LIVE UPDATES
Bota

Çfarë dihet deri tani për zjarrin në Zvicër që la 40 të vdekur

Zyra e kryetarit të bashkisë së Crans-Montana-s bëri të ditur se lokali nuk kishte alarm zjarri, pasi një i tillë nuk kërkohej për ambiente të asaj madhësie. Megjithatë, mbeten ende shumë pikëpyetje rreth zjarrit që shkaktoi vdekje dhe plagosje të njerëzve nga e gjithë bota.

7 January 2026, 10:40 Nga I.A

Çfarë dihet deri tani për zjarrin në Zvicër që

ZVICËR- Autoritetet zvicerane thanë të martën se bari që u përfshi nga flakët në një resort luksoz skijimi, duke vrarë 40 persona gjatë Vitit të Ri, nuk kishte kryer inspektimin e detyrueshëm vjetor që nga viti 2019. Kjo ka thelluar shqetësimet për masat e sigurisë që ishin në fuqi.

Zyra e kryetarit të bashkisë së Crans-Montana-s bëri të ditur se lokali nuk kishte alarm zjarri, pasi një i tillë nuk kërkohej për ambiente të asaj madhësie. Megjithatë, mbeten ende shumë pikëpyetje rreth zjarrit që shkaktoi vdekje dhe plagosje të njerëzve nga e gjithë bota.

Më poshtë mund t'i lexoni pikat kryesore të hetimit për këtë rast.

Njëzet e një nga viktimat ishin nga Zvicra, shtatë nga Franca, gjashtë nga Italia, ndërsa kishte edhe një shtetas me nënshtetësi të dyfishtë zvicerano-franceze dhe një shtetas me nënshtetësi francezo-britaniko-izraelite. Katër viktimat e tjera ishin nga Rumania, Turqia, Belgjika dhe Portugalia.

Mes të vdekurve ishin 26 adoleshentë. Gjashtë prej tyre ishin të moshës 15-vjeçare, ndërsa dy ishin vetëm 14 vjeç.

Në mesin e 116 të plagosurve kishte shtetas nga mbi një duzinë vendesh. Shumica ishin zviceranë. Njëzet e një ishin nga Franca dhe 10 nga Italia. Përveç katër personave me nënshtetësi të dyfishtë (francezo-finlandeze, zvicerano-belge, francezo-italiane dhe italo-filipinase), të tjerët ishin shtetas të Belgjikës, Portugalisë, Republikës Çeke, Australisë, Luksemburgut, Republikës së Kongos, Serbisë, Polonisë dhe Bosnjës.

Prokurorët besojnë se qirinj vezullues ndezën tavanin e bodrumit të lokalit “Le Constellation”, pasi dëshmitarët raportuan se kishin parë një punonjës mbi shpatullat e një kolegu, duke mbajtur shishe me të ashtuquajtur “qirinj shatërvan”.

Tavani i bodrumit ishte i veshur me material shkumor për izolim akustik, i cili ishte konsideruar i pranueshëm gjatë kontrollit të fundit të sigurisë në vitin 2019. Ligji zviceran nuk i detyron autoritetet të verifikojnë këto materiale, por kryetari i bashkisë së Crans-Montana-s, Nicolas Feraud, tha se gjykatat duhet të përcaktojnë nëse kjo duhej bërë gjithsesi.

Feraud tha se lokali kishte një dalje në katin e sipërm dhe një në katin e poshtëm, me kapacitet të parashikuar deri në 100 persona për secilin kat.

Ai nuk mundi të konfirmonte nëse dalja e poshtme ishte funksionale. Kjo do të përcaktohet nga hetimi.

Banorët e Crans-Montana-s thanë se bari ishte i frekuentuar nga adoleshentë të moshës shkollore që sapo kishin filluar të dilnin natën. Në Zvicër, birra dhe vera lejohen të konsumohen që nga mosha 16-vjeçare.

Mosha mesatare e viktimave ishte 19-vjeçare.

Prokurorët zviceranë kanë vënë dy pronarët francezë të barit nën hetim penal, të dyshuar për tri vepra: vrasje nga pakujdesia, dëmtime trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia. Ata ende nuk janë akuzuar zyrtarisht dhe nuk ndodhen në paraburgim.

Nëse shpallen fajtorë për të tri veprat, ata mund të përballen me një dënim maksimal prej katër vjet e gjysmë burgim, sipas avokatit zviceran Nicolas Rivard.

Nëse vërtetohet se kanë qenë në dijeni të rrezikut të zjarrit pa marrë masa parandaluese, ata mund të përballen me akuza më të rënda, që parashikojnë dënime prej të paktën pesë vjetësh, tha ai.

Në Zvicër nuk ekzistojnë padi kolektive. Familjet e viktimave mund të kërkojnë dëmshpërblim duke iu bashkuar çështjes së prokurorisë si palë paditëse, thanë avokatët. Crans-Montana po përpiqet të bashkohet në çështje si palë, por kjo ende nuk është miratuar.

Kantonet zvicerane kanë pezulluar planet për të lehtësuar rregullat e sigurisë kundër zjarrit. Crans-Montana ka ndaluar përdorimin e qirinjve vezullues në ambientet e saj. Flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe e premtja është shpallur ditë zie kombëtare./REL

zvicer crans-montana

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin