LIVE UPDATES
Bota

Financial Times: Rusia dyshohet se po planifikon vrasjen e drejtuesve të industrisë së mbrojtjes në Evropë, shtohen masat e sigurisë

Sipas vlerësimeve të shërbimeve të inteligjencës, objektiv i këtyre veprimeve janë drejtuesit ekzekutivë dhe zyrtarë të lartë të kompanive që prodhojnë pajisje ushtarake, veçanërisht firmat më të vogla që merren me prodhimin e dronëve dhe komponentëve të tyre.

11 October 2026, 21:30 Nga G.M
Financial Times: Rusia dyshohet se po planifikon vrasjen e drejtuesve të
Foto ilustruese

EVROPË- Agjencitë evropiane të inteligjencës kanë paralajmëruar për rritjen e kërcënimeve ndaj drejtuesve të kompanive të mbrojtjes në Evropë, mes dyshimeve se Rusia po zgjeron operacionet e saj të fshehta për të dobësuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Sipas vlerësimeve të shërbimeve të inteligjencës, objektiv i këtyre veprimeve janë drejtuesit ekzekutivë dhe zyrtarë të lartë të kompanive që prodhojnë pajisje ushtarake, veçanërisht firmat më të vogla që merren me prodhimin e dronëve dhe komponentëve të tyre.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, përballë këtyre paralajmërimeve, disa kompani evropiane kanë shtuar masat e sigurisë për drejtuesit e tyre, duke përfshirë mbrojtjen personale dhe kontrollet e sigurisë në vendet e punës. Shqetësimi është rritur veçanërisht gjatë muajve të fundit, ndërsa industria evropiane e mbrojtjes luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në furnizimin e Ukrainës me pajisje ushtarake.

Gjermania shton masat e sigurisë

Në Gjermani, autoritetet e sigurisë kanë intensifikuar kontaktet me kompanitë e mbrojtjes dhe drejtuesit e tyre, duke rekomanduar masa shtesë për mbrojtjen e personelit.

Shërbimet e sigurisë paralajmërojnë se kërcënimet mund të përfshijnë jo vetëm dëmtimin e pronës dhe sabotimin e objekteve, por edhe veprime të drejtpërdrejta kundër individëve. Në disa raste, dyshimet përfshijnë përdorimin e rrjeteve kriminale për të lehtësuar operacionet.

Rreziku për drejtuesit e kompanive të mbrojtjes

Sipas vlerësimeve të inteligjencës, shërbimi ushtarak rus GRU dyshohet se luan rol në organizimin e operacioneve të tilla. Metodat e përdorura thuhet se përfshijnë bashkëpunimin me persona të tjerë dhe ndarjen e detyrave të vëzhgimit, planifikimit dhe logjistikës. Autoritetet evropiane kanë identifikuar dhe penguar disa plane të dyshuara, ndërsa në raste të tjera janë raportuar lëvizje të pazakonta pranë banesave dhe vendeve të punës të personave të konsideruar objektiva të mundshëm.

Megjithatë, vlerësimet e inteligjencës sugjerojnë se qëllimi nuk është domosdoshmërisht realizimi i çdo sulmi. Krijimi i pasigurisë dhe frikës mes drejtuesve të industrisë mund të synojë t’i dekurajojë ata nga bashkëpunimi me Ukrainën.

Në shënjestër edhe drejtuesit e kompanive më të mëdha

Shqetësimet janë shtuar që nga viti 2024, kur u zbulua një komplot i dyshuar rus për vrasjen e Armin Papperger, drejtuesit ekzekutiv të kompanisë gjermane të mbrojtjes Rheinmetall. Papperger është shprehur më herët se mbrohet vazhdimisht nga roje private dhe policia, për shkak të kërcënimeve ndaj tij.

Ndërkohë, kompanitë e sigurisë raportojnë kërkesa në rritje për mbrojtjen e drejtuesve dhe personelit të industrisë së mbrojtjes, energjisë dhe infrastrukturës kritike. Rritja e shpenzimeve për sigurinë përbën një sfidë të veçantë për kompanitë e vogla dhe bizneset e reja, të cilat duhet të përballojnë kosto shtesë për mbrojtjen e punonjësve dhe objekteve të tyre.

Zhvillimet vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Rusisë dhe vendeve evropiane, ndërsa mbështetja ushtarake dhe industriale për Ukrainën mbetet një nga çështjet kryesore të sigurisë në kontinent./Dosja.al

industria e mbrojtjes evropa

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin