LIVE UPDATES
Bota

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake të Ukrainës?

Për shkak të paqartësisë rreth përkrahjes amerikane ndaj Ukrainës në të ardhmen në rast të zgjedhjes së Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Stoltenberg ka propozuar që ndihma ushtarake për Kievin të jetë e përcaktuar për një afat më të gjatë kohor, krahas një zotimi shumëvjeçar financiar.

29 May 2024, 21:53 Nga N.F
Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për
jens stoltenberg

SHBA- Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, që pritet të miratohet gjatë muajit korrik në Uashington.

Për shkak të paqartësisë rreth përkrahjes amerikane ndaj Ukrainës në të ardhmen në rast të zgjedhjes së Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Stoltenberg ka propozuar që ndihma ushtarake për Kievin të jetë e përcaktuar për një afat më të gjatë kohor, krahas një zotimi shumëvjeçar financiar.

Por 32 shtetet anëtare të NATO-s kanë qëndrime të ndryshme përsa i përket këtij plani. Ministrat do të përpiqen të përafrojnë qëndrimet të enjten dhe të premten gjatë një takimi në Pragë.

Në vijim sjellim pikat kryesore të planit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg si dhe çështjet që duhet të zgjidhen para takimit të nivelit të lartë më 9-11 korrik, sipas zyrtarëve dhe diplomatëve.

Bashkërendimi i NATO-s

Sekretari Stoltenberg ka propozuar që NATO-ja të marrë përsipër bashkërendimin e ndihmës ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën, duke i dhënë aleancës një rol më të drejtpërdrejtë në luftën kundër sulmit të Rusisë pa i zotuar forcat e saj në këtë konflikt.

NATO-ja do të merrte përsipër bashkërendimin e ndihmave të armëve dhe furnizimeve që tani bëhet përmes Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i përbërë nga rreth 50 shtete, i ashtuquajtur grupi i Ramshtajnit, sipas bazës ajrore amerikane në Gjermani, që ishte edhe vendtakimi i parë i tyre.

Aleanca po ashtu do të bashkërendonte stërvitjen e forcave ukrainase, një aspekt në të cilin Bashkimi Evropian dhe Britania janë shumë të angazhuara. Ky hap konsiderohet si një përpjekje për të siguruar një nivel mbrojtjeje nga veprimet e mundshme të zotit Trump, duke vendosur bashkërendimin nën ombrellën e NATO-s dhe duke i dhënë personelit ushtarak të aleancës më shumë autonomi, me më pak ndërhyrje të drejtpërdrejt politike.

Por diplomatët e pranojnë se një hap i tillë do të ketë ndikim të kufizuar, meqë Shtetet e Bashkuara janë fuqia kryesore e NATO-s dhe po sigurojnë shumicën e armëve për Ukrainën. Nëse Uashington dëshiron ta ndërpresë ndihmën perëndimore për Ukrainën, ende mund ta bëjë një gjë të tillë.

NATO-ja gjithashtu duhet të gjejë zgjidhje për këmbënguljen e Kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili e ka bërë të qartë se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në këtë përpjekje të re, me argumentin se një hap i tillë do ta sillte aleancën më afër një lufte katastrofike me Rusinë.

Anëtarë të tjerë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian kanë shprehur zemërimin e tyre me bllokimin e vazhdueshëm që Hungaria po i bën ndihmës për Ukrainën, për të cilën thonë se po i përshtatet interesave të Rusisë.

Edhe vetë emri i kësaj nisme të re të NATO-s po nxit kundërthënie. Gjermania kundërshton që të quhet “mision”, nga frika se krijon përshtypjen që NATO-ja po hynë në luftë me Rusinë.

NATO-ja gjithashtu duhet t’i japë përgjigje shqetësimeve ukrainase që duket vendosur bashkërendimin nën ombrellën e NATO-s mund t’i frikësojë vendet që janë jashtë aleancës e që nuk duan të identifikohen me të.

Zotimi Financiar

Sekretari Stoltenberg ka propozuar që aleatët të ndërmarrin një angazhim shumëvjeçar financiar për ndihmën ushtarake Ukrainës, në mënyrë që ky vend të mund të planifikojë më mirë dhe për t’i dërguar sinjal Kievit dhe Moskës se Perëndimi mbetet i angazhuar për një afat të gjatë.

Zyrtarët kanë përmendur një shumë prej 100 miliardë eurosh (108.13 miliardë dollarësh) për pesë vitet e ardhshme, ndonëse zoti Stoltenberg nuk ka përmendur ndonjë shifër publikisht. Kjo pjesë e planit ka hasur në rezistencë dhe është pritur me skepticizëm nga disa aleatë, të cilët thonë se shtetet nuk mund të promotojnë shuma të tilla specifike paraprakisht, sidomos nëse zgjedhjet në të ardhmen ndryshojnë kursin ndaj Ukrainës.

Detajet tjera mbeten të paqarta, siç është shuma e përgjithshme dhe forma se si mund të llogariten kontributet nga secili vend.

Aspiratat e anëtarësimit

Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s vitit të kaluar në Vilnius, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tronditi udhëheqësit e NATO-s me një deklaratë të rreptë në rrjetet sociale kur u bë e qartë që Ukrainës nuk do t’i bëhej ftesë zyrtare për t’u anëtarësuar në aleancë.

Qëndrimi zyrtar i NATO-s është që Ukraina një ditë do të anëtarësohet në aleancë, por jo ndërsa është në gjendje lufte.

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO,” deklaruan udhëheqësit e NATO-s në takimin e Vilniusit.

Që atëherë, një grup aleatësh kanë lidhur marrëveshje dypalëshe për t’i dhënë armë dhe përkrahje të formave tjera Ukrainës për të kompensuar mungesat derisa të bëhet anëtare e NATO-s, që është më pak se Neni 5 i aleancës për mbrojtjen, që nënkupton që sulmi ndaj një anëtari është sulm ndaj të gjithë anëtarëve të saj.

Por Ukraina dhe disa mbështetës të saj në Evropën Lindore që janë anëtare të NATO-s vazhdojnë të kërkojnë ftesë për anëtarësim apo të paktën një rrugë më të qartë drejt anëtarësimit. Zyrtarët e NATO-s po diskutojnë me njëri-tjetrin nëse duhet të përdorin një gjuhë tjetër për ftesën në Uashington.

“Anëtarësimi i Ukrainës vazhdon të mbesë një çështje e patrajtuar,” tha një burim ushtarak.

Ndërsa shtetet e Evropës Lindore po nxisin një anëtarësim të shpejt të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po udhëheqin një grup shtetesh që po tregohen më të kujdesshme.

Marrë nga VOA

shba nato jens stoltenberg

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin