LIVE UPDATES
Bota

'El Pais': Djali i një bosi mafioz që u rebelua kundër fatit të tij!

6 April 2023, 13:42 Nga k.m.

'El Pais': Djali i një bosi mafioz që u rebelua kundër

ITALI- Disa vite më parë, në qendër të Napolit, një plumb endacak në një shkëmbim zjarri mes klaneve rivale goditi një vajzë 4-vjeçare. Ajo ishte ulur me gjyshen e saj në një tarracë. Historia e Noemit – vajzës që përfundoi në koma për shkak të dëmtimit të mushkërive – bëri xhiron e botës.

Antonio Piccirillo e pa lajmin. Nuk dinte si ta kanalizonte gjithë shqetësimin që ndjente, të cilin e kishte grumbulluar gjatë gjithë jetës së tij me "Omertà", siç njihet kodi i heshtjes në Itali. Por të nesërmen – 5 maj 2019 – ai vendosi të marrë pjesë në një demonstratë publike kundër organizatës kriminale "Camorra", së bashku me tre shokë. Ai nuk kishte asnjë plan - ai thjesht donte të ishte në solidaritet me njerëzit që protestonin.

Në një moment gjatë tubimit, ai dëgjoi një folës të thoshte se të gjithë djemtë e gangsterëve ishin të njëjtë. Ai kërkoi megafonin.

“Emri im është Antonio Piccirillo. Unë jam djali i Rosario Piccirillo-s, i cili në jetën e tij bëri shumë gabime dhe ishte anëtar i mafies së Camorra të Italisë. Duajini gjithmonë prindërit tuaj, por shkëputuni nga stili i tyre i jetesës, sepse kjo nuk të çon askund dhe shkakton vetëm vuajtje. Jeta e keqe ka qenë gjithmonë e tmerrshme. Sot dhe 150 vjet më parë.”

Populli ngriu. Picirillo – kapoja e klanit që sundoi lagjen Torretta në Napoli për dekada – ishte një legjendë në botën e krimit të organizuar. Familja e tij e kishte siguruar jetesën në vitet 1960 duke kontrabanduar cigare. Ata kanë jetuar gjithmonë kështu, pa konflikte të mëdha. Cutolo donte një pjesë të gjithçkaje. Ai numëronte çdo kuti duhan që lëvizte në Napoli. Babai i Antonio - me nofkën O'biondo (bjondi) - sot është në burg. Ai është bir i asaj historie të krimit të organizuar: ai mori drejtimin nga një brez mafiozësh që tashmë janë pothuajse të zhdukur.

Elegant, i pashëm, gjithmonë i veshur mirë dhe i matur; Prototipi i mafiozit të shkollës së vjetër. Ai hyri dhe dilte prej vitesh në burg, duke mos tradhtuar askënd, duke ruajtur gjithmonë imazhin e tij. Gjëja e fundit që pret në këtë lloj familjeje – ku heshtja është ligj – është që një fëmijë ta denoncojë publikisht këtë mënyrë jetese, me megafon në dorë.

Antonio është 27 vjeç. Ai ka flokë bjonde – si babai i tij – dhe sy të gjelbër. Ai flet me EL PAÍS në mesditë të së martës, i ulur në një tavolinë në një tavernë të vogël në tregun Santa Lucía. Antonio u rrit në një familje Camorra.

“Babai im kaloi shumë vite brenda dhe jashtë [burgut]. Shiheshim për periudha të shkurtra. Nuk kam pothuajse asnjë foto me të. Ishte një fëmijëri, le të themi, mungesash. Por gjithçka dukej normale. Ne nuk ishim një familje tipike e zhurmshme – në shtëpi, pretendonim se ishim normalë. Na thoshin gënjeshtra gjithë ditën për të fshehur atë që po ndodhte. Nënat gënjeshtare, siç i quaj unë. Gënjeshtra me mirëbesim, natyrisht, për të mos na bërë të vuajmë. Ata më thanë se babai im ishte arkitekt, avokat… dhe më vonë t'ua thoshe këto gënjeshtra miqve të tu, të njohurve.

Historia ishte e ngjashme me atë të dëgjuar nga shumë fëmijë të tjerë të bosëve të burgosur: babai është një ndërtues; burgu – ku duhet të shkosh herë pas here për të biseduar në një dhomë të vogël, ulur në karrige hekuri – ishte një nga ndërtesat ku ai punonte. Kështu vazhdoi për mjaft kohë. Derisa, një ditë, dikush i hapi sytë. Miku i tij më i mirë – vajza e një familjeje në kundërshtim me kontrollin e familjes së tij mbi zonën – i solli Antonios një gazetë. Në kopertinë u shfaq babai i tij dhe fjalët "kamatë", "zhvatje" dhe "burg".

"Kjo është ajo që bën babai yt,"-i tha ajo.

Në fillim ishte e vështirë. Ai qau dhe nuk kuptoi asgjë. Por së shpejti ai bëri lidhjen e historisë.

“Gjithmonë kishte njerëz që hynin dhe dilnin në shtëpi. Ata fshiheshin kur Policia i binte ziles së derës, sepse babai im ishte në arrest shtëpie dhe nuk priste dot vizitorët,”- kujton ai.

Pak nga pak u mësua me këtë realitet. Dhe madje filloi të pëlqente.

“Mafiozët e shkollës së vjetër, si babai im, më shkaktuan njëfarë magjepsjeje. [Ata ishin] të këqij, por shumë magnetikë. Gjithmonë të veshur mirë, shumë të sjellshëm. Dinë të flasin, të ecin... kanë qenë shumë të vëmendshëm. Dhe unë u rrita me atë idenë e babait tim. Përveç kësaj, kurrë nuk e kam pasur një ide të qartë pse disa njerëz më trajtuan kaq mirë. Unë jam shumë i sjellshëm dhe i respektueshëm… por gjithmonë më dukej sikur meritoja më shumë se miqtë e mi. E pashë që, po të godisja me top një dritare apo tezgë tregu, nuk më qortonte pronari, por do t'i qortonte miqtë e mi. Dhe kjo u bëri përshtypje edhe atyre. Shëtitja nëpër lagje me djalin e shefit kishte privilegjet e veta.”

Serialet televizive si Gomorrah kanë shënuar mistikën e mafies në Itali dhe lidhjet familjare që i lidhin ato së bashku. Për të mos përmendur makinat, rrobat e shtrenjta, tatuazhet, rrjetet sekrete. Kjo vlen për Napolin, por edhe në Siçili apo Kalabri, ku lidhjet e gjakut janë edhe më të forta.

Pothuajse të gjithë e pëlqejnë këtë mënyrë jetese në fillim. Por vendimi i Antonio ka treguar një rrugë tjetër përpara për të tjerët. Ashtu si Giosuè – djali i madh i një prej klaneve mafioze Ndrangheta në komunën kalabreze të Rosarno – ai gjithashtu mohoi familjen e tij.

Pak vite më parë, një gjyqtar filloi të zbatojë një masë të diskutueshme për të mbajtur fëmijët e gangsterëve larg prindërve të tyre. Roberto Di Bella – kreu i gjykatës për të mitur në Reggio Calabria – krijoi projektin. Ai filloi t'u hiqte kujdestarinë fëmijëve një numri të madh familjesh nga 'Ndrangheta.

Antonio nuk kishte nevojë që dikush ta ndante nga familja. Ai thjesht u lodh. Ai iu drejtua teatrit, muzikës, detit, letërsisë. Por ditën që ngriti zërin në shesh, rreth tij ra heshtja. Në lagje, ai filloi të kishte probleme. E shihnin keq, kishte kërcënime, e pështynin. Ai ra në depresion, duke përjetuar çrregullime obsesive.

Një muaj pas demonstratës, ai shkoi të takonte të atin në burgun e sigurisë maksimale ku mbahej.

“Ai më tha: ‘Nëse mendon se më ke tradhtuar ose më ke lënduar, e ke gabim. Kam frikë se nuk do ta përballosh dot këtë presion."

Shumë besuan se unë po pendohesha dhe po bashkëpunoja me ligjin. Ata e vendosën foton time në gazetë pranë Giuseppe Misso, një djalë që vrau shumë njerëz dhe përfundoi duke u penduar.

“Për çfarë duhet të pendohem? Vetëm se nuk kam folur më herët.”/El Pais

antonio piccirillo

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin