LIVE UPDATES
Bota

Ekstremistët e krahut të djathtë në Gjermani, gjithnjë e më të rinj! Analiza: A duhet të ndalohet AfD?

Ekstremistët nga e djathta dhe e majta në Gjermani po shtohen, ndërsa ekstremistët janë gjithnjë e më të rinj. Po rritet edhe ndikimi i "Shtetit Islamik".

12 June 2025, 11:39 Nga M.B
Ekstremistët e krahut të djathtë në Gjermani, gjithnjë
Dobrint dhe Selen paraqesin Raportin

GJERMANIA- Ministri i Brendshëm gjermanAlexander Dobrindt(CSU) është në këtë detyrë vetëm rreth pesë javë, por ai është i vetëdijshëm se po ndihmon në drejtimin e një vendi dhe një shoqërie gjithnjë e më të polarizuar - ku po forcohen ekstremistët e ndryshëm.

Në fillim të një konference për shtyp mbi raportin e vitit 2024 të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues, ai tregoi një grafikë që tregonte se sa është rritur potenciali i njerëzve në ekstremin e krahut të djathtë në Gjermani. Dhjetë vjet më parë, kishte rreth 20.000 ekstremistë të djathtë, ndërsa tani ky numër është më shumë se dyfish më i lartë.

"Potenciali i ekstremistëve të krahut të djathtë u rrit ndjeshëm në vitin 2024, me rreth një të pestën - nga mbi 40.000 në më shumë se 50.000. Kjo është një shifër e frikshme. Për herë të parë, numri i ekstremistëve të krahut të djathtë ka tejkaluar 50.000," tha Dobrint.

Ky është një numër i pritur, shtoi ai. Por prapëseprapë përfaqëson një pikë kthese. Sidomos pasi shërbimi i inteligjencës gjermane vlerëson se rreth 14.500 prej tyre janë të gatshëm për dhunë. Ndër arrestimet e fundit ishte një 14-vjeçar.

Kohët e fundit vëmendje ka zgjuar edhe një lajm: në mesin e majit, Zyra e Prokurorit Federal arrestoi pesë anëtarë të grupit të dyshuar terrorist ekstremist të krahut të djathtë "Vala e Fundit e Mbrojtjes". Në pesë lande, policia ka vepruar kundër një grupi që ekspertët besojnë se aktualisht është ndoshta më radikali nga grupet ekstremiste të krahut të djathtë.

Anëtari më i ri i arrestuar është vetëm 14 vjeç. Ndër të tjera, grupi dyshohet se planifikoi sulme ndaj strehimoreve të refugjatëve.

Ekstremistë të rinj të instrumentalizuar nga fuqitë e huaja

Të rinj, të radikalizuar shpejt, të vendosur për të vepruar - sipas Alexander Dobrint, ky model nuk vlen vetëm për skenën e krahut të djathtë. Pothuajse çdo ditë, thotë ministri, regjistrohen sulme ndaj shtetit. Forcat ruse, për shembull, po përhapin disinformata dhe po kryejnë sulme kibernetike në numër gjithnjë e më të madh. Kjo është rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në pranverën e vitit 2022. Këta aktorë të jashtëm shpesh përdorin edhe gjermanë të rinj. Siç shpjegoi Sinan Selen, zëvendëspresident i Zyrës gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës, këta të rinj quhen "agjentë të nivelit të ulët", e numri i tyre po rritet me shpejtësi:

"Këta janë njerëz shumë të rinj që është veçanërisht shqetësuese për ne, sepse ata nuk janë formuar ideologjikisht gjatë një periudhe të gjatë kohore, por radikalizohen shumë shpejt dhe janë të gatshëm të veprojnë shpejt."

Kina gjithashtu po e intensifikon gjithnjë e më shumë spiunazhin e saj, i cili synon kryesisht ekonominë. Edhe numri i ekstremistëve të krahut të majtë është rritur, megjithëse më pak - nga 37.000 në 38.000 njerëz.

"Shteti Islamik" po tërheq përsëri gjithnjë e më shumë myslimanë të rinj.

Pas një periudhe të gjatë aktiviteti relativisht të ulët,islamizmi i dhunshëm në Gjermani është përsëri në rritje. Shërbimi i inteligjencës vendase tani vlerëson se ky potencial përfshin rreth 28.000 njerëz - nga të cilët pothuajse 10.000 janë të gatshëm për dhunë.

Milicitë terroriste islamike si Hamasi dhe Hezbollahu nga jashtë po përpiqen të fitojnë mbështetjen e të rinjve në veçanti. "Shteti Islamik" (IS) është bërë veçanërisht aktiv në Gjermani që nga fillimi i luftës në Gaza, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023.

Në këtë drejtim, Sinen Selen tha: "IS ka shfrytëzuar me sukses temën e Lindjes së Mesme dhe Rripit të Gazës - e ka përfshirë atë në procesin e radikalizimit dhe në narrativat e tij dhe kështu ka qenë në gjendje të ndikojë tek të rinjtë."

Dobrint: ekstremizmi i krahut të djathtë është problemi më i madh

Por, sipas Ministrit Dobrint, problemi më i madh në Gjermani mbetet ende ekstremizmi i krahut të djathtë. Ai thekson se rreth 20.000 njerëz që konsiderohen hapur ekstremistë të krahut të djathtë janë anëtarë të Alternativës për Gjermaninë (AfD), partia më e fortë opozitare në Bundestag.

Vetë Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues e vlerësoi partinë si ekstremistetë krahut të djathtë të konfirmuar në raportin e saj të fundit, por nuk e përdor më këtë etiketim, sepse AfD ka nisur procedura ligjore kundër saj.

Megjithatë, Dobrint nuk mundi ta shmangte pyetjen - a duhet të ndalohet AfD?

Kritikët besojnë se ky do të ishte një proces i gjatë, pafundësisht i ndërlikuar, pa asnjë shans të sigurt suksesi para gjykatës më të lartë të Gjermanisë - Gjykatës Kushtetuese Federale në Karlsruhe. Një kërkesë e tillë mund të bëhej, ndër të tjera, nga vetë qeveria federale, por Dobrint e refuzon atë: "Që AfD është, sipas mendimit tim, një parti ekstremiste e krahut të djathtë e konfirmuar - nuk e kam vënë kurrë në dyshim. Besoj se është e drejtë të zhvillojmë një luftë politike me AfD-në. Dhe të sigurohemi që ta margjinalizojmë atë politikisht. Kjo do të thotë - zgjidhjen e problemeve në vend."

Margjinalizimi politik i AfD-së - kjo është diçka që partitë nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë që kur u themelua AfD në vitin 2013. Përkundrazi, partia është bërë gjithnjë e më e radikalizuar dhe ka fituar gjithnjë e më shumë mbështetje nga votuesit./ DW

gjermania

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin