LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të thotë për Evropën stërvitja e NATO-s, Steadfast Defender 24?

Përderisa dokumentet zyrtare të NATO-s nuk thonë në mënyrë direkte se po ushtrojnë për një ofensivë të mundshme ruse në territorin aleat, është shumë e qartë që ata duan të testojnë se si do t’ia dilnin “gjatë një skenari të simuluar konflikti në zhvillim me një kundërshtar të afërt”.

19 January 2024, 20:07 Nga N.F
Çfarë do të thotë për Evropën stërvitja e
Foto ilustruese

SHBA- Më vonë gjatë këtij muaji, NATO-ja do ta fillojë stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Steadfast Defender 24, që përfshin 90.000 trupa nga të 31 anëtaret e aleancës ushtarake, si dhe nga Suedia, e ftuar nga NATO-ja, në lloje të ndryshme të manovrave në tokë, det dhe ajër në një afat kohor prej katër muajsh.

Përderisa dokumentet zyrtare të NATO-s nuk thonë në mënyrë direkte se po ushtrojnë për një ofensivë të mundshme ruse në territorin aleat, është shumë e qartë që ata duan të testojnë se si do t’ia dilnin “gjatë një skenari të simuluar konflikti në zhvillim me një kundërshtar të afërt”. Privatisht, burimet e NATO-s pranojnë pa hezitim se “sigurisht që këtu bëhet fjalë për Rusinë”.

Dhe, thjesht, hidhjani një sy gjeografisë dhe planit të stërvitjes së aleancës dhe kjo bëhet edhe më evidente. Përafërsisht, stërvitja Steadfast Defender 24 përfshin dy faza. E para, e cila do të fillojë ngadalë në fund të janarit, përfshin përforcimin transatlantik të forcave. Ky është në fakt çelësi për ta parë nëse Shtetet e Bashkuara mund ta vendosin një numër të madh trupash dhe pajisjesh në Evropën kontinentale për ta përgatitur një mbrojtje.

Mos e nënvlerësoni simbolikën e kësaj faze pasi që Shtetet e Bashkuara tani po hyjnë në fazën e nxehtë të fushatës zgjedhore presidenciale, që do të kulmojë në nëntor. Dhe me këtë, sigurisht që ka gjasa të konsiderueshme që votuesit amerikanë do ta kthejnë në Shtëpinë e Bardhë një president që ka vënë në pikëpyetje qëllimin e NATO-s dhe veçanërisht nenin 5 të saj, që thotë se një sulm ndaj njërit anëtar është sulm ndaj të gjithëve.

Pa angazhimin amerikan në këtë pikë, pyetja që shtrohet, në të vërtetë, është nëse aleanca ushtarake ka vdekur. Dhe kjo është një pyetje që nuk do të largohet shpejt. Pra, përderisa imazhet e trupave amerikane që stërviten së bashku me kombet e tjera dhe llojeve të ndryshme të sulmeve në Atlantik dhe në brigjet e Britanisë së Madhe, Norvegjisë dhe Spanjës në dy muajt e ardhshëm mund të mos e zbusin plotësisht frikën evropiane që Shtetet e Bashkuara do të jenë më pak të përkushtuara në të ardhmen e afërt, ato megjithatë do të jenë pamje mbresëlënëse me më shumë se 50 anije detare si aeroplanmbajtëse, fregata dhe shkatërrues.

Faza e dytë e stërvitjes është po aq vendimtare dhe ka të ngjarë të jetë kjo fazë ajo që me të vërtetë do ta tregojë nëse NATO-ja mund ta mbrojë krahun e saj lindor më të rrezikuar. Qëllimi i kësaj faze, sipas aleancës, është për ta parë nëse aleanca mund të “kryejë dhe të zhvillojë operacione komplekse me shumë domene për disa muaj, në mijëra kilometra, nga Evropa veriore në atë qendrore e lindore, dhe në çdo lloj të kushteve”. Sërish, bëhet fjalë për llojin e luftës që mund të pritej nëse Rusia do të sulmonte.

Duke filluar nga mesi i shkurtit dhe deri në fund të majit, do të keni një sërë ushtrimesh, kryesisht në tokë dhe në qiell, që përfshijnë deri në 80 platforma ajrore, si avionë luftarakë F35, helikopterë dhe dronë, si dhe mbi 1.000 automjete luftarake, përfshirë 166 tanke. Epiqendra do të jetë në Poloni dhe shtetet baltike, si dhe në Gjermani, që do të shërbejë si një qendër kryesore për përforcim dhe koordinim.

Por, gjithashtu priten ushtrime në të gjithë rajonin nordik, përfshirë Suedinë, si dhe Çekinë, Hungarinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe në vendet jo-anëtare të NATO-s, si dhe në Moldavinë me neutralitet kushtetues. Për arsye të qarta, asgjë nuk do të zhvillohet në Ukrainë dhe trupat ukrainase nuk do të marrin pjesë në asnjë nga stërvitjet.

Kjo do të jetë gjithashtu mundësia e parë e vërtetë që NATO t’i testojë disa aspekte të planeve të saj të reja të mbrojtjes, të rëna dakord në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik të vitit të kaluar, në një dokument 4.000 faqesh, sipas të cilit, çdo aleat e di saktësisht se cilën pjesë të tokës në aleancë duhet ta mbrojë nëse NATO-ja sulmohet.

Një tjetër provë e madhe do të jetë testi që do të tregojë se sa mirë funksionon Task-Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë (VJTF) e aleancës, që u krijua si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Ajo përmban rreth 6.000 trupa që duhet të dislokohen brenda disa ditësh në çdo pjesë të aleancës dhe do të jetë një nga komponentët kryesorë për çdo sulm të mundshëm.

Përderisa stërvitja ka vite që planifikohet, ajo vjen në një moment të rëndësishëm. Dy vjet pas pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës, ajo duhet të veprojë si garanci se aleanca është gati në rast se lufta zgjerohet dhe vjen më afër e edhe përtej kufijve të NATO-s. Stërvitja e fundit, që ishte më e madhe se kjo, u zhvillua në vitin 1988 me 125.000 trupa. Vetëm “Trident Juncture” në vitin 2018 iu afrua disi me 50 mijë trupa. Pra, edhe shkalla e edhe numrat janë mbresëlënës dhe simbolikë.

Pyetja, megjithatë, është nëse ajo me të vërtetë do ta lehtësojë frikën në Evropë. Dërgesat e armëve në Ukrainë kanë rënë në mënyrë alarmante në muajt e fundit, me kryetarin e komitetit ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, që tha në vjeshtë se industritë perëndimore të armëve duhet të rriten pasi “fundi i fuçisë tani është i dukshëm”. Dhe, ka pasur shumë paralajmërime zyrtare kohët e fundit se aleatët evropianë duhet të marrin masa dhe të përgatiten që lufta në vazhdim mund të mos kufizohet vetëm në Ukrainë. Dhe, këto paralajmërime nuk kanë ardhur vetëm nga vendet afër frontit.

Shefi i ushtrisë belge, Michel Hofman, vuri në dukje kohët e fundit se nuk përjashtohej mundësia që Putini ta hapte një front të dytë lufte në Moldavi ose në shtetet baltike. Dhe, homologu i tij suedez, Micael Byden, kohët e fundit paralajmëroi se të gjithë në vendin e tij “duhet të përgatiten mendërisht për luftë”, duke shkaktuar një lloj paniku në kombin skandinav, ku njerëz filluan të nxitojnë drejt dyqaneve për të blerë karburant shtesë dhe artikuj bazë për mbijetesë. Se çfarë efekti do të ketë në fund Steadfast Defender mbetet për t'u parë, por këtë pranverë do të shohim imazhe që ndoshta do t’i trembin dhe qetësojnë evropianët në të njëjtën masë.

Marrë nga REL

nato steadfast defender 24 stervitje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin