LIVE UPDATES
Bota

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme

Normat e hipotekave janë rritur, teksa shitjet e banesave të reja po bien. Më shumë se 1.000 ditë që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje, Rusia ka transformuar ekonominë e saj, duke e riorganizuar atë për të fuqizuar përpjekjet e luftës dhe për t’u përballur me sanksionet perëndimore.

21 November 2024, 07:48 Nga N.F
Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme
Foto ilustruese

RUSI- Çmimet e qumështit, patateve, gjalpit po rriten në Rusi. Shitësit me pakicë po rrisin sigurinë për të parandaluar vjedhjet. Normat e hipotekave janë rritur, teksa shitjet e banesave të reja po bien. Më shumë se 1.000 ditë që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje, Rusia ka transformuar ekonominë e saj, duke e riorganizuar atë për të fuqizuar përpjekjet e luftës dhe për t’u përballur me sanksionet perëndimore.

Shpenzimet qeveritare në gjëra sikurse prodhimi i tankeve, raketave dhe uniformave ushtarake kanë nxitur rritjen në mbarë vendin. Pagat jashtëzakonisht të larta për ushtarët vullnetarë – dhe shpërblime dhe përfitime në vlera monetare për të vejat – kanë dërguar fluks të madh parash në rajonet më të varfra.

Në anën tjetër, inflacioni po rritet. Banka Qendrore ruse ka luftuar që ta zbusë inflacionin, duke rritur normën bazë të interesit në 21 për qind në tetor – niveli më i lartë për më shumë se 20 vjet. Sipas ekspertëve, zilja e alarmit është ndezur. Ekziston frika për një valë në rritje të falimentimeve të korporatave pasi kompanitë rrisin pagat, duke luftuar për të tërhequr punëtorët nga fuqia punëtore në tkurrje. Ndërkohë, normat e hipotekave, të nxitura nga Banka Qendrore, po i trembin qytetarët të blejnë prona në shumë rajone ruse.

“Tregu ka vdekur”, tha për Current Time një agjent i patundshmërisë, i cili kërkoi të mbeste anonim nga frika e hakmarrjes nga autoritetet. “Tregu aktualisht është i ngrirë, asgjë nuk po ndodh”.

Rritja ekonomike “padyshim është duke u ngadalësuar,” tha Laura Solanko, këshilltare e lartë në Institutin për Ekonomitë në Tranzicion të Bankës së Finlandës.

“Ekonomia është e tejnxehur, dhe norma e rritjes duhet të ngadalësohet”, tha ajo. “Por, rritja shumë e ngadaltë – ose aspak rritje – nuk tregon që ekonomia është buzë kolapsit. Ajo nënkupton investime më të ngadalshme dhe ulje të disa shpenzimeve publike në muajt e ardhshëm”.

Shpenzimet e Qeverisë për shkak të luftës bën që të ketë rritje të Bruto Prodhimit të Brendshëm gjatë viti të kaluar me 3.6 për qind, pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe përpjekjeve për të ndërprerë tregtinë me Rusinë. Këtë vit, parashikimet janë që ekonomia të rritet me 3.9 për qind. Ndërkohë, papunësia ra në 2.4 për qind në shtator, me mungesën e fuqisë punëtore që ndihmoi në rritjen e pagave.

Normat e larta të interesit nuk kanë ndikuar vetëm tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e borxhit të korporatave e ka bërë ndjeshëm më të shtrenjtë për kompanitë të marrin kredi me qëllim që të zgjerojnë operacionet e tyre – ose për të rritur pagat për të konkurruar me punëtorët që zgjedhin të regjistrohen për të luftuar në Ukrainë. Në disa rajone, burrat mund të marrin ekuivalentin e një viti pagë vetëm duke u regjistruar për të luftuar.

Pakënaqësia e udhëheqësve të bizneseve dhe drejtuesve të korporatave ndaj Bankës Qendrore tashmë ka dalë në pah. Sergei Chemezov, kreu i konglomeratit industrial shtetëror Rostec dhe aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, u ankua para ngritjes më të fundit, se normat e larta të interesit ishin “një pengesë serioze për rritjen e mëtejshme industriale”.

“Politika financiare konservatore mund të çojë në stagflacion”, tha Chemezov.

“Me ritmin e tanishëm, është më fitimprurëse për kompanitë të ndalojnë zhvillimin dhe madje të zvogëlojnë shkallën e biznesit dhe të vendosin fondet e tyre në depozita sesa të ushtrojnë biznes dhe të përballen me rreziqe të ndërlidhura”, tha në muajin tetor Aleksei Mordashov, një oligark i lidhur me Kremlinin që drejton kompaninë më të madhe të çelikut në Rusi.

Chemezov dhe udhëheqës të tjerë biznesi kanë paralajmëruar gjithashtu për një rritje të falimentimeve të korporatave. Banka Qendrore ruse parashikon një ngadalësim ekonomik për shkak të rritjes së normave të interesit. Në vitin 2025, pritet që rritja të zvogëlohet ndërmjet 0.5-1.5 për qind.

Ekspertët thanë se ka rrezik që politika e Bankës Qendrore ruse ta çojë ekonominë në stagflacion – një kombinim i ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe inflacionit të lartë. Një institut i lidhur me Qeverinë paralajmëroi për këtë në një raport të botuar më 13 nëntor.

“Niveli i lartë aktual i normës kyç të interesit dhe treguesit për rritje të mëtejshme kanë krijuar një rrezik për një rënie të ekonomisë dhe një kolapsim të investimeve në një të ardhme të afërt”, u tha në raport.

Kryetarja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, duket se mbrojti disa nga politikat fiskale të institucionit që udhëheq dhe u përpoq të qetësonte zërat kritikë. Ajo po ashtu e hodhi poshtë rrezikun e një stagflacioni.

"Ekonomia ruse është në një pikë kthese dhe mund të pritet një ngadalësim i inflacionit në muajt e ardhshëm”, tha ajo.

Moskës nuk do t’i bëjnë “përshtypje disa falimentime”, tha Janis Kluge, ekspert për ekonominë ruse në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurinë, sepse ato janë “të nevojshme për të vënë inflacionin nën kontroll”.

Falimentimet “duhet të ndihmojnë gjithashtu në rekrutimin” e burrave për të luftuar në Ukrainë, tha ai, pasi rusët “që nuk mund të shlyejnë borxhet e tyre janë më të prirë të bien dakord për” t’iu bashkuar ushtrisë.

“Në përgjithësi, situata ekonomike do të bëhet shumë më e ndërlikuar për Rusinë”, tha Kluge. “Për gati tre vjet, dukej se të gjithë po pasuroheshin nga kjo luftë. Por, tani po bëhet e qartë se kjo nuk do të ndodhë dhe duhet ta paguajë një çmim”./ REL

rusi ekonomia ruse renie e ekonomise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin