6 March 2024, 13:57
Nga N.F
Matjazh Nemec
KOSOVË- Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që janë posedues të pasaportave nga Serbia. Ai e konfirmoi emërimin përmes rrjeteve sociale dhe tha se pret një vendim të shpejtë për anulimin e vizave për serbët e Kosovës, që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe. Qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të Republikës së Kosovës e gëzojnë regjimin pa viza që nga 1 janari i këtij viti.
Por, nga ky vendim u përjashtuan ata qytetarë që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ata u përjashtuan edhe kur u hoqën vizat për qytetarët e Serbisë, në dhjetor të vitit 2009.
Me vendimin për anulimin e vizave për Kosovën, qytetarët që kanë vetëm pasaporta serbe, mbeten të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë regjim pa viza me vendet evropiane. Në nëntor të vitit 2023, Komisioni Evropian propozoi fillimin e procedurave për përfshirjen edhe të qytetarëve të Kosovës me pasaporta nga Serbia në liberalizimin e vizave.
Qeveria e Kosovës u shpreh kundër, duke thënë se është e shqetësuar për një propozim të tillë pa konsultime apo njoftime paraprake. Prishtina zyrtare nuk i njeh pasaportat serbe të Autoritetit Koordinues, sepse konsideron se ato lëshohen nga një institucion ilegal.
“Njohja e këtyre dokumenteve cenon integrimin e komunitetit serb, dëmton përpjekjet tona afatgjate [për integrimin e serbëve]”, shkroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në Facebook, më 21 nëntor.
Ai, gjithashtu, tha se pjesëtarët e komunitetit serb me pasaporta të Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën e shteteve evropiane, të njohur si Schengen. Vendimin për heqjen ose jo të vizave e marrin Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian. Parlamenti Evropian përfundon punën në prill, pasi institucioni hyn në fushatë parazgjedhore për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në qershor. Mbetet e paqartë nëse do të ketë kohë të mjaftueshme për t’i respektuar të gjitha procedurat që vendimi për këtë të merret gjatë mandatit aktual të Parlamentit Evropian.
Marrë nga REL
matjazh nemec kosove viza
Bota
6 March 2024, 13:50
M.B
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov
MOSKË– Kremlini deklaroi sot se Rusia nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet pre...
Bota
6 March 2024, 13:39
M.B
Fermerët
POLONIA- Mijëra fermerë polakë protestuan jashtë zyrës së kryeministrit të mërkurën, duk...
Bota
6 March 2024, 13:14
M.B
Yulia Navalnya, Jill Biden dhe Olena Zelenska
UKRAINA- Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska ka refuzuar ftesën e Shtëpisë së...
Bota
6 March 2024, 12:48
N.F
Pamje nga protesta
KOSOVË- Me një fletë në duar, para dyerve të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, aktivistja B...
Bota
6 March 2024, 12:33
M.B
Joe Biden
SHBA- Tani që Donald Trump ka vulosur vetëm nominimin republikan për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë, ...
Bota
6 March 2024, 12:28
N.F
Nikki Haley
SHBA- Nikki Haley do të njoftojë sot se po largohet nga gara presidenciale, sipas burimeve të CNN. Haley ishte shfaqur si rivalj...
Bota
6 March 2024, 12:15
M.B
Tesla
FRANKFURT- Një zëdhënës i policisë në shtetin e Brandenburgut, në Gjermani tha se ata besojnë se një...
Bota
6 March 2024, 11:47
M.B
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu
PARIS- Moldavia dhe Franca do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në fu...
Bota
6 March 2024, 11:38
N.F
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kurrë nuk ka kërkuar që trupat perëndimore të luftojn&eu...
Bota
6 March 2024, 11:29
M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku tha sot se ai ende vuante nga një ftohje pasi ai përsëri kufizoi fjalimin në nj&eu...