LIVE UPDATES
Bota

Elon Musk merr kontrollin e Twitter-it, por si do të jetë më tej platforma?

Ndërsa asnjë ndryshim i menjëhershëm i politikave nuk ishte njoftuar deri të premten pasdite, kjo nuk i ndaloi përdoruesit të brohorasin - ose të kritikonin - atë që ata presin të jetë një përqafim i shpejtë i premtimeve të Musk-ut për të shkurtuar moderimin në emër të promovimit të fjalës së lirë.

29 October 2022, 09:20 Nga A.B
Elon Musk merr kontrollin e Twitter-it, por si do të jetë më tej
Elon Musk

Menjëherë pasi Elon Musk-u mori kontrollin e Twitter-it, disa personalitete konservatore nuk humbën kohë për të hyrë në platformë dhe për të riqarkulluar teoritë konspirative në një përpjekje për të "testuar" nëse politikat e Twitter-it për dezinformim ishin ende duke u zbatuar.

Ndërsa asnjë ndryshim i menjëhershëm i politikave nuk ishte njoftuar deri të premten pasdite, kjo nuk i ndaloi përdoruesit të brohorasin - ose të kritikonin - atë që ata presin të jetë një përqafim i shpejtë i premtimeve të Musk-ut për të shkurtuar moderimin në emër të promovimit të fjalës së lirë.

Në një postim në Twitter të premten pasdite, zoti Musk tha se Twitter-i do të formojë një "këshill për moderimin e përmbajtjes me këndvështrime gjerësisht të ndryshme" dhe "asnjë vendim i rëndësishëm i përmbajtjes ose riaktvizimit të llogarive nuk do të ndodhë përpara se të mblidhet ai këshill".

Por gjatë pjesës më të madhe të ditës, ata që përqafuan thirrjen e Musk-ut për ta bërë Twitter një strehë të "fjalës së lirë" ishin të etur për të parë cakun se deri ku mund të shkonin.

Ekspertët e njohur të krahut të djathtë postuan në Twitter fjalë të tilla si "ivermectin" dhe "Trump fitoi" për të parë nëse do të penalizoheshin për përmbajtjen. Ivermectin, një ilaç i lirë që vret parazitët tek njerëzit dhe kafshët, është promovuar nga disa ligjvënës republikanë dhe drejtues konservatorë të emisioneve si një mënyrë efektive për të trajtuar COVID-19. Por ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se ka prova të pakta për të mbështetur besimin se ilaçi funksionon.

Në një letër që synon të qetësojë frikën e reklamuesve, zoti Musk u zotua të enjten se Twitter-i nuk do të jetë "një peizazh ferri i lirë për të gjithë, ku mund të thuhet çdo gjë pa pasoja".

Por është ende e paqartë se çfarë do të ndodh me platformën e mediave sociale – dhe çfarë do të tolerohet. Vëzhguesit po vëzhgojnë të shohin se kush do të qëndrojë, kush do të largohet dhe kush mund të kthehet potencialisht nga lista e njerëzve që platforma i ka ndaluar ndër vite. Ato variojnë nga Donald Trumpi, te teoricieni i konspiracionit Alex Jones dhe ish-udhëheqësi i Ku Klux Klan, David Duke – asnjëri prej të cilëve nuk është kthyer në platformë deri më tani.

Agjencia Associated Press kontrolloi të paktën 12 llogari të tjera në Twitter që ishin pezulluar nga platforma – duke përfshirë ato të përdorura nga aktivisti i krahut të djathtë James O'Keefe dhe shefi ekzekutiv i MyPillow, Mike Lindell – dhe secila shfaqi mesazhin “llogari e pezulluar” deri të premten pasdite.

“Jam shumë i lumtur që Twitter tani është në duar të shëndosha dhe nuk do të drejtohet më nga të çmendurit e majtë radikalë dhe maniakët që e urrejnë vërtet vendin tonë”, tha zoti Trump të premten në mëngjes në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, duke mos lënë asnjë tregues nëse do të kthehej në platformë apo jo edhe pse Musk-u ka thënë se do ta lejonte.

“E DUA TË VËRTETËN!”, tha ai, duke shtuar se Twitter-i do të jetë “më mirë” nëse arrin të heqë qafe robotët dhe llogaritë e rreme “që e kanë lënduar aq keq”.

Më herët gjatë ditës, mediat raportuan se Kanye West, reperi i njohur ligjërisht si Ye, dukej se ishte kthyer në Twitter pasi llogaria e tij u mbyll në fillim të këtij muaji pas postimeve të tij antisemitike në platformën e mediave sociale.

Por nuk kishte asnjë provë që të sugjeronte se statusi i llogarisë së tij kishte ndryshuar ose se zoti Musk luajti një rol dhe nuk kishte asnjë shenjë të aktivitetit të fundit. Twitter-i nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nëse Ye ishte kthyer në platformë. Reperi dhe stilisti ishte pezulluar edhe nga Instagrami, ku llogaria e tij atje ishte rikthyer së fundmi.

Ndërkohë, dhjetëra profile ekstremiste – disa të krijuara rishtazi – postuan sharje racore dhe imazhe naziste, ndërsa shprehnin mirënjohje ndaj Musk-ut për udhëheqjen e tij të re. Një tjetër llogari anonime shkroi në Twitter: "Elon tani kontrollon Twitter-in, lëshon sharjet racore", së bashku me disa komente përçmuese.

“Blerja e tij e Twitter-it ka hapur kutinë e Pandorës”, tha grupi Ultraviolet në një deklaratë të përgatitur të premten, duke i kërkuar gjithashtu Musk-ut, drejtuesit të Twitter-it dhe bordit të drejtorëve të kompanisë që të vazhdojnë të zbatojnë ndalimin e Trumpit nga platforma, si dheekstremistët e krahut të djathtë dhe supremacistët e bardhë.”

Disa përdorues reaguan ndaj lajmit duke kërcënuar se do të largoheshin, dhe të tjerë u vunë në lojë për këtë. Termat "Elon" dhe "fshirje" u shfaqën si fjalët kryesore që qarkullonin në Twitter të premten ndërsa përdoruesit diskutuan pasojat. Spekulimet përshkuan gjithashtu platformën. Disa shqetësoheshin se numri i ndjekësve të tyre në Twitter po binte, duke teorizuar se Twitter-i mund të ishte duke pastruar llogaritë robotë. Përdorues të tjerë postuan raporte të paverifikuara se numri i "pëlqimeve" të tyre po pakësohej.

“Elon Musk bleu një platformë, ai nuk bleu njerëz”, tha Jennifer Grygiel, një eksperte e mediave sociale dhe profesore në Universitetin e Syracuse-s. “/VOA

elon musk

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin