LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të thotë për Ukrainën adresimi vjetor i shefes së BE-së?

Këtë vit fjalimi ka pasur edhe më shumë rëndësi, pasi ka qenë i fundit i tillë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, që mbahen në qershor të vitit 2024.

19 September 2023, 08:04 Nga A.B

Çfarë do të thotë për Ukrainën adresimi vjetor i

Më 13 shtator, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka mbajtur fjalimin e saj vjetor në një seancë plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Si gjithmonë, përmes këtij fjalimi kuptohet se cila do të jetë e ardhmja e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, këtë vit fjalimi ka pasur edhe më shumë rëndësi, pasi ka qenë i fundit i tillë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, që mbahen në qershor të vitit 2024.

Rezultati i atyre zgjedhjeve do të ketë ndikim të madh, në atë se kush do të zgjidhet president i Komisionit Evropian.

Sipas një rregulli të pashkruar, presidenti i ri i Komisionit duhet të jetë nga partia politike që siguron më së shumti vota.

Natyrisht, ajo është Partia e Popullit Evropian – partia e qendrës së djathtë – të cilës i takon Von der Leyen.

Duke e analizuar fjalimin e saj, që ka tingëlluar më shumë si prezantim për pesë vjetët e ardhshëm, ka mundësi që ajo do të garojë sërish.

Përgjatë adresimit të saj tri orësh e gjysmë, Von der Leyen u është drejtuar votuesve evropianë për shqetësimet e brendshme të BE-së, sikurse inflacioni, siguria në punë, për zjarret pyjore dhe për vërshimet, që i kanë përjetuar shumë vende të kontinentit evropian këtë verë.

Ajo ka folur edhe për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, e cila nënkupton tentimin e Brukselit për ta bërë Evropën neutrale ndaj klimës deri më 2050.

Shefja e BE-së ka folur për ndërtimin e fabrikave për “hekur të pastër” në BE, dhe se si Evropa është duke tërhequr më shumë investime për “hidrogjen të pastër” nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Më pas, ajo i ka falënderuar bujqit evropianë për “ofrimin e ushqimit çdo ditë” si dhe ka propozuar “dialog strategjik për të ardhmen e bujqësisë në bllokun evropian”.

Në fund, ajo është zotuar për të investuar më shumë në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, për ta mbrojtur industrinë evropiane nga konkurrenca e vendeve të treta.

Ndonëse Von der Leyen ka folur edhe për çështjet e lidhura me luftën në Ukrainë, ajo nuk është zgjatur shumë aty. Ajo pjesë më shumë është dukur sikurse ajo të kishte mbajtur shënim për tensionet në rritje në disa vende të BE-së për shkak të refugjatëve ukrainas.

“Ne do të jemi me Ukrainën në çdo hap. Për aq sa të ketë nevojë”, ka deklaruar ajo, teksa e ka përmendur se katër milionë ukrainas janë duke u strehuar në BE, dhe ata janë “të mirëpritur tani, sikurse në javët e para”.

Mes tjerash, ajo e ka përmendur se Komisioni Evropian do të propozojë zgjatjen e masave, të ashtuquajtura të përkohshme, për ukrainasit në BE, deri më 2025, duke u mundësuar refugjatëve qasje në strehim, kujdes shëndetësor dhe treg të punës.

Ajo çfarë ka munguar: propozimet se si të veprohet me Rusinë.

Nuk janë përmendur ide të reja për sanksione të BE-së.

Për rundin e 12-të të sanksioneve që e shënjestrojnë Moskën nuk duket se ekziston gatishmëri.

Nuk ekzistojnë propozime të reja, se si, për shembull, të konfiskohen asetet ruse që janë ngrirë nga blloku, apo si të dërgohen më shumë armë në Ukrainë.

Sa i përket zgjerimit të BE-së, një temë që ka marrë shumë vëmendje në muajt e fundit, dhe pritet t’i dominojë diskutimet politike këtë vjeshtë, Von der Leyen ka qenë më e matur sesa presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili në gusht ka thënë se BE-ja duhet të jetë gati për të pranuar anëtarë të rinj deri më 2030.

Ajo nuk ka ofruar afate kohore. Mirëpo ka thënë se pranimi varet nga “merita” dhe që Komisioni Evropian do ta mbrojë gjithmonë këtë parim.

Ajo nuk ka folur për një BE me 33, 35 ose 37 anëtarë, mirëpo ka folur për 30 plus anëtarë.

Kush mund të jetë në atë listë? Ajo ka thënë se “e ardhmja e Ukrainës është në BE, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor [Kosovës, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë] është në BE, e ardhmja e Moldavisë është në BE”.

E qartë deri këtu. Mirëpo një deklarim tjetër ka qenë më intrigues.

“E di sa e rëndësishme është perspektiva evropiane për popullin e Gjeorgjisë”.

Nuk dihet saktë se çfarë ka dashur të thotë ajo, mirëpo ka marrë vëmendje deklarimi i saj, sepse ajo e ka përmendur popullin e Gjeorgjisë dhe jo qeverinë e këtij vendi.

Por, ka edhe më keq. Turqia, vend kandidat për anëtarësim në BE, as që është përmendur në fjalim.

Pyetja e madhe për muajt vijues është se si do të funksionojë zgjerimi. Shumë ide do të shtrohen në tavolinë, duke nisur nga grupet franceze e gjermane, të cilat më 19 shtator do t’i prezantojnë gjetjet e tyre se çfarë duhet të ndryshohet në BE, ashtu që të pranohen anëtarë të rinj.

Liderët e BE-së do t’i diskutojnë këto gjetje kur të mblidhen në qytetin spanjoll Granada më 6 tetor.

Disa sugjerojnë se çfarë duhet të ndryshojë tashmë dihet. Për t’i përmendur disa: jo të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet ta kenë komisionarin e tyre evropian, blloku duhet të heqë dorë nga vota unanime në disa fusha, sikurse politika e jashtme dhe çështjet ekonomike, dhe duhet të ketë rritje të “abstenimit konstruktiv”, që nënkupton se vendet e BE-së mund të mos pajtohen për diçka, por nuk duhet ta bllokojnë marrjen e një vendimi.

Nëse diçka dihet në Bashkimin Evropian është se vendimet më të vështira merren në dhjetor, më saktësisht në javën e fundit të punës, pak ditë para Festës së Krishtlindjes.

“Tavolina e legjislativit” duhet të pastrohet para se të nisin festat, dhe këtë herë viti 2024 nis me fushatë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian që mbahen në qershor.

Dhe kur vjen puna për Fqinjësinë Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, janë edhe disa gjëra që duhet qartësuar.

Fillimisht, ekziston një fond prej 20 miliardë eurosh për armët dhe pajisjet tjera ushtarake që duhet të dërgohen si ndihmë për Ukrainën në katër vjetët e ardhshëm.

Në këtë fond duhet kontribuuar të gjitha vendet anëtare, varësisht prej shkallës së popullsisë.

Më pas ekziston fondi prej 50 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës, i cili duhet të jetë i qasshëm për Kievin në periudhën 2024- 2027.

Këto para ndahen direkt prej buxhetit të BE-së, fond në të cilin duhet të kontribuojnë vendet anëtare.

Por, duke i lënë anash çështjet ekonomike, procesi i zgjerimit të BE-së do t’iu shkaktojë kokëdhimbje të gjithëve.

Komisioni Evropian duhet ta prezantojë raportin vjetor të zgjerimit deri në fund tetorit, duke e vlerësuar përparimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Gjeorgjisë, Moldavisë, Turqisë dhe Ukrainës.

Në këtë raport duhet dhënë edhe rekomandime për hapat e ardhshëm që duhet t’i marrë secili vend që ka status kandidati.

Ka mundësi që diçka e tillë të shtyhet për nëntor, sipas disa burimeve diplomatike, pasi ende shumë çështje janë të patrajtuara.

Kjo nënkupton që mund të mos ekzistojë asnjë hap drejt zgjerimit deri në dhjetor.

Kur vjen puna te paratë, duhet përmendur miliarda euro që Hungaria dëshiron t’i shfrytëzojë, por të cilat janë ngrirë nga Komisioni Evropian për shkak të shqetësimeve se fusha e sundimit të ligjit ka marrë kahe të kundërt në këtë vend.

Disa vende anëtare kërkojnë që Brukseli të ketë qasje në të paktën një pjesë të fondeve.

Por dihet, është sekret që nuk mbahet nga askush se, Hungaria më pas mund ta përdorë veton për të gjitha vendimet e lartcekura, derisa të ketë qasje në fondet e bllokuara.

Shumica e burimeve diplomatike në Bruksel besojnë se 50 miliardë eurot për Kievin do të ndahen lehtë, pasi shumica pajtohen se duhet ndihmuar Ukrainën në këtë kohë të vështirë.

Por, çështja kryesore është se Komisioni Evropian ka edhe fonde tjera në të cilat dëshiron të kontribuojnë vendet anëtare.

Shembull, duhet mbledhur edhe 15 miliardë euro për politika të fqinjësisë, të cilat shkojnë te vendet që e rrethojnë bllokun, shembull në Afrikën e Veriut, me synimin e mbajtjes së migrantëve larg kufijve të BE-së.

Më pas duhet mbledhur një tjetër fond prej 10 miliardë eurosh për investime në sektorët strategjikë, sikurse mikroçipat, dhe avancimin e kompanive evropiane që të mos dëmtohen nga konkurrentët amerikanë dhe kinezë.

Problemi është se disa vende të BE-së që kontribuojnë shumë në buxhetin e përbashkët – Gjermania dhe Holanda – janë në proces të ndarjeve të brendshme buxhetore dhe e kanë të vështirë t’ua sqarojnë banorëve të tyre pse buxheti i Brukselit duhet rritur.

Vendet tjera, kryesisht në jug, marrin më shumë para për t’i menaxhuar valët e migrantëve.

Ekzistojnë plane edhe për mbledhje të 20 miliardë eurove për të paguar për armatimin ukrainas dhe ndihmë të formave tjera.

Në këtë temë Budapesti vështirë që mund të bindet. Tash e tre muaj, Hungaria e ka bllokuar një këst prej 500 milionë eurove si ndihmë për ushtrinë ukrainase.

Brukseli shpreson që Hungaria do të dorëzohet pasi është në hall të madh për të pasur qasje në fondet e ngrira të BE-së.

Prapëseprapë, diçka e tillë nuk ia pamundëson Hungarisë që të luajë rol në nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në BE, veprim që shumica e vendeve anëtare shpresojnë ta jetësojnë deri në fund të vitit.

Më 2022, një prej shtatë kushteve që Komisioni Evropian ia ka dhënë Ukrainës për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së ka qenë përmirësimi i të drejtave për minoritetet kombëtare.

Budapesti është i zjarrtë në këtë temë, duke e marrë parasysh minoritetin etnik hungarez në Ukrainë.

Për ta marrë dritën e gjelbër të Hungarisë për Ukrainën, Brukseli duhet të bëjë diçka për Budapestin. Kjo nënkupton që Gjeorgjia mund ta fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim – diçka me të cilën nuk pajtohen shumë vende, sidomos tri të Baltikut – dhe që Serbia t’i hapë kapitujt e radhës për anëtarësim.

Serbia nuk ka hapur kapituj që dy vjet, për shkak të hezitimit të Beogradit për ta sanksionuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë.

Dhe nuk është vetëm Hungaria që pritet të luajë rol në punën e zgjerimit.

Kroacia dhe Sllovenia kanë thënë shenja se nuk do duhej lënë në vend statusin e Bosnje-Hercegovinës derisa vendet tjera përparojnë. Kjo nënkupton shtytje për nisje të bisedimeve me Sarajevën, ndonëse jo të gjitha vendet mendojnë se Bosnja është gati për diçka të tillë.

Çështje delikate është edhe ajo me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat i kanë hapur bisedimet për anëtarësim në korrik të vitit 2022.

Më pas është dashur të bëhet harmonizimi i politikave të këtyre vendeve me ato të BE-së; në nëntor ky proces duhet të përfundojë dhe në dhjetor duhet të nisin bisedimet me Brukselin.

Problemi është që Maqedonia e Veriut ende nuk i ka votat e nevojshme për ndryshime kushtetuese – kërkesë kyçe e Bullgarisë.

Disa besojnë se Shkupi nuk do të mund të finalizojë procesin këtë vjeshtë, duke i dhënë mundësi bllokut që të vendosë nëse duhet ecur përpara vetëm me Tiranën.

Sa i përket Turqisë, burimet diplomatike besojnë se BE-ja ka vullnet që të riangazhohet.

Kjo nënkupton ringjallje të procesit të anëtarësimit pas shumë vjetëve ngecje për shkak të çështjeve të këtij vendi me Qipron dhe Greqinë.

Megjithatë, ndonëse rëndësia strategjike e Turqisë për siguri dhe migrim, nuk është e diskutueshme, apetiti për nisje të bisedimeve me Ankaranë për zgjerim, nuk është aq i madh.

Duhet përmendur se Turqia ende as nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Prandaj, mund të zhvillohen negociata jo fort të lakmueshme në mënyrë që ky vend të avancojë në rrugën drejt BE-së./REL

ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin