LIVE UPDATES
Bota

Droga e të varfërve/ Çfarë është kaptagon dhe nga vjen? Rrezikon përhapjen edhe në Evropë

Kaptagoni u bë i paligjshëm në vitin 1986 në shumicën e vendeve dhe u ndërpre në tregjet mjekësore. Megjithatë, një version i paligjshëm i kaptagon-it u shfaq në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme në fillim të viteve 2000.

26 December 2023, 10:53 Nga a.l
Droga e të varfërve/ Çfarë është kaptagon dhe
Kaptagon

GJERMANI- Hetuesit doganorë gjermanë kanë sekuestruar sasi të mëdha të drogës kaptagon pranë qytetit të Aachen. Transporti 300 kilogramësh mendohet të jetë me vlerë mbi 60 milionë euro (65.7 milionë dollarë) dhe është kapja më e madhe e drogës kaptagon në Gjermani deri më sot. Kaptagon, i njohur zakonisht si “kokaina e të varfërve”, është shfaqur si droga e zgjedhur midis të rinjve në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Kjo kapje e fundit në Gjermani tregon se droga mund të jetë më e zakonshme në vendet evropiane sesa mendohej më parë.

Kaptagoni u bë i paligjshëm në vitin 1986 në shumicën e vendeve dhe u ndërpre në tregjet mjekësore. Megjithatë, një version i paligjshëm i kaptagon-it u shfaq në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme në fillim të viteve 2000.

Çfarë është kaptagon?

Kaptagon është një drogë sintetike, e prodhuar fillimisht në Gjermani në vitet 1960 dhe 1970, ku kishte për qëllim trajtimin e çrregullimeve të mungesës së vëmendjes. Përdorimi i kaptagonit është i përhapur tek të rinjtë në Lindjen e Mesme, më së shpeshti si një drogë për festa. Raportet sugjerojnë gjithashtu se luftëtarët në konfliktin sirian përdorin zakonisht drogën për të rritur performancën luftarake dhe për të reduktuar lodhjen. Pilula përmban fenetilinë, një amfetaminë sintetike, kafeinë dhe stimulues të tjerë. Fenetilina metabolizohet nga trupi në dy molekula: amfetamina dhe teofilina, të cilat të dyja janë stimuluese.

Sa varësi krijon kaptagoni?

Efektet e saj në sistemin nervor janë të ngjashme me amfetaminën. Si një psikostimulant, kaptagoni mund të shkaktojë eufori, rritje të zgjimit dhe rritje të performancës fizike dhe mendore. Megjithatë, përdorimi i rëndë mbart rreziqe të humbjes së funksioneve konjektive dhe defekteve kardiovaskulare. Mund edhe të krijojë varësi. Një çështje kryesore është se disa nga pilulat që prodhohen në laboratorë të paligjshëm përmbajnë sasi të larta fenetiline. Përbërja e kaptagon-it të sotëm mund të ndryshojë shumë, dhe mungesa e informacionit rrit rrezikun që ato të përmbajnë kimikate toksike.

Ku prodhohet kaptagoni?

Siria është bërë prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i kaptagon-it gjatë dekadës së fundit, duke bërë që ekspertët ta quajnë atë narko-shteti i Lindjes së Mesme. Një deklaratë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi se 80% e kaptagon-it në botë prodhohet në Siri. Popullariteti i kaptagon-it u rrit shumë në Siri pas protestave të Pranverës Arabe të vitit 2011. Raportet investigative nga mediat kryesore si BBC kanë zbuluar se si industria siriane e drogës lehtëson të gjitha fazat e prodhimit dhe kontrabandës së kaptagon-it. Presidenti sirian Bashar Assad ka mohuar çdo përpjekje të organizuar nga qeveria e tij për të përfituar nga droga.

Me sanksione të ashpra ndërkombëtare të vendosura që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011, kaptagon është bërë një mjet shpëtimi ekonomik për qeverinë siriane. Vetëm në vitin 2021, tregtia e drogës kaptagon kishte një vlerë prej 5.35 miliardë euro në Siri. Droga eksportohet kryesisht në vendet e Gjirit dhe fqinjët e Irakut dhe Jordanisë, shpesh i fshehur në produkte si drithërat dhe frutat. Hezbollahu në Liban, një aleat i ngushtë i regjimit të Asadit, thuhet se është gjithashtu një prodhues i madh i drogës.

Ku eksportohet kaptagoni?

Kaptagoni është bërë një shqetësim i madh për vendet në Lindjen e Mesme si Jordania, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Të gjitha vendet përreth kanë ligje të rrepta kundër drogës, me dënime të ashpra për ata që kapen duke treguar. Megjithatë, kaptagoni ende kontrabandohet në sasi të mëdha nga Siria dhe Libani. Jordania është një lojtar serioz në luftën për të frenuar tregtinë e paligjshme.

Ministri i Jashtëm i vendit, Ayman Safadi, njoftoi në korrik se më shumë se 65 milionë pilula kaptagoni ishin sekuestruar gjatë dy viteve të fundit. Ushtria jordaneze thuhet se ka krijuar një politikë “qëlloni për të vrarë” kundër kontrabandistëve të drogës përgjatë kufirit të saj me Sirinë. Në gusht 2022, autoritetet saudite kapën mbi 46 milionë pilula që kontrabandoheshin në një ngarkesë mielli që kalonte përmes Portit të Thatë të Riadit.

A po përhapet kaptagon diku tjetër?

Statistika të besueshme mbi përdorimin e kaptagon-it nuk ekzistojnë dhe autoritetet mbeten të verbëra ndaj përhapjes së drogës në të gjithë botën. Megjithatë, ka rritje të shqetësimeve se kaptagoni po bëhet gjithnjë e më shumë një problem për vendet evropiane. Një raport i fundit nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) sugjeron se Evropa mund të bëhet një zonë kryesore e transportit për kaptagon-in me destinacion Lindjen e Mesme. Kapja e fundit në Gjermani i jep besueshmëri raportit.

Raporti thotë se rreth 127 milionë tableta (1773 kilogramë) të drogës thuhet se janë sekuestruar nga vendet anëtare të BE-së nga viti 2018 deri në 2023. Sekuestrimi më i madh prej 84 milionë tabletash ishte në Salerno, Itali, në vitin 2020.

Kaptagoni thuhet se prodhohet gjithashtu në BE, kryesisht në laboratorë të paligjshëm në Holandë. Droga prodhohet më së shpeshti nga pluhuri i amfetaminës.

Raporti i EMCDDA nënvizon gjithashtu nevojën për veprim të koordinuar të BE-së për të trajtuar prodhimin e kaptagonit brenda BE-së dhe për të parandaluar përdorimin e BE-së si një zonë tranziti për kaptagon-in e prodhuar në Lindjen e Mesme. /Dw/

kaptagon

Sondazh

Bota 26 December 2023, 08:46 a.l

SHBA-ja kryen sulme hakmarrëse në Irak

Avion IRAN- Presidenti Joe Biden, ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të kryejë sulme hakmarrëse ajrore kundër grupeve t&...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin