25 March 2024, 10:41
Nga M.B
Josep Borrell
Bruksel- Shefi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja po e mbështet bashkëpunimin ushtarak rajonal duke përmendur konkretisht Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Europa është në rrezik. Sipas Borrell, shumë veprime janë bërë për të shtuar sigurinë evropiane, për të cilën kërkohet edhe më shumë. Ai ka shtuar se po mbështesin gjithashtu Moldavinë dhe Gjeorgjinë në fqinjësinë lindore dhe Jordaninë dhe Libanin në fqinjësinë jugore.
“Në Ballkanin Perëndimor, ne po mbështesim bashkëpunimin ushtarak rajonal, si dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut. Ne po mbështesim gjithashtu Moldavinë dhe Gjeorgjinë në fqinjësinë lindore dhe Jordaninë dhe Libanin në fqinjësinë jugore”, ka shkruar ai në faqen zyrtare të BE-së.
Sipas tij, situata aktuale gjeopolitike po e vë Europën në rrezik, duke përmendur luftën hibride të karakterizuar nga sulmet kibernetike.
“Deri më tani i kemi përdorur 6.1 miliardë euro për të nxitur mbështetjen për Ukrainën nga vendet anëtare të BE-së dhe me to, BE-ja ka dorëzuar në total 31 miliardë euro pajisje ushtarake në Ukrainë që nga nisja e luftës. E kjo shifër po vazhdon të rritet çdo ditë. Ndër veprimet e tjera, deri në këtë verë do t’i kemi trajnuar 60.000 ushtarë ukrainas, i kemi dhuruar Ukrainës 500.000 predha artilerie dhe deri në fund të vitit do të jenë mbi 1 milion”, ka thënë Borrell.
josep borrell
Bota
25 March 2024, 10:38
M.B
Kiev
UKRAINA- Rusia i ka vazhduar sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë natës së 24 dhe 25 ...
Bota
25 March 2024, 10:23
M.B
Kate Middleton
BRITANI- Kina, Rusia dhe Irani janë akuzuar për nxitjen e teorive konspirative rreth sëmundjes së Princeshës së...
Bota
25 March 2024, 10:16
N.F
Jane Hartley
ANGLI- Ambasadorja amerikane në Britani të Madhe, ka thënë sw fundmi se Rusia nuk do të ndalet nëse fiton luft&e...
Bota
25 March 2024, 10:04
N.F
Aksidenti
GJERMANI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Bavari në Gjermani ku janë përfshirë 4...
Bota
25 March 2024, 09:58
N.F
Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në trevjetorin e qeverisjes ka folur në lidhje me situatën në Veri të ...
Bota
25 March 2024, 09:44
M.B
Mbreti Charles
LONDËR- Mbreti Charles i Britanisë është "i frustruar" nga ritmi i rikuperimit të tij nga kanceri, tha t&eu...
Bota
25 March 2024, 09:24
N.F
Edëard Joseph
KOSOVË- Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edëard Joseph ka vizituar Kosovën...
Bota
25 March 2024, 09:20
M.B
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe vajza e tij, Kim Ju Ae, marrin pjesë në një stërvitje të ushtrisë verikore...
Bota
25 March 2024, 09:09
M.B
Besnik Bislimi
KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se vitet e fundit, dialogu u kthye drejt rrugës s&eu...
Bota
25 March 2024, 08:43
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Një vatër zjarri u regjistrua në orët e para të së hënës në një nga termocentralet...