LIVE UPDATES
Bota

"Dorëzim para armikut!" Analiza: Partia në pushtet në Gjeorgji e përdor kartën e luftës në Ukrainë në fushatë zgjedhore

Para zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, një reklamë e re e fushatës zgjedhore e partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, vë përballë fotografi bardhezi të Ukrainës së rrënuar nga lufta dhe fotografi me ngjyra të një Gjeorgjie paqësore dhe të begatë.

15 October 2024, 09:06 Nga M.B
"Dorëzim para armikut!" Analiza: Partia në pushtet në
Foto ilustruese

GJEORGJIA- Partia në pushtet e Gjeorgjisë është duke i përshkruar zgjedhjet e ardhshme parlamentare si zgjedhje ekzistenciale: mes luftës dhe paqes. Për kritikët e qeverisë, megjithatë, ajo që qeveria po premton nuk është paqe, por është dorëzim para armikut të tyre, Rusisë. Para zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, një reklamë e re e fushatës zgjedhore e partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, vë përballë fotografi bardhezi të Ukrainës së rrënuar nga lufta dhe fotografi me ngjyra të një Gjeorgjie paqësore dhe të begatë.

Një bulevard i mbushur me gërmadha në Ukrainë shfaqet pranë rrugës “Chavchavadze” të rinovuar rishtazi në Tbilisi. Një stadium i bombarduar futbolli në Ukrainë krahasohet me shumë prej arenave sportive të ndërtuara në Gjeorgji gjatë pushtetit të tanishëm. Nën fotografitë nga Ukraina shihet mbishkrimi “Jo Luftë”, ndërsa nën ato nga Gjeorgjia “Zgjedh Paqen”. Kjo fushatë i ka tronditur shumë gjeorgjianë, të cilët thonë se partia në pushtet po e fajëson Ukrainën pse u pushtua nga Rusia.

“Kurrë nuk kam parë diçka kaq të turpshme, kaq fyese për kulturën, traditat, historinë dhe besimet tona”, shkroi në Facebook presidentja gjeorgjiane, Salome Zourabichvili, e cila është kritike e madhe e Ëndrrës Gjeorgjiane.

Trupat ruse e pushtuan Gjeorgjinë gjatë një lufte pesëditore në vitin 2008. Prej atëherë, Moska i ka mbështetur ushtarakisht dhe diplomatikisht autoritetet separatiste në territoret gjeorgjiane të Abkazisë dhe Osetisë Jugore, në atë që gjeorgjianët e quajnë një okupim të territorit të tyre. Edhe pse udhëheqësit e Ëndrrës Gjeorgjiane rrallëherë përmendin temën e Rusisë shumë haptazi, një nga argumentet e tyre për mandatin e katërt në pushtet, është se ata janë e vetmja parti që mund t’i menaxhojnë marrëdhënien e vështira me fqinjin e tyre verior.

“Më 26 tetor, ne do të vendosim midis luftës dhe paqes", tha Bidzina Ivanishvili, themeluesi dhe ende udhëheqësi de fakto i Ëndrrës Gjeorgjiane, në një tubim më 8 shtator.

Premtimi për paqe ka qenë në qendër të mesazheve të Ëndrrës Gjeorgjiane dhe Ivanishvilit që nga ardhja e tyre në pushtet pas fitores në zgjedhjet parlamentare në tetor të vitit 2012. Gjeorgjia pësoi humbje të rëndë në luftën e vitit 2008 për Osetinë Jugore pikërisht nën Qeverinë e mëparshme, të udhëhequr nga presidenti Mikheil Saakashvili. Një element kyç i mesazhit të fushatës së Ivanishvilit në vitin 2012 ishte ta fajësonte Saakashvilin për nxitjen e pushtimit nga Rusia. Pasi erdhi në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane kërkoi marrëdhënie më pak konfrontuese me Kremlinin, gjë që shumë nga opozita i shihnin praktikisht si proruse.

Narrativi e paqes i Ëndrrës Gjeorgjiane mori vrull pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, kur udhëheqësit gjeorgjianë adoptuan një qasje shumë të kujdesshme, duke refuzuar ta kritikojnë sulmin e Rusisë dhe shpesh duke u përfshirë në retorikë antiukrainase. Kievi dhe vende të tjera bënë thirrje që Gjeorgjia ta luante rolin e saj në një luftë më të gjerë kundër Rusisë, duke hapur një "front të dytë" kundër forcave ruse në territoret separatiste gjeorgjiane të Abkazisë dhe Osetisë Jugore.

Me kalimin e kohës, zyrtarët gjeorgjianë i shndërruan ato thirrje sporadike në një konspiracion global, të cilin e quajtën "partia botërore e luftës", që synonte të zhyste Gjeorgjinë në luftë. Tani, me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, Ëndrra Gjeorgjiane po u kushton vëmendje edhe më të madhe çështjeve të luftës dhe paqes. Partia ka lënë të kuptohet se do të jetë në gjendje të rimarrë kontrollin mbi territoret e shkëputura të Abkazisë dhe Osetisë Jugore.

"Ne kemi dy detyra kombëtare: ta kthejmë integritetin territorial dhe ta zhdukim varfërinë në vendin tonë. I gjithë programi ynë është i përqendruar drejt përmbushjes së këtyre dy detyrave kombëtare", tha kryeministri Irakli Kobakhdize në një ngjarje më 8 tetor për të prezantuar platformën e partisë.

Edhe pse nuk dha hollësi se si do të rimerreshin territoret, ai tha se kjo do të "arrihet pas ndryshimit të situatës politike rajonale".

Retorika e tillë prek një besim të përhapur – por jorealist, sipas analistëve – midis gjeorgjianëve, se Moska do të heqë dorë nga mbështetja e saj për shtetet separatiste në këmbim që Tbilisi të heqë dorë nga rruga e tij gjeopolitike drejt Perëndimit.

Ivanishvili vetë i ndezi ato thashetheme duke sugjeruar rishtazi se gjeorgjianët duhet t'u kërkojnë falje osetianëve për luftën e vitit 2008 dhe duke lënë të kuptohet se ishin aleatët perëndimorë të Saakashvilit ata që e shtynë atë ta fillonte luftën. Lëvizja e Bashkuar Kombëtare e Saakashvilit mbetet partia më e madhe opozitare në Gjeorgji. Ashtu siç Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë bërë të qartë se presin që Ëndrra Gjeorgjiane të humbë, edhe Rusia ka dalë hapur në favor të një fitoreje të partisë në pushtet. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka lavdëruar Qeverinë e Gjeorgjisë pikërisht për hapat që kanë shqetësuar partnerët perëndimorë të Tbilisit, si miratimi i ligjeve për "agjentët e huaj" dhe luftën kundër "propagandës LGBT”.

Megjithatë, deklaratat e Lavrovit mbi lëvizjet e Gjeorgjisë në lidhje me Abkazinë dhe Osetinë e Jugut kanë qenë më të paqarta. Derisa e lavdëroi ofertën e Ivanishvilit për kërkim falje, më vonë ai i tha ministrit të jashtëm de fakto të Osetisë së Jugut se "vendimet e vitit 2008 nuk do të ndryshojnë", duke iu referuar njohjes formale nga Moska të pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkazisë atë vit.

Zgjedhjet kanë ngjallur frikën se Rusia mund të ndërhyjë në rast të ndonjë rezultati që nuk i pëlqen, diçka që ajo e ka bërë vazhdimisht në botën post-sovjetike. Rusia është ajo që vetë e ka ndjellë atë frikë. Në gusht, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) publikoi një deklaratë duke paralajmëruar se SHBA-ja po përpiqet të provokojë një skenar të tipit "Maidan" në Gjeorgji dhe të vendosë opozitën në pushtet, edhe nëse Ëndrra Gjeorgjiane fiton zgjedhjet.

Pikërisht pas revolucionit Maidan në Ukrainë në vitet 2013-2014, Rusia e aneksoi Krimenë dhe nxiti separatizmin në Ukrainën lindore. SHBA-ja po përpiqej të mos lejojë që "forcat e shëndetshme, të orientuara kombëtarisht" ta marrin pushtetin në Gjeorgji, tha për gazetarët më 3 tetor kreu i SVR-së, Sergei Naryshkin. Por, ai shtoi, "jam i sigurt se populli gjeorgjian do ta bëjë zgjedhjen e duhur".

Kur Ëndrra Gjeorgjiane publikoi reklamën "jo luftë", Ministria e Jashtme e Ukrainës protestoi, ashtu si edhe ambasadori i BE-së në Gjeorgji, Paëel Herczynski, i cili e quajti reklamën "të turpshme". "shqetësuese" dhe "të neveritshme". Por, tani reklamat janë gjithandej në Tbilisi: në bilboarde, nëpër autobusë dhe në metro. Reklamat televizive, që i vendosin imazhet mbi muzikë dramatike, po shfaqen gjithashtu në kanalet proqeveritare. Megjithatë, një grup kanalesh proopozitare kanë refuzuar t’i transmetojnë ato.

"Nuk kemi asnjë qëllim të mbështesim, as edhe në mënyrë indirekte, propagandën ruse të Ëndrrës Gjeorgjiane, apo talljen me popullin ukrainas", thanë kanalet televizive në një deklaratë të përbashkët./ REL

gjeorgjia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin