29 October 2024, 08:13
Nga M.B
Një demonstrues mban një fotografi të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, me mbishkrimin "Liro Jamshid" gjatë një demonstrate për lirimin e tij përpara Ministrisë së Jashtme gjermane në Berlin, korrik 2023.
GJERMANIA- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e dënoi të hënën “regjimin çnjerëzor” të Iranit, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, i cili ishte dënuar për akuza të kontestuar në lidhje me terrorizmin. Mizan, agjencia e lajmeve e gjyqësorit iranian, raportoi se dënimi me vdekje për Sharmahdin u zbatua më 28 tetor “pasi Gjykata e Supreme e mbajti në fuqi vendimin e gjykatës”.
Baerbock e dënoi ashpër regjimin iranian për ekzekutimin e 69-vjeçarit Sharmahd, duke deklaruar se kjo “tregon edhe një herë se çfarë lloj regjimi çnjerëzor sundon në Teheran: një regjim që përdor vdekjen kundër të rinjve, popullsisë së vet dhe shtetasve të huaj”.
Ajo shtoi se Berlini e ka bërë të qartë vazhdimisht se “ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të ketë pasoja të rënda”. Sharmahd, i cili kishte gjithashtu lejeqëndrimi në SHBA, akuzohej nga Irani se udhëhiqte një grup promonarkist për të cilin Teherani beson se ishte përgjegjës për një sulm vdekjeprurës me bombë në vitin 2008, si dhe për planifikimin e sulmeve të tjera në vend.
Katërmbëdhjetë iranianë dhe 210 të tjerë u plagosën në sulmin në xhaminë Sayyid al-Shuhada Husseiniya në Shiraz, gjatë një ceremonie për ta nderuar imamin Hussein, imamin e tretë të myslimanëve shiitë. Ministria e Inteligjencës e Iranit akuzoi Sharmahdin për planifikimin e sulmit, një akuzë të cilën familja e tij e hodhi poshtë si “qesharake”.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së e cilësoi trajtimin e Sharmahdit nga Irani si “të gabueshëm” dhe përshkroi si “farsë” gjykimin ndaj tij.
“Ne e kemi bërë prej kohësh të qartë se kundërshtojmë mënyrën se si Irani kryen ekzekutimet, shpesh në një mënyrë që shkel të drejtat themelore të njeriut”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, më 28 tetor.
Sharmahd u arrestua në rrethana të paqarta dhe u akuzua nga Ministria e Inteligjencës e Iranit si i përkiste grupit opozitar iranian Asambleja Mbretërore e Iranit, ose Tondar. Me seli në Los Angeles, Tondar deklaron se synon ta rrëzojë republikën islamike dhe ta rivendosë një monarki të ngjashme me atë të Kirit të Madh. Ky grup drejton kanale televizive dhe radioje të opozitës proiraniane jashtë vendit, si dhe kanale në rrjetet sociale./ REL
gjermania irani
Bota
29 October 2024, 08:06
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi të hënën se trupat e Koresë së Veriut ja...
Bota
29 October 2024, 07:17
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 trupa për t'u trajnuar në Rusi. "Ne besojmë se DP...
Bota
28 October 2024, 22:57
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën në vend agjencisë së Kombeve t&...
Bota
28 October 2024, 22:49
N.F
Gazetarja
LIBAN- Korrespondentja e TRT World po raportonte nga Libani, në prapavijë kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Ajo ...
Bota
28 October 2024, 22:34
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në “X” ka treguar se një javë më par&eu...
Bota
28 October 2024, 22:51
E. D
fotot ilustruese
IRAN- Irani ekzekutoi shtetasin iraniano-gjerman Jamshid Sharmahd i cili ishte dënuar për sulme terroriste, njoftoi të h&eu...
Bota
28 October 2024, 22:01
E. D
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëhen nga 50 shtete, por në zgjedhjet presi...
Bota
28 October 2024, 21:50
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo organi...
Bota
28 October 2024, 21:35
N.F
Foto ilustruese
GJEORGJI- Ministrat e Jashtëm të 13 vendeve të Bashkimit Evropian dënuan sot shkeljen e normave ndërkomb...
Bota
28 October 2024, 21:11
N.F
Indi
INDI- Nëntë persona u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë, në një aksident treni. Ngjarj...