15 June 2024, 18:21
Nga I.A

FRANCË- Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë dënuar të shtunën Iranin për ndërmarrjen e hapave për zgjerimin e mëtejmë të programit të saj bërthamor. Tri vendet aleate thanë se me këtë Irani po e shkel marrëveshjen historike të vitit 2015 për programin e saj bërthamor, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha të enjten se Irani po i përpërforcon objektet e pasurimit me uranium në dy zona.
“Këto masa do t’i rrisin përsëri rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, niveli i të cilit i ka tejkaluar tashmë limimet e vendosura me marrëveshjen e vitit 2015”, thanë Franca, Gjermania dhe Britania në një komunikatë të përbashkët.
Një javë më parë, këto vende paraqitën një rezolutë në një takim të bordit të guvernatorëve të IAEA-s, duke e kritikuar Teheranin për mungesë bashkëpunimi me agjencinë për mbikëqyrjen e programit të saj bërthamor.
Irani e quajti rezolutën “të nxitura dhe të pamatur”.
Irani e mohon se synon të zhvillojë armë bërthamore, duke thënë se programi i saj bërthamor është për qëllime paqësore dhe civile.
Gjermania, Franca dhe Britania thanë se është e papranueshme që Irani të ndërmarrë hapa të tillë si përgjigje ndaj rezolutës.
Sipas IAEA, Irani është i vetmi shtet që nuk zotëron armë bërthamore por pasurohet me uranium në një nivel të lartë prej 50 për qind dhe vazhdon të grumbullojë rezerva të mëdha të uraniumit.
IAEA ka thënë se Teherani e ka përshpejtuar programin e vet bërthamor dhe tani ka material të mjaftueshëm për t’i ndërtuar disa bomba atomike.
Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 hoqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, por më 2018 presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u largua nga marrëveshja dhe që atëherë Uashingtoni ka rivendosur sanksionet ndaj Iranit që kanë ngufatur ekonominë e Republikës Islamike.
Përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes kanë dështuar dhe Teherani ka shkelur kushtet e marrëveshjes duke prodhuar uranium me nivel të lartë të pasurimit. Në mars, Bloomberg News citoi një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes i cili tha se Irani është më pak se 12 ditë larg që të posedojë materialet e nevojshme për prodhimin e një bombe bërthamore.
Marrë nga REL
Bota
15 June 2024, 17:27
S.B
familja mbretërore
BRITANI- Dalja e parë publike e Princeshës Kate pas betejës disamujore me kancerin tërhoqi v&eum...
Bota
15 June 2024, 16:45
S.B
makina pa shofer
KINË- Eksperimenti më i madh në botë për makinat pa shofer është duke u zhvilluar në ...
Bota
15 June 2024, 16:17
S.B
Breshkë deti
SHBA- Breshkat e detit shfaqin një gamë të larmishme zakonesh të të ngrënit në varësi të...
Bota
15 June 2024, 14:48
E. D
Hamid Nourit
IRAN- Irani dhe Suedia shkëmbyen të burgosur të shtunën përmes një marrëveshje e cila përfshirë l...
Bota
15 June 2024, 14:43
E. D
foto ilustruese
GAZA- Skela e ndihmave e ndërtuar nga SHBA-ja do të shkëputet nga brigjet e Gazës për herë të dyt&...
Bota
15 June 2024, 14:41
M.B
Protesta
FRANCA- Në Paris dhe qytete anembanë Francës të shtunën priten protesta të shumta kundër Tubimit Komb&e...
Bota
15 June 2024, 14:33
S.B
Kate Middleton
MBRETËRI E BASHKUAR- Familja mbretërore britanike është ribashkuar ditën e sotme për eventin Trooping the...
Bota
15 June 2024, 14:20
E. D
Lord George Robertson
KOSOVË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, thotë se e dënon pa rezerva sulmin te...
Bota
15 June 2024, 13:58
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Dhjetra njerëz u varën me kokë poshtë nga një lartësi prej 30 metrash në një park...
Bota
15 June 2024, 13:47
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Demonstratat priten në Paris dhe disa qytete të tjera franceze të shtunën për të protestuar kund...