LIVE UPDATES
Bota

Fatura milionëshe e zgjedhjeve në Serbi

Qeveria e Serbisë e siguroi këtë shumë duke marrë para nga rezerva buxhetore e shtetit gjatë muajit shtator.

7 October 2026, 21:23 Nga E.d
Fatura milionëshe e zgjedhjeve në Serbi
Aleksandër Vuçiç

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi po e zbrazin arkën e këtij shteti. Deri më tani, ato u kanë kushtuar qytetarëve së paku 16.5 milionë euro, tregon një analizë e Radios Evropa e Lirë. Qeveria e Serbisë e siguroi këtë shumë duke marrë para nga rezerva buxhetore e shtetit gjatë muajit shtator.

Shtatë vendime për financimin e zgjedhjeve u morën pasi u bë e ditur se qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit më 25 tetor. Edhe pse Kuvendi është përgjegjës për miratimin e buxhetit vjetor, Qeveria ka të drejtë të tërheqë mjete nga rezerva buxhetore.

Në parim, kjo rezervë duhet të përdoret për shpenzime urgjente, përkatësisht të paplanifikuara. Megjithatë, 16.5 milionë eurot e ndara nga rezerva nuk përbëjnë koston përfundimtare të zgjedhjeve.

Qeveria dhe Ministria e Financave nuk iu përgjigjën Radios Evropa e Lirë se sa saktësisht do t’u kushtojë qytetarëve dalja në zgjedhje. Sipas dokumenteve të analizuara nga REL-i, shuma të ndryshme për organizimin e zgjedhjeve iu ndanë deri më tani Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), Gjykatës Administrative, Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Entit të Statistikave.

Të gjitha këto institucione kanë rol në procesin zgjedhor - nga mbikëqyrja e fushatës, te shtypja e fletëvotimeve dhe publikimi i rezultateve. Sipas Nemanja Nenadiqit nga organizata joqeveritare Transparenca Serbia, një nga shpenzimet më të mëdha janë pagesat për anëtarët e komisioneve zgjedhore dhe të këshillave të vendvotimeve.

“Se sa do të jenë këto shpenzime do të varet se në çfarë mase listat zgjedhore do ta shfrytëzojnë të drejtën për të emëruar anëtarë të këshillave në secilin vendvotim”, thotë Nenadiq.

Kostove të zgjedhjeve duhet t’u shtohen edhe paratë që ndahen nga buxheti për financimin e fushatës - mjete që, sipas ligjit, u takojnë pjesëmarrësve në garën zgjedhore. Për fushatën e këtyre zgjedhjeve, nga buxheti i shtetit mund të shpenzohen rreth 12.5 milionë euro.

“Kur bëhet fjalë për financimin e fushatës, këto janë ndarjet më të mëdha buxhetore deri më tani”, thotë Nenadiq.

E, këtu ka edhe shpenzime “të fshehura”, si keqpërdorimi i burimeve publike dhe i funksioneve shtetërore gjatë fushatës, për të cilat kanë paralajmëruar vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë të zgjedhjeve.

Megjithatë, nuk ka të dhëna të sakta se sa u kushtojnë këto qytetarëve.

“Vlerësimet janë se këto shpenzime buxhetore janë, në fakt, shumë më të larta sesa ato që evidentohen drejtpërdrejt si kosto të zgjedhjeve”, thotë Nenadiq.

Por, as këtu nuk përfundon fatura.  Deri në fund të vitit, Serbia pritet të mbajë edhe zgjedhje të parakohshme presidenciale, pas dorëheqjes së Aleksandar Vuçiqit.

“Praktikisht, këtë vit do të kemi shpenzime të dyfishta nga buxheti për zgjedhjet”, shton Nenadiq.

Kush ka marrë deri më tani para për zgjedhjet?
Gjashtë ditë para shpalljes së zgjedhjeve parlamentare, më 3 shtator, Qeveria e Serbisë ndau nga rezerva buxhetore më shumë se shtatë milionë euro.

Sipas vendimit, paratë u ndanë për Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, për “blerjen e materialeve për nevoja të veçanta”.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nisi furnizimin me pajisje për zgjedhjet qysh në verë, kur në publik ende vetëm spekulohej për datën e votimit.

Në mesin e pajisjeve të porositura ishin kutitë e votimit, kabinat e votimit, llambat UV, sprej për shënimin e gishtërinjve të votuesve dhe thasët për fletëvotime.

Gjatë tre muajve të fundit janë lidhur tetë kontrata për blerjen e këtyre pajisjeve, me vlerë rreth 8.8 milionë euro, konstatoi REL-i nga shqyrtimi i të dhënave të prokurimit publik.

Shpenzimi më i madh ishte blerja e 30.000 kabinave të votimit me perde, të cilat do të përdoren për herë të parë në vendvotime dhe kushtojnë rreth shtatë milionë euro.

Sipas autoriteteve, ato synojnë të garantojnë fshehtësinë e votës dhe të përmbushin një nga rekomandimet e misionit ndërkombëtar të ODIHR-it për përmirësimin e kushteve zgjedhore.

Zgjedhjet u shpallën zyrtarisht më 9 shtator. Kuvendi i Serbisë u shpërnda, ndërsa Qeveria kaloi në mandat teknik. Por, Qeveria vazhdoi të ndajë para nga rezerva buxhetore. Më 11 shtator, Kuvendit të Serbisë, përkatësisht shërbimeve të tij profesionale, iu ndanë rreth 8.5 milionë euro për “mjete të paplanifikuara për zbatimin e zgjedhjeve”.

Më pas, më 17 shtator, u morën edhe tri vendime për ndarjen e parave nga rezerva buxhetore. Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale mori rreth 75.000 euro për shtypjen e ekstrakteve nga lista e votuesve. Gjykatës Administrative, e cila sipas ligjit është përgjegjëse për shqyrtimin e kontesteve zgjedhore, iu ndanë rreth 425.000 euro.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit mori rreth 188.000 euro për mbikëqyrjen e shpenzimeve të fushatës zgjedhore. Më 24 shtator, rreth 200.000 euro iu ndanë edhe Entit Republikan të Statistikave për përpunimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Ndërkaq, në njërin prej vendimeve nuk është bërë e ditur shuma e plotë. Ministrisë së Financave i janë ndarë “1.000 dinarë” - rreth 10 euro - për subvencione për zgjedhjet.

Por, kjo nuk do të thotë se kjo ministri do të ketë në dispozicion vetëm rreth 10 euro. Bëhet fjalë për një shumë të ashtuquajtur “teknike”, e cila mundëson hapjen e kësaj kategorie në buxhet, ndërsa shuma përfundimtare përcaktohet më vonë. 

Ministria e Financave është përgjegjëse për t’ua ndarë nga buxheti pjesëmarrësve në zgjedhje paratë për financimin e fushatës, të cilat u takojnë sipas ligjit. Deri në publikimin e këtij artikulli, ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se sa para janë ndarë tashmë dhe kujt i janë transferuar ato.

Sa para do të marrin partitë?

Ligji përcakton se sa para nga buxheti u takojnë pjesëmarrësve në zgjedhje për financimin e fushatës. Për këtë qëllim ndahen 0.07 për qind e të hyrave buxhetore. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kjo shumë arrin në rreth 12.5 milionë euro.

Ligji përcakton edhe mënyrën se si shpërndahen këto para. Pak më shumë se pesë milionë euro, ose 40 për qind e shumës së përgjithshme, ndahen në mënyrë të barabartë mes të gjitha listave të certifikuara zgjedhore. Për t’i marrë këto para para zgjedhjeve, listat duhet t’i kërkojnë zyrtarisht dhe t’i plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj.

“Pjesa e mbetur prej 60% ndahet pas zgjedhjeve, pasi të shpallen rezultatet. Çdo listë që hyn në Kuvendin e ri, përfiton pak më shumë se 3.5 milionë dinarë, ose rreth 30.000 euro, për secilën ulëse të fituar në Kuvend”, thotë Nenadiq. 

Megjithatë, ekzistojnë edhe rregulla që përcaktojnë se kur duhet të kthehen paratë në buxhet.

Paratë duhet t’i kthejnë të gjithë kandidatët që nuk arrijnë të fitojnë të paktën 1 për qind të votave të vlefshme, përkatësisht 0.2 për qind në rastin e listave të pakicave. Po ashtu, në buxhetin e shtetit duhet të kthehen të gjitha paratë e marra nga buxheti që nuk janë shpenzuar gjatë fushatës./REL

aleksandër vuçiç

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin