LIVE UPDATES
Bota

DW: A duhet të rrëzojë NATO dronët rusë mbi Ukrainë?

Banorët e rajonit u paralajmëruan me mesazhe në celular për mundësi rreziku. Paralajmërimi u dha pasi sistemi rumun i vëzhgimit me radarë zbuloi një dron rus që kishte hyrë në hapësirën ajrore rumune.

15 September 2024, 13:01 Nga E. D
DW: A duhet të rrëzojë NATO dronët rusë mbi
fotot ilustruese

UKRAINË- Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, 8 shtator, dy avionë luftarakë rumunë F-16 u ngritën nga baza ajrore në Borca, një qytet afër kufirit me Ukrainën. Banorët e rajonit u paralajmëruan me mesazhe në celular për mundësi rreziku. Paralajmërimi u dha pasi sistemi rumun i vëzhgimit me radarë zbuloi një dron rus që kishte hyrë në hapësirën ajrore rumune. Droni thuhet se qëndroi atje për më shumë se 30 minuta dhe përfundimisht u kthye përsëri në drejtim të Ukrainës.

Nuk ishte ky incidenti i parë i këtij lloji në Rumani në territorin e NATO-s. Vetëm një ditë më parë, një dron rus u rrëzua në Letoni. Numri i incidenteve të tilla është rritur në katër javët e fundit dhe Rusia duket e gatshme të rrezikojë edhe më shumë. “Situata po përkeqësohet dhe NATO duhet të gjejë një përgjigje tani,” tha për Deutsche Wellen, Jamie Shea, ish-zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat e reja të sigurisë.

Shea, tani një bashkëpunëtor i lartë në Friends of Europe, një institut kërkimi në Bruksel, argumenton se aleanca duhet “t’u japë anëtarëve të saj mbrojtje më të madhe”. Aleanca ka premtuar se do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

NATO ka dënuar shkeljet e fundit të hapësirës ajrore nga Rusia, duke i quajtur ato “të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme”. Megjithatë, në një postim në rrjetin social X, zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s në largim, Mirce Joana, theksoi se aleanca nuk ka asnjë informacion që “tregon një sulm të qëllimshëm nga Rusia ndaj aleatëve”.

Ekspertë të tillë si Jan Kalberg, një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane me qendër në Uashington, dyshojnë se Rusia mund të shqyrtojë përgjigjen e NATO-s dhe të përpiqet të gjejë mospërputhje “midis asaj që themi dhe asaj që bëjmë”. Ata gjithashtu mund të përpiqen të testojnë aftësinë e aleatëve për të komunikuar, tha ai për DW.

Kjo çështje ishte ndër temat e diskutuara gjatë një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel këtë javë. Presioni ndaj NATO-s për të shkuar përtej masave tashmë të vendosura, duke përfshirë rritjen e mbikëqyrjes, patrullimet ajrore dhe vendosjen e më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore në rajonet lindore të aleancës, duket se po rritet.

A duhet që NATO të rrëzojë dronët rusë?

Në një intervistë të fundit me “Financial Times”, ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski tha se Polonia, ashtu si vendet e tjera në kufi me Ukrainën, kanë “detyrë” të rrëzojnë raketat ruse përpara se ato të hyjnë në hapësirën e tyre ajrore. Në nëntor 2022, dy fermerë u vranë kur një raketë – këtë herë një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase – shpërtheu jashtë fshatit Pshevodov, rreth pesë kilometra në perëndim të kufirit ukrainas.

Si një komb sovran, Polonia me siguri mund të bëjë gjithçka që e sheh të nevojshme për mbrojtjen e saj, por qeveria polake nuk ka gjasa të lëvizë në këtë drejtim pa një vendim kolektiv të Aleancës. NATO e ka kundërshtuar deri tani propozimin, duke përmendur rrezikun që aleanca të bëhet pjesë e konfliktit.

A mund të ndihmojë një zonë tampon në kufirin me Ukrainën?

Zgjerimi i mbrojtjes ajrore polake ose rumune mbi Ukrainën perëndimore do ta ndihmonte Poloninë jo vetëm të mbrojë qytetarët e saj, por edhe qytetet ukrainase si Lviv, thotë Berzina. Ky do të ishte një efekt anësor i rëndësishëm dhe i mirëpritur për Ukrainën me afrimin e dimrit, kur Rusia mund të sulmojë edhe më shumë infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Shea pret po ashtu një rritje të incidenteve në hapësirën ajrore të NATO-s duke pasur parasysh numrin në rritje të sulmeve ruse në Ukrainën perëndimore. “Pyetja e vërtetë është: a duhet të vdesë dikush tjetër, përveç dy polakëve, dhe sa duhet të përkeqësohet situata përpara se të zgjidhet një çështje e tillë?

Por Shea theksoi, se nëse NATO vendos të përdorë sistemet e saj kundërajrore përtej kufirit me Ukrainën, “përdorimi duhet të jetë mjaftueshëm i kufizuar” për të shmangur përshtypjen se “Perëndimi po futet në luftë”. Megjithatë, mburoja “duhet të jetë operative efektive” jo vetëm për të kapur dronët, por edhe raketat balistike përpara se ato të mund të kalojnë në territorin e NATO-s. Sipas tij, një zonë prej 100 kilometrash brenda territorit ukrainas është ndoshta “minimumi që siguron kohë të mjaftueshme për zbulim, vëzhgim dhe përgjim”.

Pengesat politike për aleatët e NATO-s

Në fund të fundit, ky është një vendim politik. Ekspertët pajtohen se NATO ka burimet për të krijuar një zonë sigurie në kufirin me Ukrainën, nëse vendos ta bëjë këtë. Por me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA dhe me politikën komplekse të brendshme në Francë dhe Gjermani, qeveritë e këtyre vendeve duket se kanë pak dëshirë të marrin vendime që mund të kritikohen si sjellje e vendeve të tyre buzë luftës me Rusinë. “Derisa rusët të na sulmojnë qëllimisht, ne do të mbyllim një sy”, tha ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea. Por nëse një dron rus kërcënon seriozisht një zonë civile në territorin e NATO-s, kjo mund të ndryshojë të gjithë situatën./DW

nato ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin