LIVE UPDATES
Bota

E ardhme e pasigurt për autostradën në Mal të Zi

Për autostradën është thënë se do të rrisë aktivitetin ekonomik, mirëpo Podgorica është zhytur në borxhe ndaj Kinës, që përbëjnë më shumë se një të tretën e buxhetit vjetor qeveritar.

21 May 2022, 17:56 Nga DOSJA
E ardhme e pasigurt për autostradën në Mal të Zi
Foto ilustruese

Tetë vjet pas nënshkrimit të kontratës është duke u finalizuar seksioni fillestar i një autostrade kontroverse në Mal të Zi, ndonëse vazhdon të ketë pyetje të vazhdueshme për të ardhmen e projektit. Autostrada është paguar pas marrjes së një kredie nga Kina në vlerë të 1 miliard dollarëve.

Edhe pse dikur ky projekt është konsideruar historik, për shkak të përfshirjes në Iniciativën kineze Brezi dhe Rruga, autostrada shumë shpejt është kthyer në një përmbledhje të punimeve të dobëta kineze, praktikave të rrezikshme të huadhënies dhe shqetësimeve për korrupsion endemik të nivelit lokal. Mali i Zi ka marrë hua 1 miliard euro nga një bankë kineze më 2014, për të financuar pjesën e parë të autostradës 163-kilometërshe, për të lidhur qytetin e Barit me Serbinë fqinje.

Për autostradën është thënë se do të rrisë aktivitetin ekonomik, mirëpo Podgorica është zhytur në borxhe ndaj Kinës, që përbëjnë më shumë se një të tretën e buxhetit vjetor qeveritar. Këtij kapitulli duket se po i vjen fundi, pasi kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur në muajin maj se seksioni i parë i autostradës – prej 41 kilometrave – do të hapet këtë verë.

Ervin Ibrahimoviq, ministër për Investime Kapitale në Mal të Zi, ka thënë më 16 maj se autostrada mund të lëshohet në korrik, ndonëse nuk ka specifikuar se çfarë ka mbetur pa u kompletuar. Megjithatë historisë kontroverse për autostradën nuk i shihet fundi, pasi edhe 122 kilometra tjera nuk janë ndërtuar ende për shkak të mungesës së fondeve.

Kjo situatë ka rritur spekulimet nga aktivistët lokalë dhe donatorët ndërkombëtarë për objektivat e Pekinit në Mal të Zi dhe Ballkan, si dhe për motivet e Qeverisë së kaluar, e cila ia ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të autostradës.

“Secila vonesë në hapje të autostradës është humbje e drejtpërdrejtë për shtetin dhe qytetarët”, ka thënë Dejan Milovac nga organizata Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS), në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Afati fillestar për përfundim të punimeve të autostradës ka qenë nëntori i vitit 2019, por i cili është shtyrë disa herë nga Korporata e Kinës për Rrugë dhe Ura, kompani shtetërore e cila merret me punimet. Kjo kompani kineze ka përmendur pandeminë e koronavirusit si burim të vonesave në ndërtim të autostradës.

MANS ka vlerësuar se vonesat në përfundim të projektit kanë rezultuar me humbje të të hyrave, ndërsa Milovac ka thënë se katër qeveritë e kaluara nuk e kanë ditur se kur përfundojnë punimet, situatë që flet “sa joserioze kanë qenë në qasjen e tyre ndaj projektit”.

Pavarësisht dështimit të disa studimeve të fizibilitetit, projekti është nënshkruar nga Qeveria e ish-kryeministrit, Millo Gjukanoviq, i cili ka marrë kredinë kineze për të financuar autostradën. I gjithë procesi i huamarrjes është përcjellë me një re misteri dhe shumë të panjohura. Përveç studimeve të fizibilitetit, kanë lindur edhe shumë pyetje për përfitimet dhe nevojën e ndërtimit të këtij projekti.

Qeveria e Gjukanoviqit ka pasur oferta për ndërtim të autostradës edhe nga kompani të huaja, duke përfshirë gjigantin amerikan, Bechtel, kompani e cila ka kërkuar shumë më modeste për të ndërtuar rrugën. Marrëveshja për kredi e vitit 2014 me Bankën Eksport-Import të Kinës, është bërë publike, mirëpo dokumentet tjera që lidhen me autostradën malazeze janë klasifikuar si sekrete nga Podgorica.

Teksa shtohen vonesat, ashtu sikurse borxhi, projekti inxhinierik e ka gjetur veten në zemër të debatit për ndikimin kinez në Evropë, pasi Podgorica ka ngritur shqetësimet e para më 2021 se nuk do të mund të bëjë pagesat për kompaninë kineze.

Ky shtet i vogël i Ballkanit me vetëm 620,000 banorë, më pas ka arritur marrëveshje me një bankë franceze dhe dy amerikane për të ristrukturuar huanë kineze prej 1 miliard dollarësh, dhe prej atëherë e ka kryer pagesën e parë.

Autostrada, e cila sipas një studimi mund të bëhet rruga më e shtrenjtë në botë, me një çmim prej 23.8 milionë dollarëve për një kilometër, është komentuar edhe për kualitetin, pasi ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, e ka vizituar vendin ku po kryhen punimet në dhjetor të vitit 2021 dhe e ka kritikuar situatën që ka parë aty. Krivokapiq është rrëzuar nga pushteti përmes një vote mosbesimi në fund të shkurtit të këtij viti dhe është zëvendësuar në muajin prill nga Abazoviq, i cili ka qenë kritik i autostradës dhe ndër të parët që ka lëshuar alarmin për hua, në një udhëtim të realizuar në mars të vitit 2021 në Bruksel.

Qeveria e Abazoviqit ka dhënë shenja për një linjë më të ashpër sesa paraardhësit, për të shkurtuar vonesat në punime. Mirosllav Mashiq, drejtor gjeneral për rrugët shtetërore në Ministrinë për Investime Kapitale në Mal të Zi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se përveç vonesave si pasojë e pandemisë, Qeveria beson se arsyet e vonesave nga ana e kompanive kineze janë të pabaza.

“Gjithçka pas afatit të përcaktuar për në nëntor të vitit 2020 është përgjegjësi e kompanive kineze”, ka thënë ai. Korporata e Kinës për Rrugë dhe Ura, nuk u është përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të komentuar vonesat.

Mashiq ka thënë se Qeveria veçse ka nisur procedurën për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga vonesat e Korporatës së Kinës për Rrugë dhe Ura, në formë të gjobave. “Deri në fund të projektit do të lëshohen gjoba të tilla dhe më pas do të ketë një rishikim të kostove të shkaktuara për shkak të vonesave”, ka thënë ai.

Milovac nga MANS, ka thënë se Qeveria aktuale ka të drejtë të kërkojë kompensim nga kompania ndërtuese kineze, mirëpo ka shtuar se Korporata e Kinës për Rrugë dhe Ura nuk është e vetmja përgjegjëse për punimet në autostradë. Milovac ka thënë se vetëm pas publikimit të plotë të dokumenteve dhe kontratave të lidhura me autostradën, do të jetë i qartë përgjegjësi.

“Në disa raste, ne kemi pasur vonesa që janë miratuar nga ministritë e kaluara, ndonëse syri i publikut nuk i ka ditur arsyet e vërteta”, ka thënë ai. “Meqë janë miratuar, ne mund të themi se faji ka qenë edhe i palës malazeze dhe jo vetëm asaj kineze”.

Marrë nga REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin