LIVE UPDATES
Bota

Frontex : Në 8 muaj numri më i lartë i migrantëve të parregullt shënuar në 6 vjet

Sipas policisë evropiane të ruajtjes së kufijve rreth 188.200 migrantë janë evidentuar në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian me një rritje prej 75% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i lartë i kalimeve të paligjshme kufitare mund t'i atribuohet përpjekjeve të përsëritura të kalimit nga migrantët tashmë të pranishëm në vendet e Ballkanit Perëndimor, pohon raporti i Frontex.

9 September 2022, 21:31 Nga I.A
Frontex : Në 8 muaj numri më i lartë i migrantëve të
Te dhenat

TIRANË- Një raport i Agjensia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e BE-së, Frontex, publikuar të premten, pohon se në tetë muajt e parë të këtij viti, në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian është shënuar numri më i lartë i migrantëve të parregullt që nga viti 2016.

Sipas policisë evropiane të ruajtjes së kufijve rreth 188.200 migrantë janë evidentuar në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian me një rritje prej 75% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Ky është totali më i lartë i migrantëve të parregullt për periudhën janar-gusht të 2022 që nga viti 2016”, vlerësohet në raportin e Frontex-it.

Raporti vlerëson se rruga e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria si një pikë e përkohshme qëndrimi e migrantëve të parregullt dhe Mesdheu Qendror mbeten më aktive për kalimet.

Vetëm në rrugën e Ballkanit Perëndimor u evidentuan nga janari në gusht të këtij viti 86.580 migrantë të parregullt me një rritje 190% krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë muajit gusht në rrugën Ballkanike u evidentuan 15 900 migrantë , 141% më shumë se viti i kaluar. Numri i lartë i kalimeve të paligjshme kufitare mund t'i atribuohet përpjekjeve të përsëritura të kalimit nga migrantët tashmë të pranishëm në vendet e Ballkanit Perëndimor, pohon raporti i Frontex.

Vetëm gjatë muajit gusht shtetet anëtare të Bashkimit Evroapin regjistruan rreth 32. 800 kalime të parregullta, 35% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2021.

Ndërkohë, sipas Frontex, shtetasit që ikin nga Ukraina dhe hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian përmes pikave të kalimit kufitar nuk janë pjesë e shifrave të hyrjeve të paligjshme të zbuluara. Sipas të dhënave të fundit të Frontex, 8.8 milionë shtetas ukrainas kanë hyrë në Bashkimin Evropian nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Në të njëjtën kohë, pohon raporti i FRONTEX një numër i konsiderueshëm shtetasish ukrainas janë kthyer në vendin e tyre.

Për t`iu përgjigjur presionit të lartë migrator, Frontex thotë se ka më shumë se 2300 oficerë dhe staf të trupave në seksione të ndryshme të kufirit të jashtëm të Bashmit Evropian , si dhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Moldavi. Raporti i Frontex pohon se numri i migrantëve të parregullt që kërkonin të kalonin Kanalin drejt Mbretërisë së Bashkuar në tetë maujt e këtij viti me varka të vogla mbeti i lartë me afërsisht 41 067 persona me një rritje prej 80% krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Vetëm në Gusht u evidentuan mbi 13500 persona , që përfaqësojnë sipas FRONTEX numrin më të lartë të evidentimeve mujore të raportuara ndonjëherë në Kanal që nga fillimi i flukseve migratore në 2019. Shtetasit nga Afganistani, Iraku dhe nga Shqipëria ishin në pjesën më të madhe të migranëtve të evidentuar vlerëson Raporti i Frontex.

Numri i lartë i kalimeve detare në gusht është i lidhur me kushtet e mira të motit dhe ndikimin e mundshëm të planit të ri të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar thuhet në Raportin e Frontex. Prujet e migrantëve të parregullt në rritje edhe në Shqipëri. Policia kufitare e Sarandës tha të premten se bllokoi në një kamioncinë në zonën kufitare afër kufirit me Greqinë 30 migrantë të huaj të parregullt që po transportoheshin drejt kufijve veriorë me destinacion Malin e Zi.

Migrantët u zbuluan gjatë natës në mjetin e mbuluar që ishte i mbingarkuar dhe e bënte udhëtimin të rrezikshëm për jetën e migranëtve thanë burimet policore kufitare. Policia e Sarandës tha se arrestoi dy kontrabandistë, një nga Mirdita dhe një tjetër nga Shkodra që akuzohen si organizatorë të udhëtimit të migranëtve kundrejt përfitimeve financiare. Vetëm në brezin kufitar të Shqipërisë me Greqinë në Qarkun e Gjirokastrës dhe Sarandës janë evidentuar këët vit mbi 2.000 migrantë të parregullt .

Policia kufitare shqiptare ka zbuluar javët e fundit krahas kontrabandistëve shqiptarë edhe të huaj kryesisht nga Pakistani dhe Bangladeshi të përfshirë në organizimin e udhëtimit të migrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri dhe synojnë të depërtojnë më tej drejt vendeve fqinje si Mali i Zi apo Italia.

Prurjet më të mëdha të migrantëve të huaj të parregullt nga Greqia shënohen në zonë julindore të Korcës për shkak të afërsisë me Selanikun ku arrijnë të depërtojnë më së shumti grupet e migrantëve që hyjnë në Greqi nga kufiri turk.

Marrë nga VOA

frontex

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin