17 June 2022, 17:36
Nga d.a
Gabriel Escobar
MAQEDONIA E VERIUT- Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.
Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla. Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, e shumë diplomatë të tjerë.
Në falën e tij, Escobar tha se është e rëndësishme që njerëzit duhet ta dinë se të gjitha janë të bashkuar për integrime euroatlantike.
“Kur flasim për sfidat e Ballkanit Perëndimor, ato janë të shumta, por duhet të fokusohemi te mundësitë që kemi këtu e këto janë shumë. Por duhet të ecim përpara me çështjet që po ballafaqohemi në rajon”, tha Escobar.
Ai siguroi se SHBA është përkrahëse në këtë çështje, raporton RTKlive. Sipas Escobar, më e rëndësishme është zgjerimi evropian, e NATO të përfshijë pjesët tjera.
“Ajo çka ka bërë BE-ja ka të bëjë me paqen që edhe kjo pjesë të jerm më paqësore dhe demokratike”, tha diplomati amerikan.
Escobar u shpreh se për të qenë kandidat për anëtarësim në BE, një vend duhet të dijë se i jep shumë përfitime njerëzve, reporton RTKlive.
“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht edhe me te gjitha standardet tjera dhe duhet të jetë pjesë e BE-së dhe mundësi për gjeneratat e reja”. -shtoi ai.
I emëruari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor tha se mesazhi është që edhe pse njerëzit janë të fokusuar për procesin e kornizës politike, sot progresi po ndodh edhe në vendet tjera.
“Prandaj e gjithë kjo bën që të them se Ballkani Perëndimor ka sukses”, tha Escobar.
Ai foli edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur.
“Ballkani i Hapur’, derisa është i drejtuar në integrimet evropiane, atëherë ne jemi për ta mbështetur”, tha Escobar.
Ai deklaroi se pjesa tjetër e mbetur është punë e vendeve të rajonit.
“Derisa ‘Ballkani i Hapur’ përmbushë këto, ne e përkrahim atë dhe të gjitha iniciativat e tjera që na bashkojnë”./Express/
donika gërvalla gabriel escobar forumi i prespes 2022
Bota
17 June 2022, 17:26
d.a.
Shaip Kamberi
SERBI- Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt dhe kjo do të jetë një tjetë...
Bota
17 June 2022, 16:51
d.a
Foto ilustruese
Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit dhe do të udhëheqë integrim...
Bota
17 June 2022, 16:25
d.a
Ana Brnabiç
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministrja në largim e Serbisë Ana Brnabiç tha sot se pozicioni negociues i Serbisë me Bash...
Bota
17 June 2022, 16:07
d.a
Federico Carboni
ITALI- Mario, emri i vërtetë i të cilit është Federico Carboni, është personi i parë&nbs...
Bota
17 June 2022, 15:47
d.a
Dimitar Kovaçevski
"Identiteti dhe gjuha maqedonade nuk do të negociohen”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Di...
Bota
17 June 2022, 15:26
d.a
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij në Forumin e Shën Petersburgut thotë se sanksionet jan&eu...
Bota
17 June 2022, 15:05
d.a
Lija e majmunit
SERBI- Është konfirmuar rasti i parë i ardhur nga jashtë i lisë së majmunit në Serbi nga Instituti ...
Bota
17 June 2022, 14:59
d.a
SPIEF
RUSI- Fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg (SPIEF) është s...
Bota
17 June 2022, 14:49
d.a
Mitsotakis dhe Erdogan
TURQI- Kontaktet e djeshme mes ministrit grek dhe atij turk të mbrojtjes dhe ministrave të jashtëm mund të ...
Bota
17 June 2022, 14:44
j.c
Foto ilustruese
ALABAMA- Dy persona u vranë dhe një u plagos dje në një kishë në një periferi të Birmingham, Alabam...