LIVE UPDATES
Bota

Eurozona mban nën kontroll inflacionin, BQE heziton për ulje të normave

Në Francë, inflacioni i çmimeve të konsumit, i harmonizuar sipas standardeve të BE-së, ra në 0.8% në gusht, nga 0.9% në korrik, sipas të dhënave të publikuara të premten nga instituti francez i statistikave.

29 August 2025, 15:11 Nga N.F
Eurozona mban nën kontroll inflacionin, BQE heziton për ulje të
Foto

TIRANË- Norma vjetore e inflacionit nuk tregoi shenja rritjeje në tre nga ekonomitë më të mëdha të eurozonës, duke mbajtur gjallë mundësinë e një uljeje të interesave në mbledhjen e ardhshme të Bankës Qendrore Europiane (BQE).

Në Francë, inflacioni i çmimeve të konsumit, i harmonizuar sipas standardeve të BE-së, ra në 0.8% në gusht, nga 0.9% në korrik, sipas të dhënave të publikuara të premten nga instituti francez i statistikave. Rënia e mëtejshme e inflacionit e çon atë shumë poshtë nivelit 2% që BQE konsideron optimal. “Kjo është një rreze shprese për ata që favorizojnë politika monetare më të buta,” shkroi Claus Vistesen nga Pantheon Macroeconomics.

Në Itali dhe Spanjë, inflacioni vjetor mbeti i pandryshuar këtë muaj, në 1.7% dhe 2.7% përkatësisht, sipas të dhënave të publikuara të premten.

Të dhënat për Francën treguan se çmimet e ushqimeve mbetën të qëndrueshme, ndërsa energjia shënoi një rënie më të ngadaltë krahasuar me muajin korrik. Kjo sugjeron një ulje të inflacionit bazë – një tregues kyç që përjashton komponentët më të paqëndrueshëm. Sipas të dhënave të LSEG Refinitiv, tregjet presin që BQE të mbajë normën kryesore të depozitave në 2.0% në shtator, edhe pse disa anëtarë të Këshillit Drejtues kanë nënvizuar se të gjitha opsionet mbeten të hapura. Një pjesë e vogël e investitorëve parashikojnë një ulje në 1.75%.

Ekonomia franceze shënoi rritje relativisht të fortë në tremujorin e dytë, sipas konfirmimit zyrtar të të dhënave të premten. Spanja, e nxitur nga turizmi i fuqishëm dhe flukset e larta migratore, vazhdon të tejkalojë pjesën më të madhe të vendeve të pasura. Megjithatë, pritet që ritmi i rritjes në ekonomitë kryesore të eurozonës të ngadalësohet në pjesën e dytë të vitit, dhe një rënie më e mprehtë se parashikimet mund ta shtyjë BQE-në drejt uljes së kostove të huamarrjes për të nxitur aktivitetin ekonomik.

Shpenzimet e familjeve franceze ranë në korrik, sipas të dhënave të tjera, duke lënë pak shpresa për një rimëkëmbje të konsumit. Vendi po përballet gjithashtu me një ngërç politik që nga vera e kaluar, kur partia e presidentit Emmanuel Macron humbi shumicën në Asamblenë Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme. Aktualisht, një qeveri minoritare e drejtuar nga kryeministri François Bayrou pritet të përballet me një votë mosbesimi në fillim të muajit të ardhshëm – e cila sipas gjasave do të humbasë – duke larguar edhe më tej reformat buxhetore të nevojshme për të kontrolluar deficitin e thellë publik.

Gjermania regjistroi një tkurrje ekonomike prej 0.3% në tremujorin e dytë dhe ka shenja të tjera dobësie. Numri i të papunëve kaloi mbi 3 milionë këtë muaj, sipas të dhënave të së premtes. Tregu i punës i brishtë dhe pasqyra e zymtë ekonomike kanë ulur ndjeshëm besimin e konsumatorëve gjatë verës. Sipas ekonomistit të Commerzbank, Joerg Kraemer, tarifat tregtare të vendosura nga SHBA do ta godasin edhe më shumë ekonominë e orientuar drejt eksporteve, ndërsa fqinjët europianë nuk mund të kompensojnë rënien e kërkesës nga tregu amerikan.

“Fuqizimi i fundit i euros, që ka gjasa të vazhdojë në muajt në vijim, veçanërisht kundrejt dollarit amerikan, do të ulë konkurrueshmërinë e produkteve europiane në tregun global,” paralajmëroi ai.

Mbajtja e normave të interesit në të njëjtin nivel mund të forcojë më tej euron, e cila është rritur me mbi 10% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit. Dobësimi i mëtejshëm i dollarit është i mundur nëse Rezerva Federale amerikane vendos të ulë normat e interesit në mbledhjen e saj të ardhshme, një skenar për të cilin probabiliteti është ngushtuar javët e fundit./ Monitor

bqe eurozon inflacion

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin