LIVE UPDATES
Bota

Çfarë bën në të vërtetë Lista Serbe në institucionet e Kosovës?

Lista Serbe, e afërt me Partinë Progresive Serbe të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, është partia e vetme që përfaqëson serbët në institucionet e Kosovës, gjegjësisht, i vetmi opsion opsion politik serb që merr pjesë në punën e institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës.

5 August 2022, 14:30 Nga d.a.
Çfarë bën në të vërtetë Lista Serbe në
Rakic

KOSOVË- Zyrtarë të Listës Serbe shpeshherë thonë në publik se kjo parti politike është përfaqësuesja e vetme ligjore dhe legjitime e serbëve në institucionet e Kosovës, por zëri i tyre pothuajse asnjëherë nuk dëgjohet në Kuvendin apo Qeverinë e Kosovës, sepse rrallëherë marrin pjesë në seanca ose mbledhje.

Lista Serbe, e afërt me Partinë Progresive Serbe të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, është partia e vetme që përfaqëson serbët në institucionet e Kosovës, gjegjësisht, i vetmi opsion opsion politik serb që merr pjesë në punën e institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës.

Pikërisht për këtë arsye, më 3 gusht, shoqëria civile nga radhët e komunitetit serb e ftoi Listën Serbe që të marrë përgjegjësinë mbi vete dhe të marrë pjesë në mënyrë aktive në punë, në mënyrë që përmes kanaleve institucionale t’i japë fund destabilitetit dhe të kontribuojë për paqen.

Tensionet e fundit në Kosovë u ngritën më 31 korrik, para fillimit të procesit të riregjistrimit të targave serbe me emërtimet e qyteteve të Kosovës në targa RKS (Republika e Kosovës), si dhe vendosjes së masave reciproke lidhur me letërnjoftimet që lëshohen nga organet serbe.

Si shenjë proteste, serbët lokalë në katër komuna në veri të Kosovës bllokuan rrugët me kamionë dhe automjete të tjera, ndërkaq Lista Serbe i falënderoi për këtë dhe i inkurajoi.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, si përgjigje ndaj kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë, vendosi të shtyjë për 30 ditë zbatimin e këtyre vendimeve, për shkak të dezinformatave që vinin nga Beogradi për situatën në terren.

Igor Markoviq nga organizata joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, vlerëson se Lista Serbe është një “bojler që rrjedh” në raport me informacionet që vijnë nga Beogradi dhe se nuk bën pothuajse asgjë për të mbrojtur interesat e serbëve përmes institucioneve në Kosovë.

“Lista Serbe nuk i shfrytëzon institucionet në të cilat funksionon dhe të cilat i ka zgjedhur si kanal për artikulimin e interesave të komunitetit serb. Disi duket sikur Lista Serbe është në Serbi e jo në Kosovë”, thotë Markoviq.

Organizata joqeveritare Aktiv është një nga nënshkrueset e njoftimit, me të cilin i bëhet thirrje Listës Serbe që përveç komunikimit me Beogradin, të vendosë një kanal institucional të komunikimit me kryeministrin e Kosovës.

Igor Markoviq, po ashtu, thotë se përfaqësuesit e Listës Serbe në asnjë mënyrë nuk e kanë njoftuar popullatën lokale për vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe as nuk ua kanë shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë. Ai thekson se qytetarët pothuajse nuk kanë pasur asnjë informacion.

“Informatat e vetme që vinin nga përfaqësuesit e tyre legalë në institucionet e Kosovës, ishin të dobëta dhe me përmbajtje me karakter konflikti. Në vend se të ishin në Kuvend (të Kosovës), kur bisedohej për atë udhëzim administrativ, ata nuk morën pjesë aty. Është një hap që është dashur të përdoret, jo vetëm për qetësimin paraprak të tensioneve, por edhe për rregullimin më të mirë të asaj fushe”, konsideron ai.

Sipas tij, secila krizë në Kosovë ka ndikim të drejtpërdrejtë në shpërnguljen e pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët, siç thotë ai, janë nën presionin e pasigurisë së vazhdueshme.

Radio Evropa e Lirë (REL) i është drejtuar Listës serbe me pyetjen se a do t’i dëgjojë thirrjet e shoqërisë civile për të rritur bashkëpunimin me kryeministrin e Qeverisë së Kosovës dhe për të luftuar për të drejtat e serbëve përmes institucioneve të Kosovës. Por, deri në publikimin e këtij teksti askush nga ky subjekt politik nuk është përgjigjur.

Megjithatë, Lista Serbe ka bërë një njoftim publik, më 3 gusht, për t’iu përgjigjur deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se Lista Serbe është “zhvlerësuar politikisht” dhe se bashkëpunon me grupe kriminale.

Ndër të tjera, Lista Serbe ka deklaruar se nuk bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës, në krye të së cilës është Albin Kurti, sepse ajo “punon kundër interesave të popullit serb” dhe se qëllimi politik i këtij subjekti politik është rrëzimi i kësaj qeverie.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës me pyetjen se pse nuk ekziston bashkëpunim më i madh me përfaqësuesit politikë të serbëve në institucionet e Kosovës, por përgjigja nuk ka arritur.

Në Qeverinë aktuale të drejtuar nga Albin Kurti, Lista Serbe udhëheq Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, por nuk është pjesë e koalicionit qeverisës. Në Kuvendin e Kosovës, kjo listë ka dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb dhe po ashtu udhëheqë me të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Lista Serbe është formuar në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Që atëherë, gati se në të gjitha zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, ajo ka fituar mbi 90 për qind të votave, ndërkohë që ka eliminuar tërësisht partitë tjera politike serbe.

Stanko nga Mitrovica e Veriut pret që Lista Serbe t'i ndjekë udhëzimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe jo ato të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë, ai konsideron se Lista Serbe do të duhej të punonte për uljen e tensioneve, atëherë ku ato ndodhin për shkak të vendimeve politike.

“Këtë duhet ta bëjnë (t'i ulin tensionet), por edhe të luftojnë atje (në institucionet e Kosovës). Por, nëse nuk munden, atëherë le t’i braktisin ato, çfarë duan më shumë atje”, thotë Stanko.

Edhe bashkëqytetari i tij, Radisha, mendon se Lista Serbe duhet të punojë në zbutjen e marrëdhënieve dhe qetësimin e tensioneve, në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata.

“Presidenti ynë (i Serbisë, Aleksandar Vuçiq) thotë, ne kemi fituar ose do të fitojmë. Jo. Këtë nuk guxon as ai ta thotë. Duhet ngadalë dhe me qetësi, të flasë, të flasë dhe të flasë. Si fqinji me fqinj, si thonë, rreth kufirit. Ashtu duhet të bisedojmë ne. Me inate askush nuk ka krijuar kurrë asgjë. Në atë mënyrë nuk do të mund ta bëjë as këtu. Vetëm përmes rrugës paqësore gjithçka mund të zgjidhet”, thotë ai.

Serbët që jetojnë në anën jugore të lumit Ibër, e përkrahin më shumë bashkëpunimin mes Listës Serbe dhe Qeverisë së Kosovës, sepse besojnë se do të përfitojnë qytetarët.


Vesna nga Graçanica, komunë me shumicë serbe afër Prishtinës, thotë se përfaqësuesit politikë të serbëve duhet të bashkëpunojnë më shumë me Qeverinë e Kosovës për të evituar tensionet, sepse siç thotë ajo, paqja është parakusht themelor për një jetë më të mirë të qytetarëve.

“Duhet të ketë marrëveshje mes tyre (në mes të Listës Serbe dhe Qeverisë së Kosovës), që çdo gjë të jetë mirë, në të mirë të këtij populli, që të mbijetojë”, thotë Vesna.

Milani beson se qytetarët asnjëherë nuk kontribuojnë në ngritjen e tensioneve, por këtë e bëjnë politikanët nga radhët e komunitetit serb dhe shqiptar. Ai thekson se pikërisht politikanët janë ata që duhet të bashkëpunojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e pozitës së serbëve në Kosovë.

“Populli nga të dyja palët (serbët dhe shqiptarët) do të duhej të kuptonte se ato(konfliktet) duhet të ndalen, sepse ne kemi jetuar së bashku. Ndërkaq, për faktin pse u grindëm, fajtorë janë ata (politikanët), jo ne”, vlerëson ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, më 4 gusht, ka biseduar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku jeton popullata shumicë serbe. Ai ka theksuar rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit të situatës.

Ambasadori Hovenier ritheksoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), se vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave reciproke ndaj Serbisë, është në harmoni me Marrëveshjen e Brukselit, të cilën Prishtina dhe Beogradi e nënshkruan në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Me Hovenierin është pajtuar edhe kryetari i Listës Serbe, Rakiq, i cili është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Në një komunikatë të veçantë, ai ka thënë se kriza e ndodhur ditëve të kaluara mund të zgjidhet përmes dialogut, si dhe duke respektuar plotësisht nevojat elementare, kur është fjalë për funksionimin normal të serbëve. Rakiq ka thënë gjithashtu se Lista Serbe do të jetë një partner konstruktiv në vendimmarrje dhe se kriza që ekziston sot mund të tejkalohet vetëm me vullnetin e sinqertë të të gjitha palëve.

Më 29 qershor, Qeveria e Kosovës mori vendim që të fillojë procesin e ri-regjistrimit të targave serbe me emërtimet e qyteteve të Kosovës në targa RKS (Republika e Kosovës), që nga 1 gushti.

Vendimi i referohet edhe vendosjes së masave reciproke për letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe.
 Mirëpo, në prag të fillimit të zbatimit të këtij vendimi, më 31 korrik, serbët lokalë në katër komuna në veri të Kosovës, në shenjë proteste, bllokuan rrugët me kamionë dhe vetura të tjera. Më pas, Qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë zbatimin e atyre vendimeve për 30 ditë./REL/

lista serbe aleksander vucic goran rakiç

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin