LIVE UPDATES
Bota

DW: A është Gjermania ende e rëndësishme për amerikanët?

Për tridhjetë sekonda Rubio dhe Wadephul buzëqeshën para kamerave, pastaj u tërhoqën për të biseduar. Pas kësaj nuk pati konferencë të përbashkët për shtyp. Shpjegimi zyrtar: ishte një takim pune. Diplomati më i lartë gjerman donte të testonte në Uashington se cila është gjendja e marrëdhënieve të ndërsjella midis dy vendeve dhe çfarë tjetër është e mundur.

13 January 2026, 23:00 Nga E. D

DW: A është Gjermania ende e rëndësishme për

GJERMANI- Shumë simbolikë dhe demonstrime uniteti nuk u panë: gazetarët që mbërritën me Ministrin e Jashtëm gjerman i panë Johann Wadephul dhe mikpritësin e tij amerikan Marco Rubio në Uashington vetëm shkurtimisht së bashku, gjatë një shtrëngimi duarsh në Departamentin e Shtetit.

Për tridhjetë sekonda Rubio dhe Wadephul buzëqeshën para kamerave, pastaj u tërhoqën për të biseduar. Pas kësaj nuk pati konferencë të përbashkët për shtyp. Shpjegimi zyrtar: ishte një takim pune. Diplomati më i lartë gjerman donte të testonte në Uashington se cila është gjendja e marrëdhënieve të ndërsjella midis dy vendeve dhe çfarë tjetër është e mundur.

Zhvendosja e takimit me Wadephul

Dita nisi në mënyrë të çuditshme. Ekipi i Rubios e zhvendosi takimin nga mëngjesi në pasdite, kështu që Wadephul e kaloi mëngjesin në ambasadën gjermane dhe me Presidentin e Bankës Botërore Ajay Bang.

Politikanët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve fillimisht nuk kishin kohë për diskutime me Wadephul. Ishte planifikuar ndryshe - por kjo tregon se çfarë rëndësie i kushtohet marrëdhënies aktuale midis superfuqisë SHBA dhe Gjermanisë, ekonomisë së tretë më të madhe eksportuese në botë.

Gjermania nuk është një nga fuqitë qendrore politikisht dhe ushtarakisht - sidomos jo në botën e Presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën e drejta e më të fortit është gjithnjë e më e rëndësishme.

A ka ende nevojë SHBA-ja për Gjermaninë?

Megjithatë takimi fillimisht i shtyrë me Rubion përfundoi duke zgjatur më shumë se sa pritej. Kjo zakonisht është një shenjë e mirë. "Një bisedë shumë miqësore, shumë intensive," tha Wadephul, duke theksuar terrenin e përbashkët. "Ne gjermanët, ne evropianët, kemi nevojë për partnerë të besueshëm në Uashington, ashtu si SHBA-ja që ka nevojë për partnerë si ne", tha ai. Është një përpjekje për t'u bërë të qartë amerikanëve se "Amerika e para" nuk do të thotë "Amerika vetëm".

Por në muajt e fundit, po krijohet gjithnjë e më shumë përshtypja se SHBA-ja konsideron se nuk ka nevojë për Evropën dhe Gjermaninë. Të paktën jo si më parë, si partnerë të barabartë.

A pati ndonjë ndikim takimi Wadephul-Rubio?

Kjo mbetet sekret. Rubio nuk deshi të fliste me gazetarët, ndërsa Wadephul dha një deklaratë për mediat në parkun përpara Kapitolit. I vetëm, që jep një ide për gjendjen e marrëdhënieve gjermano-amerikane.

Duket se ka një marrëveshje mes tyre për ashpërsimin e qëndrimit ndaj Iranit. "Ky regjim qartësisht nuk ka më legjitimitet", thotë Wadephul. Ai po përdor mjete që "jo vetëm që janë të papranueshme, por shkelin të gjitha rregullat e njerëzimit". Wadephulflet për shumë njerëz të vrarë, për tortura, për të shtëna.

"Bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjë të qartë se tani qëndron në solidaritet me popullin iranian." Në BE, qeveria federale dëshiron të shtyjë përpara një regjim sanksionesh terroriste kundër udhëheqjes iraniane.

Por kur bëhet fjalë për një ndërhyrje të mundshme ushtarake amerikane në Iran, për shembull, dhe bombardime të mundshme, Wadephul shmangu një përgjigje të qartë. Ky është një vendim i SHBA-së, tha ai, dhe shtoi se ai nuk ka këshilla për këtë. Dhe nuk ka pritje.

Ai ishte gjithashtu i paqartë kur u pyet në parim nëse mjetet ushtarake, sulmet ajrore apo bombardimet e synuara, janë mjete legjitime për qeverinë gjermane. Gjermania është e kujdesshme këtu, e përmbajtur në deklaratat e saj.

Por, realisht, çfarë mund të kishte thënë Wadephul? Shembulli i Venezuelës ka treguar se SHBA-të nuk koordinohen me askënd para operacioneve ushtarake, përfshirë Gjermaninë.

SHBA-të e shndërrojnë paparashikueshmërinë

Kur bëhet fjalë për Groenlandën, Wadephul u përpoq gjithashtu të theksonte interesat e përbashkëta. "Interesat tona në Arktik duhet të mbrohen", kjo është "një detyrë për NATO-n". Siguria në Atlantikun e Veriut mund të arrihet vetëm bashkërisht, dhe çështja e Groenlandës mund të vendoset vetëm nga Groenlanda dhe Danimarka.

Kjo duket si një përpjekje për të inkurajuar veten, e lidhur me shpresën se do të arrijë diçka në Uashington. Por kjo administratë amerikane e ka shndërruar paparashikueshmërinë në politikën e saj. Ka kohë që luan një lojë tjetër. "Amerika e Para" në politikën e sigurisë do të thotë që Amerika ndjek atë që e sheh si interesat e saj - edhe nëse kjo bie ndesh me ligjin ndërkombëtar ose refuzon partnerët.

Gjermania pa shumë mundësi ndikimi

Trump thekson vazhdimisht: "Ne kemi nevojë për Groenlandën". Pavarësisht nëse blihet apo sulmohet dhe merret - çdo gjë duket e mundur. Theksi mbi "të përbashkëtën" në çështjen e Groenlandës është vetëm një përpjekje e kujdesshme nga Gjermania për të ulur tensionet. Por pa një ndikim të fortë. Suksesi i një politike të tillë është shumë i dyshimtë.

Kur u pyet për përfshirjen e mundshme ushtarake amerikane në Grenlandë, Wadephul u përgjigj në mënyrë të paqartë: "Nuk kam asnjë tregues këtu se po merret seriozisht në konsideratë." Po nëse arrin deri aty? Atëherë qeveria federale ndoshta nuk ka një përgjigje për këtë.

Duke shprehur shpresë dhe optimizëm, duke theksuar interesat e përbashkëta - e gjithë kjo është padyshim e nevojshme në mënyrë që, pavarësisht Trumpit, SHBA-ja të mund të vazhdojë të perceptohet si një partner i besueshëm në Evropë dhe Gjermani./DW

 

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin