26 January 2023, 07:40
Nga A.B
Trump
SHBA- Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social Facebook, ka zhbllokuar llogarinë personale të ish-Presidentit Donald Trump pas një pezullimi prej dy vitesh pas trazirave të 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan. Kompania tha në një postim se po shton “masa të reja” për ata që kanë shkelur rregullat e rrjetit Facebook në të kaluarën.
“Në rast se zoti Trump poston mesazhe të tjera me përmbajtje që bien ndesh me rregulloren, postimi i tij do të hiqet dhe ai do të pezullohet nga rrjeti për një periudhë një mujore deri në dy vjet, në varësi të shkeljes”, tha kompania Meta me qendër në Menlo Park të Kalifornisë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, ‘Truth Social’, Trump kritikoi vendimin e rrjetit Facebook për ngrirjen e llogarisë së tij ndërsa vlerësoi rrjetin e tij.
“FACEBOOK, që ka humbur një vlerë prej disa miliarda dollarësh që kur pezulloi Presidentin tuaj të preferuar, mua, sapo ka njoftuar se po zhbllokon llogarinë time. Një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodhë më kurrë një presidenti në detyrë, apo kujtdo tjetër që nuk e meriton ndëshkimin!”, shkroi zoti Trump.
Ai u pezullua nga rrjeti Facebook më 7 janar, një ditë pas tranzirave vdekjeprurëse në ndërtesën e kongresit. Kompanitë e tjera të mediave sociale gjithashtu e përjashtuan zotin Trump nga platformat e tyre, megjithëse rrjeti Twitter e zhbllokoi llogarinë e tij pas blejres së kompanisë nga miliarderi Elon Musk. Që nga ajo kohë Trump nuk ka postuar në rrjetin Twitter.
donald trump
Bota
26 January 2023, 07:40
A.B
Nga 50 euro shtesë në pagë do të ndahen për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar. Ministri i Financave, He...
Bota
26 January 2023, 07:30
A.B
Ambasadori dhe mbreteresha
SPANJË- Një ngjarje e papritur shënoi paraqitjen e letrave kredenciale për ambasadorët në Spa...
Bota
25 January 2023, 21:55
a.l
Sulm me thikë në kishën në Spanjë
SPANJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në dy provinca...
Bota
25 January 2023, 21:44
F.M
Charles McGonigal dhe avokati
SHBA- Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, i cili është i akuzuar për ndihmën e një oligark...
Bota
25 January 2023, 21:46
a.l
Bullgari-Maqedoni e Veriut
BULLGARI- Javët e fundit janë shtuar tensionet mes Shkupit dhe Sofjes, pas deklaratave nacionaliste të disa ...
Bota
25 January 2023, 21:35
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas i tha Sky News se është shumë i lumtur dhe mirënjohës që Gjermania...
Bota
25 January 2023, 21:09
a.l
hakerët rusë
RUSI- Hakerët rusisht-folës të grupit të madh KillNet njoftuan fillimin e një sulmi kolektiv kun...
Bota
25 January 2023, 20:53
a.l.
Prishtinë
KOSOVË- Një sherr banal ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tj...
Bota
25 January 2023, 20:29
a.l
Mohamed Ould Abdel Aziz
MAURITANI- Policia arrestoi ish-presidentin e Mauritanisë Mohamed Ould Abdel Aziz të martën (24 janar) në ...
Bota
25 January 2023, 20:22
a.l
Andrew Tate
SHBA- Ish -kikboksieri Andrew dhe vëllai i tij, Tristan, po mbahen në paraburgim deri në fund të s...