20 April 2024, 17:43
Nga I>A
Erdogan
TURQI- Udhëheqësi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, Ismail Haniyeh, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 20 prill, përderisa tensionet në Lindjen e Mesme janë të larta.
Erdogan ka kërkuar, por deri më tani ka dështuar, që të paraqesë veten si një ndërmjetës në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, që nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit. Po ashtu, tensionet janë të larta në Lindjen e Mesme, pasi është raportuar për sulme mes Iranit dhe Izraelit.
Megjithatë, Erdogan ka qenë diskret sa i përket takimit të tij me kreun e Hamasit.
“Do ta mbaj agjendën mes meje dhe Haniyehit”, tha Erdogan për gazetarët para takimit.
Hamasi tha se lufta në Gazë është në agjendë të bisedimeve. Takimi Erdogan-Haniyeh, sipas mediave turke, është zhvilluar në pallatin Dolmabahçe.
Me Katarin që ka thënë se do të rivlerësojë rolin e tij si ndërmjetës mes Hamasit dhe Izraelit, Erdogan dërgoi të enjten në Doha ministrin e tij të Jashtëm, Hakan Fidan. Kjo lëvizje është sinjal se Turqia e dëshiron këtë rol.
Erdogan, gjatë paralajmërimit për vizitën e kreut të Hamasit, tha se edhe “nëse unë do të mbetem personi i fundit, do të vazhdoj të ndihmoj popullin palestinez dhe do të jem zëri i tyre”.
Hamasi, që është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, ka një zyrë në Turqi që nga viti 2011, kur Turqia ndihmoi në arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e një ushtari izraelit.
Marrë nga REL
ismail haniyeh recep tayyip erdogan
Bota
20 April 2024, 17:30
I.A
Gaze
GAZA- Një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, shkaktoi vdekjen e të pakt...
Bota
20 April 2024, 17:08
S.B
Kim Jong Un
KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut ka publikuar një këngë të re për të lavdëruar liderin Kim Jong Un duke ...
Bota
20 April 2024, 16:17
S.B
Dolce Hanoi Golden Lake
VIETNAM- Dolce Hanoi Golden Lake është hoteli i parë në botë i veshur me ar dhe ndodhet në Viet...
Bota
20 April 2024, 16:13
I.A
Irak
IRAK- Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në nj&eu...
Bota
20 April 2024, 14:54
I.A
Hekuran Murati
KOSOVË- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës bëri të ditur se Agjencia ndërkombëtare Fi...
Bota
20 April 2024, 14:14
r.ll
vjosa osmani, albin kurti, glauk konjufca
KOSOVË- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë ka publikuar të dhënat e...
Bota
20 April 2024, 13:25
S.B
pamje nga vullkani
ANTARKTIDË- Vullkani më i lartë në botë nxjerr pluhur ari me vlerë të konsiderueshme çdo ...
Bota
20 April 2024, 13:06
S.B
Mark Zuckerberg
SHBA- Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg nuk është i panjohur në bërjen lëmsh të rrjetit, gjithsesi ...
Bota
20 April 2024, 12:02
r.ll
Avionet luftarake kineze
TAJVAN- Më 20 prill, në një periudhë prej tre orësh, përreth ishullit të Tajvanit u detektuan d...
Bota
20 April 2024, 11:12
r.ll
konferenca
SERBI- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të...