LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të humbiste Irani në luftë direkte me SHBA-në dhe Izraelin?

Megjithëse ka rrahur gjoks në rajon prej se nisi lufta në tetor, Irani i ka ikur çfarëdo veprimi të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Izraelit dhe aleatit të tij kryesor, SHBA-së.

10 February 2024, 12:31 Nga Kian Sharifi
Çfarë do të humbiste Irani në luftë direkte me
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi (në mes) qëndron pranë raketave iraniane me zyrtarë të tjerë të lartë, gusht 2023.

LINDJE E MESME- Prej se Izraeli e nisi luftën në Rripin e Gazës, grupet militante të mbështetura nga Irani, i kanë sulmuar caqet izraelite dhe amerikane nëpër Lindje të Mesme si shenjë përkrahjeje për palestinezët. Megjithëse ka rrahur gjoks në rajon prej se nisi lufta në tetor, Irani i ka ikur çfarëdo veprimi të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Izraelit dhe aleatit të tij kryesor, SHBA-së. Ekspertët thonë se Republika Islamike e sheh luftën e drejtpërdrejtë kundër armiqve të përbetuar si kërcënim ndaj stabilitetit të brishtë brenda vendit dhe ndaj mbijetesës së vet. Irani do të “humbte shumë në një luftë afatshkurtër”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington.

“Ajo ngre të gjitha pyetjet për të ardhmen e Republikës Islamike”, shtoi ai.

Mundësia e një ballafaqimi të drejtpërdrejt SHBA-Iran u rrit pasi milicitë e mbështetura nga Teherani në Irak i vranë tre ushtarë amerikanë në një sulm me dron në Jordani më 29 janar. Por, Teherani ka folur me një tonë pajtues prej kur ndodhi ai sulm, i vetëdijshëm për sulme të mundshme amerikane në territorin iranian. Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha më 2 shkurt se vendi i tij “nuk do të nisë asnjë luftë”, por do të përgjigjet fuqishëm nëse “dikush dëshiron të na ngacmojë”. Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare me bazë në Izrael (INSS), tha se mbijetesa e regjimit është “synimi kryesor” i Qeverisë klerikale dhe se një luftë e mundshme me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara do të ishte kërcënim për qenien e Republikës Islamike. Qeveria iraniane është përballur me shumë kriza të brendshme në vitet e fundit, përfshirë rritjen e trazirave civile dhe një ekonomi të dobët. Vdekja e Mahsa Aminit në shtator 2022 në paraburgim të së ashtuquajturës “Policia e Moralit” për gjoja shkeljen e ligjit të rreptë të Iranit për bartjen e shamisë së kokës, nxiti protesta gjithëkombëtare disamujore, të cilat u bënë sfida më e madhe e Qeverisë teokratike të Iranit në dekadat e fundit.

Autoritetet i shtypën protestat, duke i vrarë qindra dhe duke i arrestuar mijëra protestues. Qeveria klerikale vazhdimisht pretendon se ligjshmëria e saj buron nga vullneti i popullit. Por, ky pretendim është vënë në pikëpyetje vazhdimisht së fundmi. Në zgjedhjet parlamentare më 2020 dhe në ato presidenciale më 2021 u shënua rekord për dalje të ulët në zgjedhje, pasi më pak se gjysma e njerëzve me të drejt vote votuan në to. Autoritetet iraniane janë duke u përballur po ashtu edhe me një ekonomi të përkeqësuar, e cila është ndikuar nga sanksionet ndërkombëtare dhe keqmenaxhimet qeveritare, duke bërë që të ketë inflacion të lartë, rritje të papunësisë dhe të varfërisë.

“Vendimet e politikës së jashtme nuk preken drejtpërdrejt nga opinioni publik. Megjithatë, nevoja e regjimit për të parandaluar rrëmuja të brendshme të panevojshme në Iran, padyshim se ndikon te zgjedhjet e saj”, tha Zimmt.

Për vite të tëra, zyrtarët ushtarakë iranianë janë mburrur për arsenalin e dronëve dhe raketave të vendit. Por, ekspertët thonë se Iranit i mungojnë shkathtësitë ushtarake për t’i sfiduar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

“Irani është shumë i vetëdijshëm se Izraeli e ka një përparësi të qartë operacionale dhe inteligjente ndaj tij në një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak, në sulm dhe në mbrojtje”, tha Zimmt.

Përveç se ka ushtrisë superiore, Izraeli ka edhe armë bërthamore parandaluese, tha John Krzyzaniak, hulumtues për Kontrollin e Armëve Bërthamore në Wisconsin. Besohet se Izraeli zotëron armë bërthamore dhe Iniciativa Kërcënimi Bërthamor me bazë në Uashington vlerëson se Izraeli i ka rreth 90 koka bërthamore. Duke qenë nën sanksione për shumë dekada, Irani ka investuar shumë në zhvillimin e programeve të armëve brenda vendit, duke prodhuar dronë dhe raketa të lira dhe efektive. Zyrtarët iranianë janë mburrur se disa prej armëve të tyre janë ndërtuar posaçërisht për ta goditur Izraelin. Për shembull, zyrtarët kanë pretenduar se raketa balistike Fattah mund të arrijë në Tel Aviv brenda 400 sekondave.

Por, Vatanka tha se kjo është vetëm “luftë psikologjike kundër izraelitëve” dhe se ka për qëllim “shtrirjen e imazhit të Republikës Islamike si mbrojtësi i vetëm apo promotori i vetëm i kauzës palestineze”.

Krzyzaniak tha se raketat e Iranit mund të përbëjnë “kërcënim serioz” ndaj Izraelit, ndërsa sulmet me dronë, si ata Shahed-136, mund të shkaktojnë “shkatërrim masiv ndaj popullsisë civile” nëse lëshohen në tufë. Por, sipas tij, Izraeli është më superior ushtarakisht prapëseprapë. Prandaj, tha Krzyzaniak, Irani do të vazhdojë të mbështetet në luftën jotradicionale dhe kapacitetet e veta asimetrike. Duke e përdorur të ashtuquajturin “bosht i rezistencës”, rrjeti i largët i grupeve militante dhe përfaqësuesve të Iranit, të cilat e ndihmojnë atë t’i kundërshtojë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, Teherani e “zvogëlon mundësinë për viktima iraniane dhe për dëmtimin e aseteve të rëndësishme” brenda vendit, sipas Zimmt.

Kjo ia mundëson Iranit ta “luftojë Izraelin përmes partnerëve të vet rajonalë në shumë fronte, megjithëse në një fushëveprim të kufizuar”, shtoi ai.

Ekspertët thonë se ngurrimi i Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e të paktën 10 anëtarëve të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) nga sulmet e dyshuara izraelite në Siri dhe Liban prej fillimit të dhjetorit, e forcon edhe më shumë argumentin se Teherani dëshiron ta shmangë luftën. Muajin e kaluar, Irani kreu sulme raketore në caqe në Siri, Irak dhe Pakistan, të cilat u cilësuan si një paralajmërim për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Por, Zimmt tha se Irani e ka shmangur përshkallëzimin e tensioneve i cili do të kishte çuar drejt luftës me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

“Tani për tani, shqetësimet e Iranit për konfrontim të drejtpërdrejt me Izraelin duket se e mposhtin dëshirën e tij për hakmarrje”, përfundoi ai./ REL

irani shba izrael

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin