të personelit, përfshirë 17 ish zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe nëntë ish anëtarë të kabinetit.

Grupi gjithashtu ka më shumë se 20 qendra politikash dhe është përpjekur të zgjerojë shtrirjen e tij përtej Uashingtonit me orvatjet për të ndikuar në legjislaturat lokale dhe bordet e shkollave. Një “nismë e udhëheqjes amerikane”, e drejtuar nga ish shefi i Zyrës së Menaxhimit të Personelit, Michael Rigas, filloi disa javë më parë të identifikojë personelin e ardhshëm besnik ndaj zoti Trump dhe qasjes së tij “Amerika e para”, të cilët mund të punësoheshin si pjesë e një përpjekjeje më të madhe, për të zëvendësuar pjesë të mëdha të shërbimit civil, raportoi së fundmi gazeta në internet Axios.

Grupi është një nga disa organizatat aleate të zoti Trump që kanë vazhduar të çojnë përpara politikat e tij në mungesë të tij, duke përfshirë ‘America First Legal’, e përkushtuar për të luftuar agjendën e presidentit Biden përmes sistemit gjyqësor, Qendrën për Ripërtëritjen e Amerikës dhe Institutin e Partneritetit Konservator.

Takimi synon të nxjerrë në pah “Agjendën Amerika e para” të AFPI-së, e përqendruar në rreth 10 fusha kryesore të politikave, duke përfshirë ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e zgjedhjeve. Ai përfshin shumë nga çështjet që mbajnë vulën e zotit Trump, si vazhdimi i ndërtimit të një muri përgjatë kufirit jugor dhe një plan për “çmontimin e shtetit administrativ”.

Në një fjalim të hënën, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, “Kontrata me Amerikën” e të cilit është vlerësuar se ndihmoi fitoren e republikanëve në zgjedhjet afatmesme të vitit 1994, e vlerësoi përpjekjen si çelësin për fitoren e ardhshme të Partisë Republikane.
“Populli amerikan kërkon zgjidhje”, tha ai.

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin