LIVE UPDATES
Bota

Çfarë mund të mësojnë drejtuesit nga Papa Françesku

Në 12 vitet e tij si papë, ai udhëhoqi me një stil, që ofron mësime të qëndrueshme lidershipi për këdo që është në një pozicion autoriteti, veçanërisht në biznes.

28 April 2025, 12:46 Nga N.F
Çfarë mund të mësojnë drejtuesit nga Papa
Papa Françesku

VATIKAN- Papa Francesku udhëhoqi organizatën më të madhe në botë me përulësi dhe gatishmëri, duke u angazhuar me grupime të shumta dhe duke dëgjuar pikëpamje të ndryshme.

Papa Françesku u nda nga jeta mëngjesin e 21 prilit në Romë, duke shënuar fundin e një papati që ndikoi shumë më tepër sesa vetëm Kishën Katolike. Në 12 vitet e tij si papë, ai udhëhoqi me një stil, që ofron mësime të qëndrueshme lidershipi për këdo që është në një pozicion autoriteti, veçanërisht në biznes.

Pavarësisht besimit fetar, ka shumë gjëra që mund të mësoni rreth udhëheqjes së tij të Kishës Katolike dhe t’i zbatoni në jetë dhe biznes.

Udhëheqje nga ‘mesi’, jo nga lart

Skip Prichard, president dhe drejtor ekzekutiv në OCLC, ndau një histori të Papa Françeskut:

“Kur Françesku u zgjodh si Papë, iu kërkua të ngjitej në një piedestal për të përshëndetur mijëra njerëz, që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Ai refuzoi, duke thënë: “Më pëlqen këtu poshtë.” Ai refuzoi ta vendoste veten mbi këdo. Dhe kjo ndodhi brenda pak minutash nga zgjedhja e tij. Ai gjithashtu u kërkoi njerëzve të mbledhur të luteshin për të – një sjellje gjithashtu e pashembullt – në thelb duke thënë se ai “do të kishte nevojë për të gjithë ndihmën që mund të merrte”.

Papa e dinte atë, që të gjithë udhëheqësit e biznesit duhet ta dinë – ata kanë nevojë për njerëzit. Qoftë për punonjësit apo klientët, nëse shkëputeni, do të humbni shpejt kontaktin me njerëzit që doni të udhëhiqni.

Dëgjoni zëra të ndryshëm

Papa Françesku vetë ishte një zgjedhje e pazakontë në papat. Ai ishte papa i parë jezuit dhe i pari nga kontinenti amerikan si dhe i pari nga Amerika Latine. Papa i fundit jo-europian ishte Papa Gregori i Sirisë në shekullin e tetë.

Ardhja nga jashtë mund të ketë ndikuar në dëshirën e tij për të dëgjuar të tjerët. Valeria Bellagamba, dekane e asociuar për operacionet akademike dhe globale për Georgetown McDonough, tha për Papa Françeskun: “Ai ka marrë një qëndrim unik në refuzimin e normave dhe u drejtohet të gjithëve, jo vetëm katolikëve.”

Dëgjoni ata përreth jush – edhe nëse mund të mos jeni dakord me ta. Ndërsa Papa Françesku e qortoi publikisht administratën Trump, ai u takua gjithashtu me Zëvendëspresidentin JD Vance dje. Nëse izoloheni nga ata që nuk janë dakord, nuk do të keni mundësinë të mësoni.

Vendosni kufij kur është e nevojshme

Ndërsa Papa Françesku ishte shumë më “liberal” se paraardhësi i tij, ai nuk kishte frikë të vinte kufij kur ishte e nevojshme.

Në një intervistë të vitit 2018 me Reuters, ai u pajtua se gratë kanë nevojë për një rol më të spikatur në kishën katolike.

Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me Papën, por kjo është e parëndësishme. Ai dëgjoi zërat e jashtëm, por qëndroi i vendosur në atë që mendonte se ishte më e mira. Ndonjëherë, si udhëheqës, duhet të bësh zgjedhje të vështira. Dëgjo, vlerëso dhe merr vendimin tënd, edhe nëse të tjerët nuk janë dakord.

Mendoni në afatgjatë

Papa Françesku ishte 76 vjeç kur u bë papë. Ai mund të ishte përqendruar në gjërat afatshkurtra për të cilat dinte se do të ishte këtu. Por ai gjithashtu mori në konsideratë çështje afatgjata, të tilla si mjedisi, duke shkruar Laudato Si’, një enciklikë papnore që pyet: “Çfarë lloj bote duam t’u lëmë atyre që vijnë pas nesh, fëmijëve që tani po rriten?”

Bizneset, që përqendrohen në rezultatet e tremujorit të ardhshëm dhe nuk planifikojnë për një periudhë afatgjatë, shpesh përfundojnë duke u shkatërruar kur ndodh e papritura.

Pranoni hapur gabimet

Kisha Katolike mund të besojë në Pagabueshmërinë Papnore, por sigurisht që nuk beson se njerëzit në kishë janë pa gabime. Në tetor 2024, Papa Françesku mbajti një shërbesë lutjeje duke kërkuar “falje për dështimet e Kishës Katolike, duke përfshirë mënyrën se si ishin trajtuar nga kleri gratë dhe të mbijetuarit e abuzimit seksual”.

Nëse bëni një gabim – nëse organizata juaj bën një gabim – pranojeni atë. Kërkoni falje. Mos u përpiqni ta fshihni. Kjo i përkeqëson gjërat.

Papa Françesku do të na mungojë si udhëheqës i pashoq, dhe zbatimi i mësimeve nga shembujt e tij mund t’ju bëjë një drejtues më të mirë. / Monitor

papa françesku

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin