LIVE UPDATES
Bota

Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme

Deklaratat e tyre vijnë në një kohë kur Rusia dhe Ukraina po shkëmbejnë sulme me dronë, ndërsa sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase kanë shkaktuar viktima në mesin e civilëve.

11 October 2026, 14:49 Nga G.M
Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa
Pasojat e sulmeve ruse në rajonin e Donjeckut në Ukrainë, 11 tetor 2026.


Udhëheqësit evropianë e kanë ritheksuar mbështetjen e tyre për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i lehtësuar kufizimet ndaj eksportit të naftës dizel të Rusisë, dhe thirrjes së tij për ndryshimin e udhëheqjes në Kiev. Deklaratat e tyre vijnë në një kohë kur Rusia dhe Ukraina po shkëmbejnë sulme me dronë, ndërsa sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase kanë shkaktuar viktima në mesin e civilëve.

Pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 9 tetor, Trump njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për lehtësimin e kufizimeve ndaj eksporteve ruse të naftës dizel. Në kuadër të saj, Departamenti amerikan i Thesarit autorizoi disa transaksione deri më 7 prill 2027.

Më 10 tetor, Trump tha se Ukraina duhet ta “gjejë një udhëheqës të ri”, duke e fajësuar Zelenskyn për mungesën e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ai i kërkoi gjithashtu Kievit “t’i ndalë njëherë e mirë” sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës. Më 11 tetor, Zelensky tha se Ukraina është e gatshme t'i ndalë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse edhe Moska do të vepronte njësoj.

“Ukraina do të jetë e gatshme t'i ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse nëse Rusia i ndal sulmet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo hap për uljen e tensioneve duhet të jetë i ndërsjellë dhe të shoqërohet me garanci të mirëfillta”, shkroi ai në Telegram.

Zelensky tha gjithashtu se gjatë javës së kaluar, Rusia kishte lëshuar kundër Ukrainës rreth 1.450 bomba ajrore, 75 raketa dhe më shumë se 1.640 dronë sulmues. Ndërkohë, zyrtarët evropianë kritikuan vendimin e Uashingtonit për t’i lehtësuar kufizimet ndaj naftës dizel të Rusisë, duke paralajmëruar se ky vendim mund t'i sigurojë Moskës të ardhura shtesë për financimin e luftës. Shefja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e dënoi marrëveshjen për naftën dizel, duke paralajmëruar se ajo do t'i rrisë të ardhurat e Moskës nga lufta.

“Nuk është koha për ta lehtësuar trysninë ndaj Rusisë, dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë”, shkroi ajo në X më 10 tetor. Kallas shtoi se ministrat e Jashtëm të BE-së planifikonin të miratonin më 12 tetor përfshirjen e emrave të rinj në listat e sanksioneve.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, vuri në dukje se paketa e ardhshme e BE-së do të synonte 1.600 subjekte të kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë. Edhe Gjermania konfirmoi se do ta ruante regjimin e saj të rreptë të sanksioneve, pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të Uashingtonit. Ndërkaq, kryeministri finlandez, Petteri Orpo, e cilësoi marrëveshjen e Trumpit me presidentin rus, Vladimir Putin, si “zhgënjim të tmerrshëm”.

Zelensky u përpoq gjithashtu të siguronte mbështetjen evropiane përmes një serie bisedash telefonike më 10 tetor me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store. Gjatë bisedave u diskutuan mbrojtja ajrore dhe vazhdimi i trysnisë ndaj Moskës.

“Rusët duhet ta ndiejnë se nuk do t'u mbetet më asnjë mundësi për ta zgjatur luftën”, tha Zelensky pas bisedës me Macronin.

Zelensky konfirmoi gjithashtu se Finlanda do t'i dërgojë Ukrainës, në ditët në vijim, municione të posaçme për avionët luftarakë F-16 të Ukrainës. Edhe kryeministri britanik, Andy Burnham, shprehu “solidaritet të plotë” me Zelenskyn. Më 10 tetor, ai tha se “24 orët e fundit kanë qenë të vështira për Ukrainën”, sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit britanik.

Ai tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdonte t'i forconte në mënyrë të pavarur sanksionet ndaj Rusisë. Më herët, Zelensky e kishte cilësuar ndryshimin e politikës së Uashingtonit si shenjë të “dobësisë” së SHBA-së dhe si një “dhuratë” për Putinin. Sipas tij, të ardhurat shtesë të Rusisë nga energjia do ta ndihmonin Moskën të financonte luftën.

Edhe Instituti për Studimin e Luftës (ISW), me seli në SHBA, paralajmëroi në një vlerësim të publikuar më 9 tetor se lehtësimi i njëanshëm i kufizimeve do t'i ndihmonte Rusisë në luftë, pa siguruar ndonjë lëshim të ngjashëm nga Moska. Në një vlerësim pasues, të publikuar më 10 tetor, instituti vuri në dukje se Putini e shfrytëzoi bisedën telefonike për ta fajësuar Ukrainën për ngecjen e negociatave të paqes. Ai iu referua pretendimeve për sulme ukrainase ndaj infrastrukturës zgjedhore ruse gjatë zgjedhjeve për Dumën Shtetërore, në shtator.

Sipas ISW-së, ky pretendim nuk mbështetej me prova. Instituti theksoi gjithashtu se qëndrimi i pandryshuar i Putinit lidhur me objektivat e luftës dëshmon se Kremlini vazhdon të mos jetë i gatshëm të pranojë propozime kompromisi për paqe, nëse ato nuk përmbushin kërkesat maksimaliste të Rusisë, të cilat nënkuptojnë kapitullimin e plotë të Ukrainës.

Ndërkohë, sulmet ruse vazhdojnë të shkaktojnë viktima në mesin e civilëve në Ukrainë, teksa edhe Kievi ka vijuar sulmet ndaj objektivave brenda territorit rus. Vetëm disa orë pasi sulmet ruse në qytetin juglindor të Zaporizhjas vranë të paktën 20 persona, përfshirë tre fëmijë, dhe ndërprenë furnizimin me energji elektrike dhe ujë në Kiev, Moska vazhdoi sulmet gjatë natës deri më 11 tetor. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kishin rrëzuar 94 nga gjithsej 116 dronët sulmues të lëshuar nga Rusia.

Në Slovjansk, në rajonin lindor të Donjeckut, një sulm ajror rus më 11 tetor dëmtoi dy ndërtesa banimi, duke shkatërruar tërësisht një hyrje të një pallati pesëkatësh. Së paku katër persona u raportuan të plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit po punonin për t'i nxjerrë banorët e bllokuar në apartamente. Druhet se persona të tjerë mund të kenë mbetur nën rrënoja, sipas Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

Në qytetin juglindor të Dnipros, dronët rusë dëmtuan një ndërtesë banimi dhe u vunë flakën depove dhe automjeteve. Sipas autoriteteve rajonale, katër persona u plagosën, përfshirë dy vajza tetëvjeçare. Në qytetin-port të Odesës, një sulm në orët e vona të 10 tetorit dëmtoi një ndërtesë banimi dykatëshe, duke shkatërruar tri apartamente. Shërbimet e emergjencës thanë se nuk kishte viktima.

Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës teknologjike ruse, duke vënë në shënjestër edhe objektet e kompanisë Yandex, e cila është kompania kryesore e kërkimit në internet dhe teknologjisë në Rusi. Një sulm me dron më 11 tetor detyroi mbylljen e plotë të një qendre të të dhënave të Yandex-it në rajonin rus të Vladimirit.

Yandex njoftoi se objekti kishte ndërprerë funksionimin dhe se, si pasojë, disa prej shërbimeve të kompanisë nuk ishin të disponueshme. Kompania nuk raportoi viktima. Sipas raportimeve ruse, pas sulmeve me dronë u ndërprenë shërbimet e taksive dhe të dërgesave të ushqimit të Yandex-it në Moskë. Yandex, që shpesh përshkruhet si “Google i Rusisë”, ofron shërbime të përdorura gjerësisht për kërkime në internet, harta dhe shërbime të tjera digjitale, si dhe është zhvillues i rëndësishëm i inteligjencës artificiale./REL

donald trump rusi ukraine volodymyr zelensky

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin