LIVE UPDATES
Bota

Finlanda mban sot zgjedhjet presidenciale

Në garë janë nëntë kandidatë, por dy konsiderohen si kryesorë: ish-kryeministri konservator, Alexander Stubb, dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto nga Partia e Gjelbër, i cili garon si i pavarur.

28 January 2024, 10:35 Nga N.F
Finlanda mban sot zgjedhjet presidenciale
Foto ilustruese

FINLANDË- Finlandezët po votojnë më 28 janar për të zgjedhur presidentin e ri. Rëndësia e këtij posti është rritur pas rritjes së tensioneve me Rusinë fqinje, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Edhe pse fuqitë e presidentit janë të kufizuara, kreu i shtetit – i cili është komandant suprem i forcave të armatosura të Finlandës – ndihmon në drejtimin e politikës së jashtme në bashkëpunim me Qeverinë, që nënkupton se ndryshimi i peizazhit gjeopolitik në Evropë do të jetë shqetësimi kryesor gjatë dimrit.

Në garë janë nëntë kandidatë, por dy konsiderohen si kryesorë: ish-kryeministri konservator, Alexander Stubb, dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto nga Partia e Gjelbër, i cili garon si i pavarur. Sipas sondazheve, i treti është kandidati i ekstremit të djathtë, Jussi Halla-aho, që ekspertët besojnë se mund të dalë edhe i dyti në garë.

Qendra e votimit janë hapur në orën 09:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Raportet mes Moskës dhe Helsinkit u përkeqësuan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, duke nxitur Finlandën t’i bashkohet NATO-s në prill të vitit 2023. Rusia dhe Finlanda ndajnë një kufi prej 1.340 kilometrash. Në gusht të vitit 2023, Finlanda përjetoi një fluks të migrantëve pa viza që hynë nga kufiri i saj lindor. Helsinki pretendoi se Moska po shtynte migrantët që të destabilizonin vendin dhe Finlanda mbylli kufirin e saj lindor në nëntorin e kaluar.

“Jemi në një situatë ku Rusia dhe veçmas Vladimir Putini po përdorin njerëzit si armë”, tha Stubb gjatë debatit të kandidatëve për president të mbajtur m herët gjatë javës.

“Në këtë rast do të vendosin të parën sigurinë e Finlandës”, tha ai, kur foli për çështjen e migrantëve. Kundërkandidati i tij, Haavisto theksoi se Finlanda “duhet t’i dërgojë Rusisë një mesazh të qartë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë”.

Pas periudhës së Luftës së Ftohtë, Helsinki ka mbajtur raporte të mira me Moskën. Presidenti aktual, Sauli Niinisto – mandati i dytë gjashtëvjeçar i të cilit po mbaron – dikur e kishte cilësuar veten si person me lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, por më pas ai u shndërrua në një nga kritikët më të ashpër të udhëheqësit rus.

Sipas një sondazhi të publikuar nga transmetuesi publik, Yle, Stubb pritet të udhëheqë garën me 27 për qind të votave, pasuar nga Haavisto me 23 për qind dhe Halla-aho me 18 për qind. Stubb ka qenë kryeministër i Finlandës nga viti 2014 deri më 2015, ndërkaq Pekka Haavisto ka mbajtur disa poste ministrore. Rundi i balotazhit është caktuar për 11 shkurt, nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton mbi 50 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve.

Marrë nga REL

finlande moska presiden zgjedhje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin