LIVE UPDATES
Bota

DW: A do t'i dëbojë Peter Magyar 'migrantët VIP' të Orbanit

Megjithatë, gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve, pati momente kur kjo ishte e vetëkuptueshme pa nevojë për fjalë. Një nga këto momente ishte në nëntor 2018, me arratisjennë Hungari të ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.

16 April 2026, 08:19 Nga E. D
DW: A do t'i dëbojë Peter Magyar 'migrantët VIP'
Peter Magyar

Kur intelektualët hungarezë e përshkruanin sistemin e kryeministrit të rrëzuar Viktor Orbán si 'mafioz', vëzhguesit e huaj prireshin t'i dëgjonin me skepticizëm. Megjithatë, gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve, pati momente kur kjo ishte e vetëkuptueshme pa nevojë për fjalë. Një nga këto momente ishte në nëntor 2018, me arratisjennë Hungari të ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.

Pak para se Gruevski, mik i Orbánit, të fillonte të vuante dënimin me burg për korrupsion, ai u arratis në Shqipëri. Nga atje, siç hulumtoi DW në atë kohë, diplomatë hungarezë e transportuan në mënyrë të paligjshme, në një operacion të shpejtë, përmes Malit të Zi dhe Serbisë drejt Hungarisë, ku atij iu dha menjëherë azil politik - në një vend ku, për shkak të politikës së rreptë të migracionit të Orbánit, refugjatët praktikisht nuk kishin asnjë mundësi për të marrë leje qëndrimi.

Vetëm njëri nga shumë të tjerë

Gruevski i cili në vendin e tij të lindjes mbetet edhe sot simbol i pakundërshtueshëm i korrupsionit -ishte thjesht më i njohuri i një serie të tërë rastesh të ngjashme: nën sundimin e Orbán-it, Hungaria u bë një strehë e sigurt për shumë politikanë të afërt me kryeministrin, që po përballeshin me probleme ligjore për raste korrupsioni ose që ishin dënuar me vendime përfundimtare.

Në dhjetor 2024, ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë, Marcin Romanowski, i cili ishte në kërkim nga policia, iu dha azil në Hungari. Në nëntor 2025 u arratis në vendin e Orbánit, shefi i tij i mëparshëm, ish-ministri i Drejtësisë. Të dy politikanët, të cilët deri në dhjetor 2023 ishin pjesë e qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Mateusz Morawieckit, janë në kërkim me urdhër arresti për akuza korrupsioni.

Disa politikanë nga minoritetet hungareze në Rumani dhe Ukrainë gjithashtu kanë kërkuar strehim në Hungari në vitet e fundit. Në shumicën e rasteve, Orbáni ose politikanë të tjerë të qeverisë kanë pretenduar se rastet që përfshinin të prekurit ishin të motivuara politikisht.

"Ne nuk do të jemi një vendgrumbullim për kriminelët"

Tani, qeveria e ardhshme e Hungarisë dëshiron t'i heqë qafe ata. Në janar 2026, kur u bë publike se Ziobro-s i ishte dhënë azili në Hungari, Peter Magyar, fituesi i zgjedhjeve parlamentare më 12 prill 2025, dhe partia e tij, Tisza, deklaruan: "Hungaria nuk do të jetë një strehë për kriminelë të huaj." Duket se Magyari tani ka ndërmend ta marrë këtë seriozisht.

Të hënën pasdite (13 prill 2026), gjatë një konference ndërkombëtare për shtyp, Magyar-i iu përgjigj një pyetjeje nga kanali televiziv polak TVN duke deklaruar se qeveria e tij do t'i ekstradonte Romanowski-n dhe Ziobro-n në Poloni. "U sugjeroj që të mos shkojnë më te Ikea dhe të blejnë mobilje, sepse nuk do të qëndrojnë shumë më gjatë këtu," tha Magyar, "Hungaria nuk është vendgrumbullim për kriminelët e kërkuar ndërkombëtarisht."

Magyar-i gjithashtu pret që "kriminelët, edhe nëse janë politikanë kriminalë", të ekstradohen në Hungari. "Ne do të gjejmë një mënyrë për t'i ekstraduar në Poloni, nëse nuk kanë ikur tashmë." Magyari përmendi gjithashtu me emër ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski.

Ikje në SHBA?

Si në Poloni ashtu  edhe në Maqedoninë e Veriut, deklarata e Magyar-it, së bashku me lajmin për fitoren e tij në zgjedhje, u bë menjëherë tema kryesore në media dhe mes politikanëve. Kryeministri polak, Donald Tusk, tha për rastin Romanowski dhe Ziobro: "Shpresoj të jem në gjendje t'u them këtyre dy zotërinjve: Mirë se erdhët në Poloni." Ai deklaroi se kishte folur tashmë me Magyarin për këtë çështje para zgjedhjeve.

Në një intervistë për televizionin Polsat News të martën (14/04/2026), Ziobro deklaroi se do të ishte gjithmonë i gatshëm të "luftonte për të vërtetën", madje "edhe nga një qeli burgu". Politikani nuk sqaroi nëse do të largohej nga Hungaria ose kur do ta bënte këtë. Romanowski deklaroi në një njoftim për shtyp: "Nuk do t'i ndihmoj qeverisë së Tuskut; nuk do t'i zbuloj as planet e mia, as adresën time të re."

Sipas mediave polake, SHBA janë destinacioni i ri më i mundshëm për të dy, pasi partia Ligji dhe Drejtësia (PiS), së cilës i përkasin të dy, mban lidhje të ngushta me lëvizjen MAGA. Ziobros dhe Romanowskis u janë revokuar pasaportat në Poloni, por ata mund të kenë marrë një 'pasaportë Gjeneve' në Hungari, domethënë një pasaportë refugjati.

Riparimi i shpejtë i marrëdhënieve

Për qeverinë e ardhshme të Peter Magyar-it, ekstradimi i Romanowski-t dhe Ziobro-s në Poloni do të ishte një akt me vlerë të madhe simbolike dhe një sukses i madh në marrëdhëniet publike pa rreziqe politike. Magyar-i dëshiron të rregullojë shpejt marrëdhëniet dypalëshe të shkatërruara nga Orbán dhe shpreson të sigurojë mbështetje të fortë nga Polonia brenda BE-së për të marrë fondet e ngrira të BE-së, të cilat janë jetike për ekonominë hungareze, aktualisht e zhytur në një krizë të rëndë. Prandaj, udhëtimi i parë jashtë vendit i Magyar si kryeministër do ta çojë atë në Poloni.

Nga ana tjetër, liderët e rinj të Hungarisë luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm për qeverinë polake, pasi presidenti populist konservator i krahut të djathtë, Karol Nawrocki, është mik i Orbán-it, saboton shumë nga projektet e reformës së qeverisë së Tusk-ut dhe ka vendosur si qëllim rikthimin e populistëve të krahut të djathtë në pushtet.

Ku është Gruevski?

Në Maqedoninë e Veriut , rasti i ekstradimit të përmendur nga Magyari ka shkaktuar një stuhi politike. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili e zëvendësoi Gruevskin si udhëheqës i partisë konservatore të djathtë VMRO-DPMNE, deklaroi se paraardhësi i tij duhet të shkojë në burg nëse kthehet në vend. Gruevski, i cili ka qenë kryeministër midis viteve 2006 dhe 2016, është dënuar përfundimisht me nëntë vjet burg për korrupsion. "Nëse Nikola Gruevski shfaqet në Maqedoni dhe ekziston një vendim përfundimtar, ai do të arrestohet nga forcat e sigurisë dhe do të transferohet për të vuajtur dënimin," tha Mickoski të martën.

Mickoski dhe Gruevski dikur ishin kolegë në parti, por marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të tensionuara për vite me radhë. Që në vitin 2023, kishte spekulime se qeveria e atëhershme socialdemokrate kishte arritur një marrëveshje me Gruevskin për kthimin e tij në Maqedoninë e Veriut, me qëllim dobësimin e pozitës së Mickoskit si lider brenda partisë opozitare atëherë VMRO-DPMNE, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.

Megjithatë, kjo marrëveshje dështoi, pasi qeveria e asaj kohe nuk arriti të siguronte një amnisti për Gruevskin përmes kanaleve ligjore. Tani, megjithatë, lideri i Socialdemokratëve maqedonas (SDSM), Venko Filipçe, ka deklaruar se ata do të mirëprisnin ekstradimin e Gruevskit.

Gruevski vetë nuk e ka komentuar këtë çështje deri sot. Vendndodhja e tij aktuale është e panjohur, pasi ai jeton një jetë tepër të tërhequr. Atë e kanë parë për herë të fundit në tetor 2024 në një restorant në qendër të Budapestit./DW

peter magyar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin