LIVE UPDATES
Bota

"Evropa tani po mban frymën dhe po ripozicionohet", analiza e DW: Çfarë do të thotë fitorja e Donald Trump për NATO-n?

Nga këndvështrimi i BE-së dhe NATO-s, presidenti amerikan Biden shihej si garantuesi i aleancës transatlantike. Kjo siguri duket se i përket historisë. Evropa tani po mban frymën dhe po ripozicionohet.

12 November 2024, 18:22 Nga r.ll
"Evropa tani po mban frymën dhe po ripozicionohet", analiza e DW:
donald trump

SHBA- Zyrtarisht, Donald Trump fitoi zgjedhjet amerikane vetëm rreth mesditës të së mërkurës (06.11.) me orën gjermane. Por deri atëherë, urimet nga selia e NATO-s ishin dërguar tashmë përtej Atlantikut. Shefi i ri i NATO-s Mark Rutte shkroi:

Ne përballemi me një numër në rritje sfidash globale. Këto përfshijnë një Rusi gjithnjë e më agresive, terrorizmin, konkurrencën strategjike me Kinën dhe afrimin në rritje midis Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit.

Mund të supozohet se Rutte e ka menduar me shumë kujdes këtë tekst dhe ka përfshirë disa fjalë kyçe që do t'i bien këmbanave të alarmit me Trump. Këta janë terrorizmi, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani. Ukraina, megjithatë, nuk përmendet me asnjë fjalë.

E hapur se çfarë do të thotë kjo për Ukrainën

Ky është një tregues se jo vetëm Evropa mund të ketë nevojë për SHBA, por edhe SHBA kanë nevojë për NATO-n. Në fund të fundit, SHBA janë të vetmet që kanë përdorur ndonjëherë nenin 5 të traktatit të NATO-s për mbështetjen. "Një për të gjithë" mund të zbatohet për të gjithë.

Dalja nga NATO nuk ishte më në agjendën e fushatës elektorale amerikane. Nga ana tjetër, kërkesa për më shumë para për NATO-n ishte. Kushdo që nuk e përmbush objektivin e tij prej dy për qind nuk do të mbrohet, tha Trumpi në një takim të fushatës. Ndërkohë, më shumë se dy të tretat e vendeve të NATO-s shpenzojnë dy për qind ose më shumë të fuqisë së tyre ekonomike për mbrojtjen. Trumpi mund të kërkojë më shumë se dy përqind gjatë mandatit të tij të dytë, megjithatë, duke pasur parasysh konfliktet globale.

Mungesë e vullnetit politik?

Për Agnes Strack-Zimmermann, kryetare e Komitetit të Mbrojtjes në Parlamentin Evropian, koha e rehatit në çdo rast ka mbaruar: "Presidenti i ri amerikan Trump do të kërkojë me ashpërsi që Europa të japë kontributin e saj", tha ajo pas zgjedhjeve. Evropa është një kontinent me rreth 450 milionë banorë me një prodhim të fortë kombëtar bruto dhe mund ta bëjë këtë. Por, sipas politikanes së FDP-së, për këtë mungon vullneti politik.

Gjermania, si anëtari më i madh i BE-së, do të jetë veçanërisht e kërkuar. Por ministri gjerman i Financave, Christian Linder, ngul këmbë në frenën kushtetuese për të marrë borxhe dhe vende si Franca dhe Italia janë shumë në borxhe. Pra, pyetja është se nga do të vijnë paratë shtesë për mbrojtjen. Daniel Caspary, eurodeputet nga CDU, bën thirrje për prioritete të tjera në buxhetet e vendeve të ndryshme. Kjo është një temë që ka të ngjarë të trajtohet nga Komisioni i ri Evropian.

Kohezioni brenda NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i saj, Rutte, vë në dukje gjithashtu se tani ka më shumë para për mbrojtjen brenda NATO-s. "Ju jeni të mirëpritur nga një aleancë më e fortë, më e madhe dhe më e bashkuar," i shkroi Rutte Trumpit. Presioni i ushtruar nga Trump gjatë mandatit të tij të parë gjithashtu kontribuoi, pranon ai.

Por nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Pyetja e madhe që shqetëson Evropën është se çfarë do të ndodhë me Ukrainën. Përveç aludimeve të paqarta të Trumpit se ai do t'i jepte fund luftës brenda disa ditësh apo edhe disa orësh, dhe një depërtimi në publik të informacionit se ai herë pas here flet në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, dihen pak gjëra konkrete.

A do të ndalojë Trumpi dërgimin e armëve në Ukrainë – apo ndoshta edhe më shumë? Në fund të fundit, 68 për qind e ndihmës ushtarake të NATO-s porositet te kompanitë amerikane të armëve. Askush nuk e di se sa lart në agjendën e Trumpit është lufta në Ukrainë. Sido që të jetë, kjo temë thuajse nuk luajti rol në elektorat: vetëm dy për qind qenë të interesuar për politikën e jashtme sipas sondazheve.

Ndoshta një marrëveshje mund të ndihmojë

Prandaj, lufta kundër Ukrainës mbetet mbi të gjitha një problem për evropianët: "Ne jemi të bindur se si SHBA ashtu edhe BE kanë interes që Ukraina të jetë e fortë dhe e pavarur", deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer në ditën e zgjedhjeve në Bruksel.

Dhe ndoshta qeveria e re amerikane do të jetë gjithashtu e interesuar për sasinë gjigande të lëndëve të para që mban nëntoka ukrainase: litium, kobalt, titan. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensi ka deklaruar tashmë që kushdo që mbron vendin e tij të ketë akses në këto lëndë të para. Sidoqoftë, kjo do të ishte një marrëveshje tërësisht në frymën e presidentit të emëruar amerikan./DW

nato donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin