LIVE UPDATES
Bota

DW: Ballkani Perëndimor, rreziqet për paqen

Një vit më parë, Uashingtoni e bëri parullën "Vuçiçi garantues i stabilitetit" si parimin udhëheqës të realpolitikës së tij ballkanike, me qëllim që ta çlironte Serbinë nga kontrolli i Rusisë dhe ta integronte atë në aleancën për ndihmën e Ukrainës. Por kjo "diplomaci e fantazive” më në fund ka arritur kufijtë e saj.

7 October 2023, 10:22 Nga f.i
DW: Ballkani Perëndimor, rreziqet për paqen
foto ilustruese

KOSOVË- Sulmi i fundit nga një njësi paramilitare serbe në Kosovëndaj policëve shqiptarë është shembulli i fundit në një zinxhir aktesh të dhunshme në vitet e fundit që synojnë destabilizimin e shtetit më të ri të Evropës. Kjo u pasua nga mohimet e dyshimta të Beogradit se ai nuk kishte qenë i përfshirë në këtë operacion dhe se nuk kishte dijeni për të. Por menjëherë më pas, trupa masive të blinduara ushtarake serbe u vendosën në kufijtë e Kosovës, madje duke nxitur Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken të ndërhynte tek presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Shpresojmë që ky incident të ketë bërë që mbështetësit e fundit të politikës së qetësimit të ndryshojnë mendje. Miti që u përhap deri vonë se regjimi autokratik në Beograd ishte spiranca e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tashmë është diskredituar plotësisht, edhe pse Vuçiq ka kohë që i ka ndezur gjërat përmes vartësve të tij në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Një vit më parë, Uashingtoni e bëri parullën "Vuçiçi garantues i stabilitetit" si parimin udhëheqës të realpolitikës së tij ballkanike, me qëllim që ta çlironte Serbinë nga kontrolli i Rusisë dhe ta integronte atë në aleancën për ndihmën e Ukrainës. Por kjo "diplomaci e fantazive” më në fund ka arritur kufijtë e saj.

Pamjet e këtyre ditëve janë në mënyrë tronditëse të ngjashme me ato nga Kroacia në verën e vitit 1990, kur paraushtarakët serbë joshën në prita policët kroatë dhe qëlluan kundër tyre. Këto sulme filluan disa muaj përpara fillimit të luftës në qershor 1991. Një vit më vonë, ishin paramilitarët serbë ata që e shkëputën kryeqytetin boshnjak Sarajevë nga bota e jashtme që nga marsi i vitit 1992. Në atë kohë, presidenti serb Slobodan Millosheviç kishte hartuar një plan për të bashkuar të gjitha zonat e banuara me serbë në Jugosllavi në një shtet dhe për të krijuar një Serbi të Madhe.

Armatimi i Serbisë

30 vjet pas luftërave të ish-Jugosllavisë, në Beograd është vendosur një regjim që ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak, haptazi kërkon të zbatojë projektin e Millosheviçit - i besuari më i afërt i presidentit Vuçiç është drejtori i fuqishëm i shërbimit të inteligjencës Aleksandar Vulin, protagonisti kryesor i projektit pasardhës "Serbia e Madhe", i cili është riemëruar tani në "Bota Serbe". I treti në këtë grup është ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, me të cilin Vuçiç drejtoi aparatin propagandistik të Millosheviçit në vitet 1990.

Treshja e Serbisë së Madhe rreth presidentit serb është bërë një rrezik i qartë dhe i menjëhershëm për fqinjët e Serbisë, të cilët janë shumë më të dobët ushtarakisht. Faktet e mëposhtme e tregojnë këtë: Që në vitin 2021, "Economist” shkruan, se Serbia ishte në një "xhiro të blerjeve të armëve”, dhe kështu po i frikësonte fqinjët e saj. Buxheti i armëve i Serbisë u rrit me 70% nga viti 2015 në 2021. Ndërsa deri më sot është dyfishuar në pothuajse 1,5 miliardë dollarë amerikanë, sipas të dhënave nga Instituti i Kërkimeve të Paqes në Stokholm SIPRI. Për krahasim, Kosova ka rreth 100 milionë euro buxhet për këtë. Edhe "Eidgenössische Technische Universität” nga Cyrihu (ETU) ka analizuar në një studim gjendjen me riarmatimin rajonal deri në 2021, ku konstatohet se riarmatimi i tepërt i Serbisë minon besimin në Ballkanin Perëndimor.

Shifrat nga Instituti Ndërkombëtar i Londrës për Studime Strategjike (IISS) ilustrojnë çekuilibrin e rëndësishëm ushtarak rajonal. Shembulli i tankeve luftarake e bën të qartë këtë. Me 212 tanke, forcat e armatosura serbe kishin dukshëm më shumë tanke se Kroacia (75), Bosnja (45) dhe Maqedonia e Veriut (31 përpara se t'ia dhuronte Ukrainës) së bashku. As Kosova dhe as Mali i Zi nuk kanë ndonjë "armë të tillë sulmuese”. Për krahasim, Bundeswehr ka 266 tanke luftarake. Kur bëhet fjalë për avionët luftarakë, avantazhi rajonal i Beogradit është edhe më i madh, pasi vetëm Kroacia ka 12 avionë të tillë, ndërsa Beogradi ka 30. Shumë media e kanë shtruar pyetjen se çfarë i duhet Serbisë gjithë ky armatim. Këtë e bëri edhe Al Jazeera, që pyet se çfarë synonte Beogradi me këtë riarmatim të paprecedentë rajonal?

"Bosnjizimi” i Kosovës?

Duke pasur parasysh këto fakte, nuk është për t'u habitur që Prishtina refuzon të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ("Zajednica"), e cila siguron një shkallë të lartë të autonomisë për dhjetë komunat me shumicë serbe të Kosovës. Duhet theksuar se Kushtetuta e Kosovës garanton të drejta të gjera të pakicave. Edhe pse pakicat e shumta etnike të Kosovës mezi përbëjnë më shumë se tetë për qind të popullsisë, 20 nga 120 mandate në Parlament janë të garantuara për ta, dhjetë prej të cilëve janë për serbët, që përbëjnë nga tre deri në pesë për qind të popullsisë. Ekziston edhe pjesëmarrja e garantuar gjithëpërfshirëse e pakicave në nivel komunal sapo të arrijë dhjetë për qind të popullsisë së komunës përkatëse.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti ka frikë se një asociacion i komunitetit serb do të krijonte një lloj Republika Srpska 2.0 si në Bosnjë-Hercegovinë. Autonomia e garantuar për serbët me Marëveshjen e Dejtonit e ka sjellë Bosnjë-Hercegovinën në prag të luftës, pasi udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik po angazhohet për shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnja, e këtë e di edhe Vuçiçi.

Vendosja parandaluese e trupave shtesë

Çfarë mund të bëjë Perëndimi për të qetësuar situatën? Ai duhet të pranojë se aspiratat serbe për territoret e banura me serbë në Kosovë dhe Bosnje janë reale. Ndihmon vetëm përkohësisht stabilizimi i trazirave akute - aktualisht Kosovën. Por neglizhimi i situatës në Bosnjë mund të përshkallëzojë, sepse aty do të fillojë Beogradi, nëse frenohet nga NATO në Kosovë.

Praktikisht, do të kishte një zgjidhje të shpejtë duke forcuar misionet e suksesshme ushtarake të NATO-s dhe BE-së në Kosovë (KFOR) dhe Bosnje (EUFOR/Althea). Kjo është veçanërisht e vërtetë për EUFOR-in të zvogëluar shumë, në të cilin shërbejnë vetëm 1.350 ushtarë. Në fakt ekziston një shembull tekstual se si vendosja parandaluese e paqeruajtësve mund të parandalojë luftën dhe të pengojë një agresor të mundshëm: 30 vjet më parë, në janar 1993, OKB-ja stacionoi një forcë paqeruajtëse prej 1.000 trupash, gjysma prej të cilëve ushtarë amerikanë, në Maqedoninë e Veriut përgjatë kufiri me Serbinë për të penguar agresionin e Beogradit kundër fqinjit të tij jugor. Kjo forcë e vogël, e cilësuar lirshëm edhe si "tripwire", në fakt arriti të sigurojë paqen në vend për shumë vite.

Kjo rezulton në opsionin e qartë të mbrojtjes së rajoneve të Kosovës dhe Bosnjës që kufizohen me Serbinë duke përdorur KFOR-in dhe EUFOR-in. Nëse trupat e NATO-s dhe BE-së do të monitoronin kufijtë e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ose Bosnjës dhe Serbisë, kjo do të ishte një garanci e papërshkueshme e sigurisë. Shembulli i misionit të OKB-së "Tripwire Macedonia 1993” vërtetoi pikërisht këtë.

Sigurimi i paqes së krijuar me kosto të lartë me disa njësi shtesë do të ishte padyshim një alternativë më e mirë sesa të bombardosh një ditë. Është e vështirë të imagjinohet një skenar më i lirë dhe më human për shmangien e konfliktit./DW

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin