LIVE UPDATES
Bota

EMRAT/ Kush janë eurodeputetët që votuan kundër liberalizimit të vizave dje në LIBE?

48 eurodeputetë votuan pro, 7 kundër dhe 3 abstenuan.

13 January 2023, 08:55 Nga a.l
EMRAT/ Kush janë eurodeputetët që votuan kundër
Liberalizimi i vizave

KOSOVË-  Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) dje ka votuar pro marrëveshjes për liberalizimin e vizave për Kosovën. 48 eurodeputetë votuan pro, 7 kundër dhe 3 abstenuan.

Në faqen zyrtare të Parlamentit Europian tashmë janë publikuar edhe votat e deputetëve. Por, kush janë shtatë eurodeputetët që s’ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovën?

Eurodeputeti Jorge Buxadé Villalba nga grupi parlamentar ECR – Konservatorët dhe Reformistët Europianë, i cili është një grup politik euroskeptik i butë, anti-federalist i Parlamentit Europian. Villalba është avokat dhe politikan spanjoll, i cili u zgjodh anëtar i PE-së në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019 në Spanjë.

Eurodeputeti Gunnar Beck nga grupi parlamentar Identitet dhe Demokraci, i cili është një grup politik i krahut të djathtë në PE, i formuar më 2109. Ai përbëhet nga parti kombëtare nacionaliste, populiste të krahut të djathtë dhe euroskeptikë nga dhjetë vende europiane. Beck është politikan, akademik dhe avokat gjerman.

Eurodeputeti Tom Vandendriessche është nga grupi i njëjtë parlamentar sikurse Beck. Ai është politikan dhe biznesmen belg.

Eurodeputeti Milan Uhrík është nga grupi parlamentar NI, një shkurtesë për Non-Inscrits, që nuk i përkasin grupeve politike të njohura. Uhrik është politikan sllovak i cili u zgjodh si deputet i Parlamentit Europian në vitin 2019.

Eurodeputetja Isabel Benjumea Benjumea nga grupi parlamentar EPP. Grupi i Partisë Popullore Europiane është grup politik i qendrës së djathtë të PE-së i përbërë nga deputetë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Europiane (EPP). Benjumea është politikane spanjolle që shërben si deputete në PE që nga viti 2019.

Eurodeputetja Nadine Morano  është po ashtu nga grupi parlamentar EPP. Ajo është politikane franceze e republikanëve, e cila shërben në PE që nga viti 2014. Më parë ka qenë edhe ministre në Francë.

Eurodeputeti Maite Pagazaurtundúa nga grupi parlamentar Reneë, i cili është një grup politik liberal, pro-europian i Parlamentit Europian i themeluar për mandatin e nëntë të PE-së.

Ndërkaq, dy eurodeputetët që abstenuan janë: eurodeputetja sllovake Lucia Ďuriš Nicholsonová, si dhe eurodeputetët spanjollë Domènec Ruiz Devesa dhe Javier Moreno Sánchez.

Tashmë dosja për liberalizimin e vizave të Kosovës do të shkojë për t’u votuar në Parlamentin Europian. Ky institucion dje në një përgjigje për Gazetën Express ka treguar datat se kur mund të ndodhë ky votim.

“Tani dosja do të shkojë në seancë plenare dhe vlerësimi aktual është se ajo do të jetë në seancën e dytë plenare të marsit ose të parën e prillit”.

Në faqen zyrtare të PE-së, seanca e dytë plenare planifikohet të mbahet më 29 dhe 30 mars, ndërsa ajo e prillit do të mbahet më 17 deri më 20./Express

liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin