LIVE UPDATES
Bota

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret në SHBA: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump “i pajustifikueshëm”

Drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret tha se ai e konsideronte “të pajustifikueshme” mungesën e agjentëve të sigurisë në çatinë nga ku sulmuesi qëlloi në drejtim të ish-Presidentit Trump.

30 July 2024, 21:47 Nga M.B
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret në SHBA: Dështimi
Ronald Rowe

SHBA- Ronald Rowe, drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret amerikan dhe nëndrejtori i FBI-së, Paul Abbate, po dëshmojnë në një seancë të përbashkët të dy komisioneve të Senatit mbi atentatin ndaj ish Presidentit Trump. Në qendër të interesit të senatorëve janë mangësitë e masave të sigurisë në orët para atentatit. Drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret tha se ai e konsideronte “të pajustifikueshme” mungesën e agjentëve të sigurisë në çatinë nga ku sulmuesi qëlloi në drejtim të ish-Presidentit Trump. Zoti Rowe tha se kishte qenë së fundmi në vendngjarje në Batlër të Pensilvanisë.

“Ndjeva turp nga ajo që pashë. Si oficer karriere dhe punonjës prej 25 vjetësh i Shërbimit Sekret nuk mund të kuptoj se përse në atë çati nuk kishte agjentë”, u shpreh ai.

Rowe po ashtu fajësoi autoritetet lokale që nuk kishin ndarë me autoritetet federale të dhëna që ai i cilësoi si jetike. Sipas tij, ata nuk kishin ndarë informacionin se një person i armatosur, ishte pikasur mbi një çati pranë vendit të tubimit disa minuta para se sa të ndodhte sulmi i 13 korrikut.

“Oficerët lokalë nuk e ndanë këtë informacion, e mbajtën të izoluar një të dhënë të tillë”, tha ai. “Për mua është shumë shqetësuese që nuk e morëm këtë informacion aq shpejt sa duhej. Ne nuk e dinim se po ndodhte një incident”, tha ai.

Ndërkohë, nën drejtori i FBI-së Paul Abbate tha se profili në median sociale që besohet se i përket autorit Thomas Matthew Crook tregon se ai përkrahte dhunën politike dhe përmbajtje anti-semite dhe kundër emigracionit. Postimet ishin bërë në vitet 2019 dhe 2020 periudhë që ai ka qenë në shkollë të mesme.

“Nga ky profil janë bërë më shumë se 700 komente”, tha ai. “Disa komente pasqyrojnë përmbajtje anti-semite dhe kundër emigracionit dhe pëkrahin dhunën politike”.

Ish drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle dha dorëheqjen javën e kaluar pas kritikave të shumta të ligjvënësve. FBI-ja bërë dje të ditura hollësi të reja nga hetimet për motivin e sulmit të 20 vjeçarit Thomas Matthew Crook. Sipas autoriteteve ai kishte kërkuar në internet për informacione lidhur me të shtënat në masë, për centrale elektrike, për mjete shpërthyese të improvizuara si edhe për përpjekjen për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë në muajin maj.

FBI-ja njoftoi se zoti Trump, ka pranuar të merret në pyetje nga agjentët e saj në rolin e viktimës së krimit. Zyra e FBI-së tha javën e kaluar se ish – Presidenti u godit në vesh nga një plumb apo një pjesë e tij, gjatë përpjekjes për ta vrarë, në 13 korrik, gjatë një tubimi në Butler të Pensilvanisë. Trump njoftoi dje se pret që marrja në pyetje të kryhet të enjten.

Ligjvënësit duan të marrin përgjigje nga drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret, se si është e mundur që atentatori Crooks ishte në gjendje t’i afrohej aq shumë zotit Trump. Hetuesit besojnë se ai qëlloi 8 herë në drejtim të zotit Trump me një armë gjysmë automatike e llojit AR-15, e ngjashme me kallashikovin, nga çatia e një ndërtese në një distancë prej 135 metrash nga podiumi ku po mbante fjalën e tij zoti Trump.

Një nga pjesëmarrësit në tubim mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Autori i ngjarjes u qëllua për vdekje me snajper nga një agjent i Shërbimit Sekret. Gjatë seancës së javës së shkuar, ish drejtorja Cheatle tha se Shërbimi Sekret kishte dështuar në misionin për mbrotjen e zotit Trump.

Ajo e cilësoi përpjekjen për vrasjen e tij se “dështimin më të rëndë” të Shërbimit Sekret për dekada të tëra dhe u zotua se të bënte gjithshka për të zbuluar se çfarë shkoi keq dhe për t’u siguruar që një gjë e tillë të mos përsëritej më.

Ajo pranoi se Shërbimi Sekret ishin njoftuar nga dy deri në 5 herë mbi një person të dyshimtë përpara se të ndodhte sulmi në tubim. Po ashtu ajo tha se çatia nga ku hapi zjarr autori ishte identifikuar si një pozicion i mundshëm disa ditë përpara se të mbahej takimi zgjedhor.

Ajo tha se i kishte kërkuar ndjesë zotit Trump gjatë një telefonate pas atentatit ndaj tij.

Të hënën, në një intervistë për rrjetin Fox News, zoti Trump doli në përkrahje të agjentëve të Shërbimit Sekret që e mbrojtjen atë pas atentatit, por tha se mbni çatinë nga ku qëlloi Crooks duhej të kishte patur agjentë dhe se duhet të kishte patur komunikim më të mirë me policinë lokale.

Ai vlerësoi lart agjentin që qëlloi me sjajper autorin, por vuri në dukje se “do të kishte qënë më mirë nëse do ta kishte qëlluar 9 sekonda më herët”.

Lidhur me përpjekjen për vrasjen e zotit Trump po kryhen një sërë hetimesh, nga komisione të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, si edhe një grup i posaçëm dypartiak i ngritur nga kryetari republikan Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëheqësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries./ VOA

shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin