LIVE UPDATES
Bota

Energjia e kushtueshme/ DW: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

Kjo sërish përbën rreth 25 për qind më shumë krahasuar me fillimin e vitit, kur karburanti tregtohej me 1,70 euro për litër.

14 April 2026, 08:25 Nga D.S

Energjia e kushtueshme/ DW: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

Në fillim të marsit, një litër benzinë super kushtonte 2 euro e 50 cent në disa pika karburanti në Gjermani. Aktualisht, çmimi mesatar është 2,14 euro. Kjo sërish përbën rreth 25 për qind më shumë krahasuar me fillimin e vitit, kur karburanti tregtohej me 1,70 euro për litër.

Shkak për rritjen u bë lufta kundër Iranit, e nisur nga SHBA dhe Izraeli. Regjimi në Teheran reagoi, ndër të tjera, duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kyçe për transportin e anijeve cisternë.

Gjermani: Prej vitesh çmime të larta për energjinë
Që nga shpërthimi i luftës, çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në mbarë botën. Në Gjermani, ku energjia është tashmë shumë e shtrenjtë në krahasim ndërkombëtar, pasojat ndihen gjerësisht – si nga ekonomia ashtu edhe nga popullsia. Pas hezitimeve të zgjatura dhe debateve për gjetjen e mënyrës më të mirë, qeveria federale, e përbërë nga partitë konservatore të Unionit (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD), ra dakord për masa lehtësuese.

Komisioni i koalicionit, i kryesuar nga kancelari federal Friedrich Merz (CDU), shpalli pas një takimi krizash në fundjavë (12.04.2026) në Berlin një masë me efekt të menjëhershëm: taksa mbi karburantet për naftën dhe benzinën do të ulet me 17 cent për litër për një periudhë dy mujore. Kjo korrespondon me një vëllim prej rreth 1,6 miliardë eurosh. "Me këtë masë do ta përmirësojmë shumë shpejt situatën për drejtuesit e automjeteve dhe për ndërmarrjet”, deklaroi kreu i qeverisë.

Çfarë pret kancelari federal Merz nga industria e naftës
Merz e lidhi njoftimin e tij me një mesazh të qartë: "Në këtë kontekst presim që industria e naftës ta përcjellë këtë lehtësim drejtpërdrejt dhe pa asnjë kufizim te konsumatorët.” Megjithatë, Gjermania ka shumë pak ndikim mbi çmimet e naftës së papërpunuar në tregjet botërore. Kjo është e qartë edhe për qeverinë federale.

Kancelari iu referua pasojave të gjeopolitikës, veçanërisht dështimit të negociatave për një armëpushim në luftën me Iranin. Si pasojë, çmimet e naftës u rritën sërish brenda natës në mbi 100 dollarë për fuçi. "Kjo tregon se kjo krizë, kjo luftë, është shkaku i vërtetë i problemeve me të cilat përballemi në vendin tonë”, theksoi Merz.

Shpresa për një armëpushim në luftën me Iranin
Njëkohësisht, ai i zbehu shpresat për mbështetje të mëtejshme shtetërore, duke theksuar se shteti nuk mund të kompensojë të gjitha rreziqet dhe pasiguritë e politikës botërore. "Çdo euro që marrim nga buxhetet tona mungon diku tjetër”, tha Merz. Për këtë arsye, ulja e taksës mbi karburantet është e kufizuar në dy muaj. "Kjo do të thotë, sinqerisht, se më pas çmimet do të rriten sërish”, shtoi kancelari. Shpresa e tij është që të arrihet një armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe që çmimet e naftës në tregjet botërore të bien.

Ministrja e Punës, Bärbel Bas (SPD), njoftoi paralelisht se synon të ashpërsojë ligjin kombëtar të konkurrencës. "Ky është një mjet i fortë – ose duhet të bëhet i tillë – në mënyrë që edhe në të ardhmen të kemi në dorë instrumente të mjaftueshme për të parandaluar abuzimet me çmimet në pikat e karburantit”, deklaroi ajo. Sfondi i këtyre planeve janë çmimet e karburanteve në Gjermani, të cilat krahasuar në nivel evropian janë veçanërisht të larta.

A do të ketë një taksë mbi fitimet shtesë?
Ministri i Financave, Lars Klingbeil (SPD), ndryshe nga kancelari Merz, mirëpriti faktin që Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) dëshiron të shqyrtojë mundësinë e një takse të ashtuquajtur mbi fitimet shtesë për kompanitë e naftës. "Parimi është i qartë: fitimet e shtesë nga krizat duhet të mblidhen dhe t'u kthehen konsumatorëve”, deklaroi Klingbeil.

Kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i CSU‑së, Markus Söder, dëshiron gjithashtu ta bëjë Gjermaninë më pak të varur nga importet e energjisë. Sipas tij, kjo vlen njësoj si për energjitë e rinovueshme nga era dhe dielli, ashtu edhe për lëndët djegëse fosile. "Prandaj duhet të intensifikohet edhe nxjerrja e gazit nga rezervat vendase”, kërkoi Söder.

Tatimi mbi të ardhurat pritet të ulet në vitin 2027
Qeveria federale u dakordësua gjithashtu gjatë takimit dyditor të Komisionit të Koalicionit që nga janari i vitit 2027 të lehtësojë barrën tatimore për grupet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Njëkohësisht synohet të parandalohet rritja e kostove të sigurimit shëndetësor. Se si do të realizohen konkretisht këto masa, do të jetë objekt diskutimesh intensive mes ekspertëve në komisione gjatë javëve dhe muajve në vijim.

Edhe në fushën e pensioneve priten ndryshime të rëndësishme brenda këtij viti, sipas vullnetit të qeverisë. Plani parashikon forcimin e pensionit privat përmes stimujve shtetërorë dhe investimeve në tregun e aksioneve. Kancelari federal Merz shpreson që reformat e shumta të kenë edhe një efekt pozitiv psikologjik: "Në fund duhet të arrihet rikthimi dhe forcimi i besimit të njerëzve në funksionimin e vendit tonë”, tha Merz./DW

gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin