14 January 2024, 07:57
Nga r.ll
foto nga perleshja
HOLLANDË- Një përleshje shpërtheu në Holandë midis policisë dhe një grupi që ndërhyri në një sulm ndaj Kuranit të planifikuar nga udhëheqësi i lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA), Edwin Wagensveld. Policia tha se një grup demonstroi kundër djegies së Kuranit të autorizuar nga PEGIDA, për të cilën ata morën leje nga komuna në Arnhem.
Grupi tentoi të ndërhynte, duke çuar në ndërprerjen e demonstratës, ku si pasojë tre persona u arrestuan për mosrespektim dhe tre oficerë pësuan lëndime të lehta. Nga ana tjetër drejtuesi i PEGIDA-s ishte vënë nën mbrojtjen e policisë.
Kryetari i bashkisë së Arnhemit, Ahmed Marcouch, me origjinë marokene, tha se djegia e një libri të shenjtë nuk është e ndaluar në Holandë. Yildirim Usta, një anëtar këshilli nga Partia Denk në Arnhem, kritikoi Marcouch në një deklaratë për lejimin e sulmit ndaj Kuranit të PEGIDA-s.
Në sulmet ndaj Kuranit të kryera nga Wagensveld në 2022 dhe 2023, u raportua se nëse ai do të digjte Kuranin, policia do të ndërhynte, sipas rregullave të rendit dhe sigurisë publike. Wagensveld e grisi Kuranin nën mbrojtjen e policisë përpara ndërtesës së përkohshme të parlamentit holandez në Hagë më 22 janar 2023. Në mënyrë të ngjashme, djegia e planifikuar e Kuranit nga PEGIDA në Roterdam më 22 tetor 2022, përfundoi përpara se të fillonte me arrestimin e Wagensveld.
Pasi u arrestua dhe u lirua të njëjtën ditë, Wagensveld të nesërmen, tentoi një veprim të ngjashëm në Hagë, por u arrestua përsëri nga policia për mos respektim të rregullave të demonstrimit.Vitin e kaluar, më 18 gusht dhe 23 shtator, Wagensveld grisi Kuranin para Ambasadës së Turqisë në Hagë.
hollande
Bota
13 January 2024, 22:22
r.ll
foto nga takimi
TIRANË- Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është fotografuar së fundmi në një taki...
Bota
13 January 2024, 22:18
r.ll
aleksander vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të shtunën se me armatimin e mëtejshëm t&...
Bota
13 January 2024, 22:08
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ky vit do të jetë një sprovë madhore për demokracinë, ndërsa pritet të mbahen zgjedhje...
Bota
13 January 2024, 21:26
A.TH
foto nga protesta
IZRAEL- Një valë protestash ka shpërthyer në Izrael që kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të parako...
Bota
13 January 2024, 21:20
A.TH
joe biden
UASHINGTON- Presidenti Joe Biden tha sot se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit, pasi votuesit tajvanez&eum...
Bota
13 January 2024, 21:16
A.TH
Foto ilustruese
EKUADOR- Presidenca e Ekuadorit bëri të ditur se gati 900 persona janë arrestuar në një operacion të siguris&...
Bota
13 January 2024, 21:13
A.TH
foto e ikones
GJEORGJI- Një protestë e madhe u mbajt në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, për të kërkuar ndëshkim të...
Bota
13 January 2024, 20:54
r.ll
QKUK
KOSOVË- 15 është numri i të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiç të...
Bota
13 January 2024, 20:44
A.TH
matteo salvini
ITALI- Rinis gjyqi ndaj ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini pasi akuzohet për rrëmbim dhe refuz...
Bota
13 January 2024, 20:12
r.ll
foto e makines
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës e kanë nisur vitin 2024 me liberalizimin e vizave. Nga 1 janari ata janë të lir&eu...