LIVE UPDATES
Bota

DW: Alpet në rrezik nga ndryshimi i klimës dhe turizmi masiv

 Alpet po bëhen famëkeqe për bllokimet e trafikut, fshatrat e mbipopulluara dhe turistët që pengojnë shtigjet e ecjes dhe pistat e skive. Ato që dikur ishin fshatra idilike alpine me peizazhe të pacënuara janë shndërruar në kështjella të shëmtuara prej betoni të akomodimit masiv.

12 November 2023, 09:06 Nga r.ll
DW: Alpet në rrezik nga ndryshimi i klimës dhe turizmi masiv
foto ilustruese

ZVICËR- Alpet mbeten një destinacion i spikatur për pushime, por ndryshimet klimatike dhe turizmi masiv kanë sjellë ndikimin e tyre. A do të jetë ende i mundur turizmi siç e njohim ne në rajonin alpin?

Pamje të mrekullueshme, shpate të gjata malore, maja të vetmuara dhe qetësi e mbuluar me borë. Rajoni Alpin i Evropës është vendi ideal për turizmin malor për shumë udhëtarë si në verë ashtu edhe në dimër.

Megjithatë, gjithnjë e më shumë, Alpet po bëhen famëkeqe për bllokimet e trafikut, fshatrat e mbipopulluara dhe turistët që pengojnë shtigjet e ecjes dhe pistat e skive. Ato që dikur ishin fshatra idilike alpine me peizazhe të pacënuara janë shndërruar në kështjella të shëmtuara prej betoni të akomodimit masiv.

Kohët e fundit, efektet e ndryshimeve klimatike janë duke komplikuar problemet e Alpeve. "Mund të vërehet qartë se ngrohja në rajonin alpin po përparon dukshëm më shpejt se mesatarja globale”, thotë Steffen Reich.

Përgjegjës për mbrojtjen e natyrës në Klubin Alpin Gjerman, organizata më e madhe në botë e alpinistëve dhe alpinisteve me rreth 1.4 milionë anëtarë, Reich tha se valët më të gjata dhe dukshëm më të nxehta të të nxehtit dhe më pak reshje bore po bëjnë që akullnajat të shkrihen më shpejt dhe permafrosti të shkrihet me më shumë shpejtësi. Në të njëjtën kohë, stuhitë po rriten në forcë dhe frekuencë, duke fshirë pyje të tëra në shpatet e maleve. Si rezultat, erozioni i tokës po përkeqësohet dhe mund të rrisë rrezikun e rrëshqitjes së tokës dhe baltës.

Turizmi në rrezik

Turizmi është furnizuesi kryesor ekonomik i popullatës alpinedhe zvogëlimi i fluksit vjetor të pushuesve duket i pamundur. Përkundrazi, tha Reich. Ai pret që rajoni të bëhet "edhe më popullor me turistët" për shkak të ndryshimeve klimatike, sepse rajoni malor "do të jetë më i freskët se zonat më të ulëta".

Resortet e skive janë veçanërisht të goditura nga ndryshimet klimatike dhe duhet të përshtaten më së shumti. Reshjet e pakta të borës dhe temperaturat më të larta tashmë po bëjnë dëmin e tyre, duke rritur ndjeshëm faturat për komunitetet lokale për të kompensuar mungesën e borës natyrore me mjete teknike.

Francë, Mali i Bardhë (Mont-Blanc)Fotografi: JEAN-PIERRE CLATOT/AFP
Megjithatë, temperaturat në alpe tashmë po rriten mbi nivele që i bëjnë të padobishme topat e borës dhe makinat e tjera që prodhojnë borë artificiale.

E gjithë kjo do të ndryshojë fytyrën e turizmit në Alpe, i cili është ende rajoni me më shumë resorte dimërore në nivel global.

Henriette Adolf e Komisionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Alpeve (CIPRA) mendon se në të ardhmen, njerëzit nuk do të jenë më në gjendje të shijojnë "një varg prej shtatë ditësh skijimi alpin", por duhet të jenë mjaft fleksibël për t'u përfshirë në aktivitete më shumë në përputhje me "kushtet lokale" në pika të caktuara kohore.

Adolf sugjeron se skijimi në vend, i cili kërkon më pak borë, mund të bëhet një alternativë ndaj skive alpine dhe mendon se turistët do të duhet të mësohen të bëjnë pa borë në pjesën më të madhe të kohës. Ajo u bëri thirrje autoriteteve lokale të turizmit që të përgatiten për sezonet gjatë gjithë vitit që do të kërkonin riparimin e ashensorëve të skijimit, për shembull, për t'i vënë ato në dispozicion edhe për alpinistët.

Shëtitje në kushte problematike të klimës?

Pavarësisht rritjes së popullaritetit të ecjes dhe alpinizmit në Alpe, këto aktivitete po bëhen gjithashtu më të rrezikshme. "Veçanërisht për alpinistët në lartësi të mëdha, pasojat e ngrohjes globale dhe rreziqet e shtuara në zonat (ende) të akullnajave janë dramatike," shkroi Klubi Alpin Austriak në një buletin drejtuar anëtarëve të tij së fundmi.

Shkrirja graduale e permafrostit në lartësi mbi 2,400 metra përbën një problem të madh. Këto toka të ngrira përgjithmonë veprojnë në mënyrë efektive si ngjitës, duke mbajtur formacione të tëra shkëmbore. Shkrirja e tyre mund të shkaktojë rrëshqitje të rrezikshme të baltës, rrëshqitje të shkëmbinjve ose maleve të tëra.

Në qershor të këtij viti, një pjesë e majës së malit Fluchthorn në rajonin austriak të Tirolit u shemb, duke dërguar më shumë se një milion metra kub shkëmb, ekuivalent me rreth 120,000 ngarkesa kamionësh, duke u përplasur në luginën poshtë dhe duke shkaktuar rrëshqitje balte.

"Shtigjet e ecjes duhet të mbyllen përkohësisht ose të ndryshohen përgjithmonë për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dheut dhe problemeve të ngjashme," tha Reich.

Gerhard Mössmer nga Klubi Austriak Alpin tha, se turistët nuk mund të mbështeteshin më në udhërrëfyes të printuar ose në harta analoge. Do ishte më mirë të merrnin informacionin e udhëtimit nga portalet e internetit ose drejtpërdrejt nga njerëzit në terren për të qenë më të sigurtë.

Problemet e lidhura me klimën në peizazhet alpine po rrisin presionin ndaj operatorëve të bujtinave dhe hoteleve në male për t'u përshtatur. Disa prej banesave, shpesh të operuara nga klubet alpine, duhej t'u përforcoheshin themelet për t'i bërë ballë erozionit të tokës. Për më tepër, uji po bëhet më i rrallë në verë.

"Po kursehet uji, po instalohen cisterna, po ndërtohen tualete që nuk kërkojnë ujë ose po pakësohen dushet”, tha Reich.

"Unë kam përjetuar gjithashtu situata ku uji ishte i racionuar, ose vetëm një sasi e kufizuar uji mund të merret për shëtitje," tha Henriette Adolf. "Ka bujtina që u detyruan ta mbyllin sezonin e tyre herët sepse u mbaroi uji."

Anët negative të suksesit

Përveç ndryshimeve klimatike, turizmi në Alpe është duke u përballur me një problem masiv, me shumë pushues që mbushin rajonin çdo vit. Popullatat lokale janë të mbingarkuara nga fluksi masiv i turistëve, shumë prej tyre vijnë vetëm për të ndjekur trendin e fundit në platformat e mediave sociale si Instagram dhe Facebook që duhet vizituar.

Rajoni italian i Tirolit të Jugut, për shembull, ka kufizuar tashmë numrin e shtretërve të pushimeve. Këshilltari rajonal Arnold Schuler i tha transmetuesit amerikan CNN në fillim të këtij viti, se vendpushimi popullor kishte "arritur kufirin e burimeve tona" pasi problemet e trafikut ishin të shumta dhe banorët vendas "kanë vështirësi të gjejnë strehim të përballueshëm".

Steffen Reich i Klubit Alpin Gjerman beson se masa të tilla drastike nuk nevojiten kudo. "Ju duhet të kuptoni saktësisht se cili është problemi i vërtetë. A janë efektet negative në popullsinë lokale? A është një kërcënim për jetën e virgjër? Apo është kryesisht një problem i menaxhimit të parkut?" Çdo problem, tha ai, do të kishte nevojë për zgjidhjen e tij specifike./DW

alpet ne zvicer

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin