LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ka ndodhur/ Policia serbe gjen migrantë dhe armë në kufirin me Hungarinë

Në njoftim u tha se 13 migrantë janë arrestuar në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, ndërkaq 27 të tjerë janë përballur me kundërvajtje.

1 August 2023, 17:33 Nga I.A
Çfarë ka ndodhur/ Policia serbe gjen migrantë dhe armë
Policia serbe

SERBI- Policia serbe ka gjetur 300 migrantë dhe një sasi të madhe të armëve në një zonë pyjore pranë kufirit me Hungarinë, tha Ministria e Brendshme serbe më 1 gusht. E ashtuquajtura Rruga Ballkanike për migrantë, që kalon përmes Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, është rruga kryesore që migrantët dhe refugjatët përdorin për të arritur në Bashkimin Evropian (BE). Kjo rrugë po ashtu përdoret edhe nga rrjetet e trafikimit.

Në njoftim u tha se 13 migrantë janë arrestuar në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, ndërkaq 27 të tjerë janë përballur me kundërvajtje.

“Gjatë kontrolleve në zonën nga vendbanimi Hajdukovo për në Stara Karaula, në pyllin Jasenovac dhe në kampin Omar, janë gjetur nëntë pushkë automatike, një pushkë gjuetie, tri pistoleta dhe 841 pjesë të municionit”, tha Ministria e Brendshme e Serbisë.

Migrantët, në bashkëpunim me policinë dhe komisariatin serb për refugjatë dhe migrantë, u transportuan në qendra të pranimit, ku iu ofrua akomodimi i duhur. Zona kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë së fundi ka qenë një vend ku ka pasur konflikt mes grupeve të trafikantëve.

Banorët e zonës afër Suboticës, që gjendet pranë kufirit me Hungarinë, më herët kishin raportuar për të shtëna në zonën pyjore. Në qershor të vitit 2023, tre persona u plagosën nga të shtënat afër Suboticës. Policia më pas arrestoi dy persona për këtë rast.

Gjatë një konfrontimi mes grupeve të trafikantëve, që ndodhi korrikun e vitit të kaluar në po të njëjtin vend, u vra një person dhe disa të tjerë u plagosën. Pavarësisht kontrolleve të ashpra dhe kthimit të tyre mbrapsht, migrantët vazhdimisht tentojnë të arrijnë në BE përmes kufirit me Serbisë dhe Hungarisë.

Hungaria ka ashpërsuar masat në kufi dhe ka ndërtuar edhe një barrierë përgjatë kufirit që ndan me Serbinë dhe Kroacinë, që është 175 kilometra i gjatë. Radio Evropa e Lirë kishte raportuar në korrik të vitit 2022 se trafikantët kërkojnë nga migrantët 7 deri në 10 mijë euro për t’i dërguar deri në shtetet e BE-së.

Ndërkaq, sipas ligjeve në Serbi, persona që mundësojnë kalimin ilegal të kufirit mund të dënohen nga gjashtë muaj deri me 5 vjet burgim, ndërkaq dënime më të ashpra ka për personat që janë anëtarë të grupeve të organizuara kriminale.

Marrë nga REL

policia serbe

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin