LIVE UPDATES
Bota

Festivali i Bajrojtit: Dritë - hije në vitin jubilar

Festivali i Wagnerit në Bajrojt kremton sivjet 150 vjetorin e themelimit. Familja Wagner në këtë jubile po përpiqet të përpunojë edhe të kaluarën e saj me lidhjet me nacional-socializmin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

26 July 2026, 14:30 Nga I.A
Festivali i Bajrojtit: Dritë - hije në vitin jubilar
Festivali i Bajrojtit

Në fundjavën e fundit të korrikut vjen momenti i shumëpritur: Festivali i Bajrojtit (Bayreuth) hap siparin dhe feston sivjet 150-vjetorin. Si çdo vit, ky event është një magnet për adhuruesit ndërkombëtarë të operës dhe për personalitete të rëndësishme, sidomos nga politika gjermane, të udhëhequr nga kancelari aktual Friedrich Merz dhe paraardhësja e tij Angela Merkel, e cila konsiderohet një nga mysafiret e rregullta të festivalit.

Pikërisht 150 vjet më parë, më 13 gusht 1876, pas shumë mosmarrëveshjesh për financimin e projektit ambicioz të Richard Wagnerit,u hap Festivali i parë i Bajrojtit. Filozofi Friedrich Nietzsche, mik i Wagnerit dhe i pranishëm në festival, e quajti këtë sipërmarrje "lundrimin e parë rreth botës në mbretërinë e artit".

Programi jubilar: "Fëmijë, krijoni diçka të re”

Programi i jubileut është i larmishëm: ai përfshin një interpretim të ri të veprës monumentale të Wagnerit, Unaza e Nibelungëve (Der Ring des Nibelungen), me ndihmën e inteligjencës artificiale, si dhe një produksion të ri të operës Rienzi, vepra që i solli Wagnerit suksesin e parë të madh kur ishte vetëm 29 vjeç.

Këto dy produksione zëvendësojnë planin fillestar të drejtuesve të festivalit, i cili për arsye financiare nuk mundi të realizohej: vënien në skenë të të gjitha 13 operave të përfunduara të Wagnerit gjatë vitit jubilar.

Edhe ceremonia e hapjes premton diçka të veçantë. Më 25 korrik, në sallën e festivalit nuk do të dëgjohet Wagner, por Simfonia e Nëntë e Ludwig van Beethovenit, idhulli i Wagnerit. Në vitin 1872, vetë Wagner kishte dirigjuar këtë simfoni me rastin e vendosjes solemne të gurthemelit të teatrit të tij festiv në Bajrojt.

Pavarësisht disa kufizimeve, programi duket premtues dhe inovativ, në frymën e motos së Wagnerit: "Fëmijë, krijoni diçka të re.” Por para hapjes, mbi festival ka rënë një hije: polemika rreth anulimit dhe më pas rikthimit të ftesës për publicistin hebre Michel Friedman.

"Çështja Friedman”

Në shikim të parë, skandali dukej si një gabim organizativ. Për ngjarjen përkujtimore "Zëra të Heshtur”, e planifikuar për ditën e dytë të festivalit, ishte ftuar Michel Friedman. Veprimtaria i kushtohet artistëve të shumtë hebrenj, puna e të cilëve në Bajrojt u ndërpre nga antisemitizmi, përndjekja dhe vrasjet.

Publicisti hebre me reputacion ndërkombëtar ishte ftuar të fliste për antisemitizmin dhe përballjen me të kaluarën naziste të festivalit.

Nga ana e festivalit u deklarua: "Sidomos në vitin e 150-vjetorit, Festivali i Bajrojtit është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij historike, si në lidhje me pikëpamjet antisemitike të Richard Wagnerit, ashtu edhe me lidhjet e ngushta të mëvonshme të festivalit dhe pjesëve të familjes Wagner me nacional-socializmin dhe përfaqësuesit e tij.”

Megjithatë, për shkak të masave të pamjaftueshme të sigurisë, Friedmanit iu propozua që fjalimin e tij ta mbante në një datë tjetër. Kjo mënyrë veprimi krijoi përshtypjen e pafavorshme se Bajrojti po përpiqej të anashkalonte historinë e vet të ngarkuar me antisemitizëm.

Pasi drejtuesit e festivalit kërkuan ndjesë, Michel Friedman do të marrë pjesë gjithsesi. Veprimtaria do të shoqërohet muzikalisht me vepra të kompozitorëve hebrenj Gustav Mahler dhe Pavel Haas, si dhe me Idilin e Siegfriedit të Wagnerit.

"Jam shumë e lumtur që mund ta mirëpres Michel Friedmanin në sallën e festivalit”, deklaroi drejtoresha e festivalit dhe stërmbesa e kompozitorit, Katharina Wagner.

Për herë të parë në Bajrojt: "Rienzi”

Një nga pikat kulmore të këtij viti është opera Rienzi, e cila nuk është vënë kurrë më parë në skenë në Festivalin e Bajrojtit.

Wagner e shkroi atë në stilin francez të "Grand Opera”. Ai vetë mendonte se vepra nuk përputhej muzikalisht me ciklin e operave që do të interpretoheshin më vonë në teatrin e tij festiv.

Historia, e bazuar në ngjarje reale të shekullit të XIV, tregon ngritjen dhe rënien e tribunit popullor romak Cola di Rienzo, i cili luftoi kundër aristokracisë. Tema i pëlqeu shumë Wagnerit, por jo vetëm atij: Rienzi ishte një nga veprat e preferuara të Adolf Hitlerit.

"Hitlerin e tërhiqte figura e njeriut që ngrihet nga poshtë dhe bëhet sundimtar absolut falë karizmës së tij”, thotë Sven Friedrich, drejtor i Muzeut Richard Wagner në Bajrojt.

Nëse ishte ide e mirë që pikërisht një nga operat e preferuara të Hitlerit të vihej në skenë në vitin jubilar, kjo mbetet e diskutueshme. Regjisoret hungareze Alexandra Szemerédy dhe Magdolna Parditka synojnë ta sjellin veprën në kontekstin e kohës sonë. "Ne nuk fokusohemi drejtpërdrejt te diktatura, por kërkojmë të tregojmë se si një shtet mund të shndërrohet gradualisht nga populizmi në një sistem autoritar”, shpjegojnë ato.

"Unaza” me inteligjencë artificiale po bën bujë

Me shumë interes pritet edhe interpretimi i ri i ciklit operistik "Unaza e Nibelungëve”. Edhe kjo vepër trajton temat e pushtetit, lakmisë dhe intrigës. Ai që zotëron arin e Rinit besohet se fiton pushtetin absolut.

Pikërisht për këtë vepër gjigante, që zgjat rreth 16 orë, Wagner ndërtoi teatrin e tij festiv në vitin 1876.

Drejtoresha Katharina Wagner dëshiron të ndjekë rrugë të reja me produksionin jubilar dhe po mbështetet në inteligjencën artificiale.

"Do të punojmë pjesërisht me shtresa pamjesh të krijuara në kohë reale; do të gjenerohen hapësira tridimensionale holografike”, shpjegon kuratori Marcus Lobbes.

Për projeksionet, ekipi ka përzgjedhur materiale arkivore nga produksionet e Unazës nga viti 1876 deri në vitin 2024, të cilat do të përdoren nga inteligjenca artificiale.

"E gjithë struktura duhet të krijojë ndjesinë e një tabloje të madhe tingëlluese”, thotë Lobbes.

Krijuesit premtojnë "një univers vizual që vlon nga drita, teksturat, historia dhe asociacionet”. Jo vetëm publiku, por edhe vetë ekipi i Marcus Lobbes pret me kureshtje të shohë se çfarë do të prodhojë në fund inteligjenca artificiale./DW

festivali i bajrojtit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin