LIVE UPDATES
Bota

Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve

Në raport theksohet se disa taktika të tjera përfshinin “shtyrjen e tyre në lumenj (ndonjëherë me duart ende të lidhura), heqjen e rrobave dhe këpucëve dhe detyrimin të ecin zbathur dhe/ose me të brendshme dhe, në disa raste, edhe plotësisht të zhveshur përtej kufirit”.

30 March 2023, 14:00 Nga I.A
Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të
Foto ilustruese

BRUKSEL- Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Evropë e ka kritikuar trajtimin "çnjerëzor" të emigrantëve në kufijtë evropianë, veçanërisht në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian. Emigrantët kishin pësuar “grushte, shuplaka, goditje me shkopinj dhe sende të tjera të forta... nga policia ose rojet kufitare”, thuhet në raportin vjetor të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), të publikuar të enjten, më 30 mars.

“U përdorën edhe forma të tjera të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, si gjuajtja e plumbave pranë trupave të njerëzve ndërsa ata ishin të shtrirë në tokë”, thuhet më tutje në këtë raport.

Në raport theksohet se disa taktika të tjera përfshinin “shtyrjen e tyre në lumenj (ndonjëherë me duart ende të lidhura), heqjen e rrobave dhe këpucëve dhe detyrimin të ecin zbathur dhe/ose me të brendshme dhe, në disa raste, edhe plotësisht të zhveshur përtej kufirit”.

CPT-ja tha se ishte përballur me “një numër në rritje” të njerëzve që pretendonin se ishin larguar nga kufiri evropian me forcë.

“Shumë vende evropiane përballen me sfida shumë komplekse migracioni në kufijtë e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata mund të shpërfillin detyrimet e tyre ndaj të drejtave të njeriut. Largimet me forcë janë të paligjshme, të papranueshme dhe duhet të marrin fund”, tha kreu i CPT-së, Alan Mitchell.

Ky komitet i kishte vizituar pikat e policisë së rregullt dhe asaj të kufirit, dhe rojës bregdetare, qendrat e paraburgimit dhe zonat e transitit në rrugët kryesore të migracionit për në Evropë.

CPT-ja u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që të garantojnë të drejtat e emigrantëve duke regjistruar secilin individ, duke u ofruar atyre vlerësime mjekësore dhe cenueshmërie dhe duke u ofruar mundësinë e aplikimit për azil.

“Arrestimi duhet të përdoret vetëm si masë e fundit”, thuhet gjithashtu në raportin e publikuar.

Këshilli i Evropës përbëhet nga 46 vende. Rusia ishte përjashtuar pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës vitin e kaluar, por ajo mbetet palë e Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës. Emigrantët mbeten çështje diskutimi në Bashkimin Evropian që kur më shumë se një milion njerëz kishin mbërritur në Evropë gjatë krizës së refugjatëve në vitet 2015-16. Numri i përpjekjeve të emigrantëve për të hyrë në Evropë arriti në 330.000 në vitin 2022, 64 për qind më shumë sesa një vit më parë, tha agjencia kufitare e BE-së, Frontex.

Marrë nga REL

cpt

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin