LIVE UPDATES
Bota

Fjalimi para kombit, Trump flet për suksese historike: Kombi ynë është rikthyer më i begatë

Në fjalimin para kombit presidenti amerikan, Trump bëri një një bilanc të përsosur të mandatit të tij si në çështjen e ekonomisë, inflacionit dhe migracionit. Trump foli më gjatë se çdo paraardhës.

25 February 2026, 08:57 Nga I.A
Fjalimi para kombit, Trump flet për suksese historike: Kombi ynë
Donald Trump

SHBA- Në fjalimin për gjendjen e Kombit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme gjatë mandatit të tij.

"Kombi ynë është rikthyer - më i madh, më i mirë, më i begatë dhe më i fortë se kurrë më parë. Kjo është epoka e artë e Amerikës", i tha Trump Kongresit. Kufiri i SHBA-së është i sigurt, ekonomia po lulëzon si kurrë më parë dhe armiqtë e SHBA-së janë frikësuar, tha Trump nën duartrokitjet dhe brohoritjet "SHBA! SHBA!" nga kolegët e tij republikanë.

Trump kritikoi Gjykatën Supreme për vendimin në lidhje me tarifat. Në prani të disa gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të të dy dhomave të Kongresit Amerikan, ai foli në Kapitol në Uashington për një "vendim të pafat". Të premten, Gjykata Supreme e ndaloi presidentin që mbi bazën e një ligji për emergjencën të vendosë tarifa për importet nga shumë vende.

Trump u shpreh se planifikon që kompanive të mëdha të teknologjisë t'u kërkojë të përmbushin vetë nevojat e tyre në rritje për energji elektrike. Kompanitë mund të ndërtojnë termocentrale për qendrat e tyre të të dhënave direkt në lokacionet përkatëse, tha Trump. Kjo do të parandalonte rritjen e çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët. Lidhur me bisedimet bërthamore me Iranin, Trump tha se preferonte një zgjidhje diplomatike. Ai e ka kërcënuar vazhdimisht Iranin me një sulm.

Demokratët bojkotuan

Dhjetëra ligjvënës demokratë bojkotuan fjalimin, që me gati dy orë kohëzgjatje, ishte më i gjati i këtij lloji në historinë e SHBA-së, ata  morën pjesë në aktivitete kundër Trump. Demokratët e pranishëm duhet të dëgjonin fyerje të ashpra, duke përfshirë pretendimet se shtetet federale të qeverisura nga demokratët ishin "të korruptuara”. Trump përsëriti gjithashtu gënjeshtrën e njohur, se demokratët manipulojnë zgjedhjet.

Përfaqësues nga opozita demokrate më parë ishin shprehur me vlerësime tejet negative për qeverinë amerikane nën Trump. Lideri i pakicës në Senat, Chuck Schumer, deklaroi se realiteti nën "Trump 2.0" mund të përmblidhet në tre fjalë: "Kosto, kaos, korrupsion". Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, akuzoi Trumpin se po përpiqet të sabotojë zgjedhjet e mesit të mandatit në vjeshtë, të cilat konsiderohen një provë e rëndësishme e opinionit publik. Presidenti e di "se do të pësojë një goditje të fortë, se do të rrënohet në këto zgjedhje të mesit të mandatit", tha Newsom.

Që në fillim të fjalimit, pati protesta nga opozita. Përfaqësuesi demokrat Al Green shpalosi një pankartë proteste ku shkruhej "Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë". Kongresmeni qëndroi në heshtje ndërsa Trump kaloi pranë tij. Protesta i referohej një videoje të publikuar së fundmi nga presidenca, e cila përhapte pretendime të rreme në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020 dhe paraqiste një karikaturë raciste të ish-Presidentit Barack Obama dhe ish-Zonjës së Parë Michelle Obama si majmunë./DW

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin