LIVE UPDATES
Bota

Çfarë arriti shoqëria civile gjatë vitit 2022?

Viti 2022 ishte shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë nga Qeveria e vendit dhe kjo konsiderohet si arritje e madhe nga organizata Handikos, e cila merret me të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë në Kosovë.

2 January 2023, 11:37 Nga I.A
Çfarë arriti shoqëria civile gjatë vitit 2022?
Foto ilustruese

KOSOVË- Lufta kundër diskriminimit në baza gjinore, orientimit seksual, aftësive fizike etj ka përcjellë shumë prej organizatave joqeveritare në Kosovë përgjatë vitit 2022. Megjithatë, shumë prej kërkesave të tyre nuk u realizuan. Viti 2022 ishte shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë nga Qeveria e vendit dhe kjo konsiderohet si arritje e madhe nga organizata Handikos, e cila merret me të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë në Kosovë.

Megjithatë, përkundër që shpallja e vitit 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara mendohej të sillte mobilizim të institucioneve për përmirësimin e kushteve për këtë komunitet, ai ende përballet me probleme të shumta, për disa prej të cilave REL raportoi gjatë vitit 2022.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Kosovë jetojnë rreth 77 mijë persona me aftësi të kufizuara, të cilët ndër sfidat kryesore e kanë punësimin. Vetëm 99 persona që punojnë në institucionet publike të Kosovës janë me aftësi të kufizuara, përkundër që, sipas ligjeve në Kosovë, ky numër do të duhej të ishte mbi 1.600.

Për këto arsye, nga Handikos thonë për REL-in se “mbesin ende sfida të mëdha, për çka duhet të punohet shumë më shumë viteve të ardhshme”.

Synim për vitet e ardhshme ka mbetur edhe kërkesa kryesore e organizatës Qendra për Barazi dhe Liri të Komunitetit LGBT në Kosovë (CEL) dhe e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR): hartimi i një ligji të posaçëm për rregullimin e martesave midis personave të gjinisë së njëjtë. Kuvendi i Kosovës nuk e ka kaluar Projektkodin Civil, i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të tillë.

“Gjatë vitit 2022, një nga arritjet ka qenë organizimi i Javës së Krenarisë dhe pjesëmarrja e lartë në aktivitete të Javës së Krenarisë. Kjo, për arsye se Kodi Civil është refuzuar disa herë në Parlament. Andaj, Java e Krenarisë mbetet një nga arritjet gjatë vitit 2022”, thanë nga CEL-i për REL-in.

Në kuadër të Javës së Krenarisë, më 9 qershor në Prishtinë u mbajt për herë të gjashtë Parada e Krenarisë, këtë herë me moton “Edhe n’shtet edhe n’familje”.

Ashtu si në vitet paraprake, ky organizim kaloi pa ndonjë incident. Megjithatë, aktivistët vazhdimisht kanë kërkuar që të lejohet martesa midis personave me gjini të njëjtë - gjë të cilën në Kosovë e lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për Familjen.

Avokimi për përfshirjen e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë në Kodin Civil të Kosovës dhe ndalimi i gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTQI+ konsiderohen si aktivitete kryesore të vitit 2022 edhe nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR).

Nga kjo organizatë thanë për REL-in se aktivitetet e tyre kishin për qëllim “përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë, ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e njeriut e më konkretisht për pozitën e pafavorshme në të cilën ndodhen grupet më të margjinalizuara”.

REL ka raportuar gjatë vitit 2022 se si frika nga izolimi nga familja dhe shoqëria i detyron ende shumë pjesëtarë të komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë të mos shprehen publikisht për identitetin e tyre.

Të diskriminuara në rrafshe të ndryshme në shoqëri janë edhe gratë, të cilat përbëjnë afro gjysmën e popullsisë 1.7-milionëshe të Kosovës. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të punësuara janë rreth 15 për qind e tyre.

Ndër organizatat që kanë evokuar për barazi gjinore gjatë vitit 2022 është edhe Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), që ka zhvilluar fushata vetëdijesuese dhe projekte që ndihmojnë në uljen e papunësisë së grave në Kosovë.

“Pjesëmarrja e grave në tregun e punës dhe fuqizimi ekonomik i gruas në Kosovë vazhdojnë të jenë një nga çështjet më të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror”, thanë nga D4D për REL-in.

Për të përmirësuar pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, kjo organizatë, mes tjerash, ka mbajtur trajnime për aftësi menaxhuese me rreth 60 gra në katër komuna, si dhe ka ndarë pesë grante për organizatat, të cilat punojnë me gratë joaktive në tregun e punës.

Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit Musine Kokalari, me seli në Prishtinë, shumë gra shtyhen të jenë joaktive në tregun e punës, shkaku i barrës së punës së papaguar, që nënkupton punët e shtëpisë dhe kujdesin ndaj familjarëve.

Sipas hulumtimit të po të njëjtit institut, gratë kalojnë 6.2 orë brenda ditës në punë shtëpiake dhe përkujdesje familjare, ndërsa burrat 3.5 orë.

Por, Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), vlerëson se është rritur një lloj vetëdijesimi i opinionit publik për problemet e dhunës në baza gjinore dhe mbajtjen në përgjegjësi të institucioneve.

Edhe pse thotë se ka ende shumë punë për të bërë deri në arritjen e barazisë gjinore, Hoxha, nga organizata KCSF, beson se viti 2022 paraqet një pikë kthese “në përpjekjen që lufta për barazi gjinore të zgjerohet përtej grupeve tradicionale që e kanë trajtuar këtë problematikë”.

“Në një ambient dhe periudhë kur temat politike ditore e dominojnë diskutimin publik dhe agjendën e vendimmarrësve, trajtimi sistematik dhe i gjerë nga shoqëria civile i dhunës me bazë gjinore ka bërë që problemi aq prezent të ekspozohet dhe kërkesa për llogaridhënie e përgjegjësi të marrë karakter më të gjerë shoqëror”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, edhe këtë vit sistemi i drejtësisë në Kosovë është kritikuar për mosefikasitet në trajtimin dhe parandalimin e vrasjeve dhe dhunës në baza gjinore. Nga viti 2010, në Kosovë janë raportuar 50 gra të vrara nga familjarë të tyre - kryesisht bashkëshortët. Ndërsa, gjatë vitit 2022, në Kosovë janë raportuar tri gra të vrara.

Për vrasjen e Hamide Magashit në fund të nëntorit, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka ndodhur si “pasojë e papërgjegjësisë institucionale”.

Marrë nga REL

shoqeria civile kuvendi i kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin