LIVE UPDATES
Bota

Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por me më pak se 4% mbështetje nga votuesit. Popullata shumicë serbe, pas thirrjeve të përfaqësuesve të saj politikë, i ka bojkotuar ato zgjedhje.

10 June 2023, 08:14 Nga I.A
Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?
Veriu

KOSOVË- Derisa përmendet opsioni i zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe atje thonë se janë duke kryer detyrat që ua kërkon mandati. Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por me më pak se 4% mbështetje nga votuesit. Popullata shumicë serbe, pas thirrjeve të përfaqësuesve të saj politikë, i ka bojkotuar ato zgjedhje.

Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë, ka shkaktuar tensione në këtë zonë, që vazhdojnë edhe sot.

Situata ka qenë më e qetë vetëm në Mitrovicë të Veriut, ku objekti i komunës është i ndarë fizikisht sipas sistemit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Në tri komunat e tjera, ato objekte janë shfrytëzuar nga kryetarët e mëparshëm serbë.

Për shtensionimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale - për çka nuk ka marrë ende përgjigje në praktikë nga institucionet e Kosovës.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se si pasojë e situatës së krijuar, aktualisht, është duke ushtruar detyrën e tij nga Zyra për Komunitete në fshatin Çabër të kësaj komune.

Ai tregon se është në përfundim e sipër të kompletimit të kabinetit, i cili, siç thotë, do t’i ketë 14 drejtori - nga arsimi deri te shëndetësia.

“Do të nisim me prioritetet që kanë qytetarët e kësaj komune. Do të fillojmë me punë të vogla, por që janë të rëndësishme”, thotë Zeqiri.


Ai thotë se, deri më tani, nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga qytetarët për ndonjë shërbim komunal. Por, siç shprehet, janë disa kërkesa të mëparshme që kanë qenë në proces, e që janë duke u shqyrtuar - mes tyre, asfaltimi i disa rrugëve dhe ndriçimi në disa lagje të fshatrave.

Zeqiri thotë, po ashtu, se ka pasur takime me disa kryetarë të komunave të tjera, si Mitrovicë e Veriut, Vushtrri dhe Drenas, dhe se ata janë në proces të nënshkrimit të disa marrëveshjeve mirëkuptimi në fusha të ndryshme.

Për të njëjtat arsye, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, thotë se është duke punuar nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune.

Edhe ai thotë se është në kompletim e sipër të kabinetit dhe se, në të njëjtë kohë, është duke pranuar kërkesa nga banorët shqiptarë të disa fshatrave.

“Kemi vizituar fshatin Zhazhë dhe aty kemi pasur kërkesa për ndërtimin e dy shtëpive për dy familje shqiptare. Kemi parë se ato kanë nevojë për këto shtëpi dhe po shohim se cilat janë procedurat që duhet ndjekur ne si komunë për ndërtimin e tyre”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Një tjetër kërkesë e bërë nga qytetarët, shton ai, është edhe pastrimi i rrugëve të disa fshatrave. Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë për të biseduar për aktivitetet e tij.

Ngjashëm as kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç. Megjithatë, ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook disa nga aktivitetet e veta, që përfshijnë emërimin e “disa drejtorëve të drejtorive komunale”.

Në një tjetër postim të tijin thuhet se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka funksionalizuar E-Kioskun - platformë që u mundëson qytetarëve të pajisen më lehtë dhe më shpejt me dokumente civile. Sipas Atiqit, ky shërbim ka ekzistuar edhe në të kaluarën, por nuk ka qenë funksional.

Atiq ka thënë më herët se në fokus të punës së tij do të jenë: zhvillimi ekonomik lokal dhe ofrimi i shërbimeve efikase për qytetarët.

Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP dhe njohës i pushtetit lokal, thotë se kryetarët e komunave në veri, në aspektin legjislativ, janë të plotfuqishëm, por, në aspektin praktik, kanë vështirësi për kryerjen e detyrave.

“Për rrjedhojë nuk mund të pritet që kryetarët e komunave ta kenë fuqinë e plotë në terren, sidomos sa u përket investimeve kapitale, pasi që atje ka banorë që i rezistojnë autoritetit të kryetarëve aktualë dhe kjo, padyshim, do të shkaktojë kufizime dhe mungesë të rezultateve në terren”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ushtrimi i detyrave jashtë ndërtesave komunale nuk parqet ndonjë problem. Ligji për vetëqeverisje, sqaron Salihu, e specifikon që kryetarët duhet të jenë banorë të atyre komunave, por nuk e thotë askund se duhet të jenë patjetër në objektet përkatëse publike.

“Madje, rekomandimet e qeverisjes së mirë thonë që kryetarët e komunës duhet të jenë më shumë në terren sesa në zyra dhe, për rrjedhojë, mandati i tyre dhe funksioni i tyre nuk lidhen për objektin përkatës për të ushtruar detyrën”, thotë Salihu.

Kryeministri Kurti këmbëngul që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, duhet t’i ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale, duke argumentuar se ato janë prona të Republikës së Kosovës. Katër komunat në veri kanë qenë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, kur udhëheqësit e deriatëhershëm serbë kanë dhënë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Përfaqësuesit politikë serbë i kanë kërkuar më pas popullatës shumicë atje t’i bojkotojë zgjedhjet e 23 prillit, me arsyetimin se pushteti qendror nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për më shumë autonomi.

Marrë nga REL

tensione në veri të kosovës bekim salihu erden atiç

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin