LIVE UPDATES
Bota

Fshati i tronditur rus ku luftëtarët e Wagnerit akuzohen për gjashtë vrasje

Pavarësisht faktit që mjekët nuk kanë arritur t’ia shërojnë të gjitha plagët, Sofonov ka planifikuar që t’i bashkohet ushtrisë dhe të kthehet sërish në front të luftës, kanë thënë familjarët e tij për Radion Evropa e Lirë.

21 August 2023, 08:21 Nga a.l
Fshati i tronditur rus ku luftëtarët e Wagnerit akuzohen për
Fshati

RUSI- Në mëngjesin e 1 gushtit, zona e qetë e vendbanimeve në Dirivjane të Rusisë, është gdhirë nga një skenë e trishtueshme. Dy shtëpi të drurit, në pjesë të ndryshme të fshatit, janë përfshirë nga flakët. Në shtëpinë e parë, policia i ka gjetur trupat e dy burrave. Në të dytën, policia i ka gjetur trupat e një çifti të martuar, vëllain e burrit, dhe trupin e një pensionisti që ka qenë duke qëndruar me familjen. Të gjashtë janë therur me thikë për vdekje.

Ditën e njëjtë, policia i ka arrestuar dy të dënuar recidivistë - Maksim Bochkaryovin, 38-vjeçar, dhe Igor Sofonovin, 37-vjeçar – mbi dyshimet për vrasje dhe zjarrvënie. Hetuesit kanë thënë se të dyshuarit, të cilët i hedhin poshtë akuzat, kanë qenë “jashtëzakonisht të dehur”, kur janë arrestuar afër shtëpisë së dytë të djegur. Krimet shokuese kanë bërë edhe më shumë bujë kur është raportuar se Sofonov ka qenë ish-luftëtar në grupin mercenar rus Wagner, i cili është rekrutuar nga burgu, është plagosur në Ukrainë, është kthyer në Rusi, pas faljes së dënimit.

Pavarësisht faktit që mjekët nuk kanë arritur t’ia shërojnë të gjitha plagët, Sofonov ka planifikuar që t’i bashkohet ushtrisë dhe të kthehet sërish në front të luftës, kanë thënë familjarët e tij për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk kam pritur diçka të tillë”, ka thënë motra e Sofonovit, Aleksandra.
“Mendoj se e kanë shtyrë për të vepruar kështu. Nëse ai ka qenë i përfshirë, ky është sqarimi im i vetëm. Ai nuk do të bënte vetë diçka të tillë. Nuk ka pasur arsye. Kjo nuk ka kuptim”.

Vrasja masive në Dirivjane është një prej incidenteve në rritje kriminale, në të cilat dyshohet të jenë përfshirë të burgosurit rusë që janë falur për të luftuar në Ukrainë. Sipas mediumeve ruse, të paktën 11 ish-luftëtarë të Wagnerit janë akuzuar këtë vit për vrasje, pasi janë kthyer nga lufta në Ukrainë.

Në muajin qershor, para se ta orkestronte një rebelim të shkurtër, shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka raportuar se 32.000 ish të burgosur janë kthyer në Rusi, pasi kanë shërbyer në Ukrainë, duke pretenduar se shumë pak prej tyre kanë kryer krime pas kthimit.

Një ish-luftëtar i Wagnerit, që është identifikuar vetëm si Sergei S. është arrestuar në maj në qytetin siberian Novosibirsk, nën dyshimet për dhunim të dy vajzave të mitura. Në mars, një veteran i Wagnerit me emrin Ivan Rossomakhin, është raportuar të ketë rrëfyer për therje me thikë të një gruaje për vdekje në qytezën Novi Bures, rreth 800 kilometra në lindje të Moskës. Ai është kthyer nga Ukraina vetëm 10 ditë para incidentit.

Rajon edhe i qetë, edhe i trazuar

Dirivjane – që në rusisht do të thotë dru – është qytezë e qetë por e trazuar nga rrugët me pemë të mëdha dhe shtëpitë e vjetra prej druri rreth 25 kilometra në jug të Petrozavodskit, kryeqytetit të rajonit Karelia. Në të banojnë rreth 1.000 persona.

“Ka shumë persona të varur nga droga në këtë fshat”, ka thënë një burrë i fshatit me emrin Aleksandr.
“Shumë prej tyre. Ka edhe shumë tjerë që janë liruar nga burgjet. Pronari i kafiterisë Sretensky Dvorik është njëri prej tyre dhe ai i fton miqtë e tij në fshat dhe u kërkon të bëjnë punë nëpër fusha. Para se të vinte ai, vendi ka qenë i qetë”.

Më 4 gusht, policia e ka gjetur trupin e 45-vjeçares Yana Ligorkova, e cila është zhdukur prej 20 korrikut. Ajo është gjetur pjesërisht e varrosur në një zonë për ruajtje të lopëve në fshat. Policia e ka arrestuar një 34-vjeçar për këtë rast, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dhe e ka akuzuar atë për vrasje.

Banorët e fshatit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se i dyshuari për vrasjen e Ligorkovas ka qenë i varur nga droga.

“Asgjë me vlerë”

Motra e njërës prej viktimave të vrasjes masive ka thënë se ngjarja ka ndodhur natën vonë.

“Vëllai im dhe vajza e tij kanë qenë në gjumë”, ka thënë Irina Zhamoidina.
“Djali i tij ka qenë duke shikuar televizorin. Kur ai nuk e ka hapur derën, ata e kanë thyer”.

Vëllai i Zhamoidinas Artyom Tereshchenko, 39-vjeçar, dhe babai i tij 71-vjeçar janë vrarë. Dy fëmijët – të moshave 9 dhe 12 – kanë arritur të ikin nga ndërtesa, kanë thënë mediat lokale. Gruaja e Tereshchenkos ka qenë duke punuar në ndërrimin e natës në një spital të afërt.

“Fëmijët janë dëshmitarë”, ka thënë ajo. “Nipi im e ka njohur menjëherë Bochkaryovin”.
Ajo ka thënë se nuk e ka idenë pse burrat kanë shkuar në shtëpi.

“Aty nuk ka pasur asgjë për të vjedhur. Asgjë me vlerë”, ka thënë ajo.

Maksim Bochkaryov njihet mirë në Dirivjane. Si banor i kamotshëm i fshatit, ai ka qenë disa herë në burg për krime serioze, përfshirë dhunimin dhe vrasjen. Ai është liruar më 2017 nga burgu dhe ka jetuar në këtë fshat për gjashtë vjet “kryesisht në qetësi”, kanë thënë fqinjët.

“Jam e sigurt se Bochkaryov duhet fajësuar”, ka thënë një banor fshati, i cili ka qenë në burg bashkë me Bochkaryovin dhe Sofonovin.
“Ai është njeri i dhunshëm. Idiot. Ai e ka shtyrë Igorin në gjithë këtë. Ai e ka shtyrë që të konsumojë alkool”.
“Ai ka shitur drogë dhe policia nuk ka bërë asgjë”, ka pretenduar një banore e zonës.
“Gruaja dhe vajza e Bochkaryovit nuk u është përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të komentuar në këtë temë.

“Askujt nuk i duhem”

Një rekrutues i Wagnerit e ka kërkuar Igor Sofonovin vitin e kaluar, kur ai ka qenë në burg në Shën Peterburg për vjedhje, plaçkitje, përdorim droge dhe tentim vrasje. Sikurse dhjetëra mijëra të dënuar në Rusi, atij i është premtuar sasi e madhe parash dhe falje nga dënimi, nëse lufton për gjashtë muaj kundër forcave ushtarake të Ukrainës. Në shtator të vitit 2022, Sofonov është plagosur seriozisht në luftë, ka thënë Aleksandra për Radion Evropa e Lirë Pas një hospitalizimi të gjatë, ai është dërguar në Rusi, në pranverën e këtij viti. Ai ka shkuar të jetojë me nënën, por nuk ka arritur të gjejë punë, teksa ka tentuar t’i rregullojë dokumentet që i kanë humbur apo i janë shkatërruar sa ka qenë duke luftuar.

“Kam parë mish dhe gjak”, ka thënë ai në një audio-mesazh nisur një shoku.
“Tani po e rregulloj jetën dhe më pas do të nisem prapë në luftë. Kam vendosur ta ndryshoj jetën time. Nuk do të përdor më drogë. Nuk dua më diçka të tillë”.
Muajin e kaluar, Sofonov ka arritur në rajonin e Dirivjanës për ta vizituar motrën dhe fëmijët e saj.

Kjo ka qenë hera e parë që ata janë parë në katër vjetët e fundit, ka thënë Aleksandra.

“Nuk më është dukur agresiv”, ka thënë ajo, duke i komentuar katër ditët që i kanë kaluar bashkë me fëmijët.
“Ai nuk ka folur shumë për luftën. Ka qenë i gëzuar. Ka buzëqeshur dhe ka luajtur me fëmijët”.

Mirëpo ajo e ka përmendur se një histori e tij e luftës ka qenë e paharrueshme.

“Ai e ka përshkruar një burrë të ri që ka qenë duke e pastruar armën. Ai është parë që nuk ka mbajtur kurrë armë në dorën e vet. Ai e ka prekur armën gabimisht dhe e ka hedhur kokën e vet në ajër”.

Në mbrëmjen e 31 korrikut, pak para se Sofonovi të shkonte për të pirë alkool me Bochkaryovin, me të cilin ka qenë në burg, Aleksandra e ka pasur një bisedë serioze me vëllain, duke tentuar ta bindë që të mos kthehet më në Ukrainë.

“Ne kemi qenë duke qëndruar afër njëri-tjetrit, ai ka qenë duke tymosur duhan”, ka rikujtuar ajo.
Ajo e ka pyetur vëllain nëse dëshiron të kthehet në luftë.

“Ai ka thënë: Dua t’ua dëshmoj njerëzve se jam mirë. Ndihem që askush nuk ka nevojë për mua”, ka thënë ajo.

Një mik i Sofonovit, që ka qenë me të në Ukrainë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Sofonov ka planifikuar që të martohet me një infermiere që e ka takuar sa ka qenë duke u shëruar nga plagët në rajonin ukrainas të Luhanskut, tani të kontrolluar nga Rusia. Ai ka planifikuar që të ruajë para për të blerë shtëpi dhe për të jetuar me të aty.

“Igori ka qenë në kërkim të një shtëpie në Luhansk”, ka thënë burri.
“Ai ka pasur plane goxha të mira. Më 1 gusht, ai ka planifikuar të kthehet në Shën Petersburg që të aplikojë te Wagneri për kompensim që është plagosur. Më pas ka planifikuar që ta nënshkruajë kontratën me Ministrinë e Mbrojtjes”.
“Por, pse do ta kryente një kësi vrasje, nëse ka pasur plane kaq konkrete?” ka pyetur ai.
Motra e Sofonovit shpreson se vëllai i saj nuk është përfshirë në vrasjet në Dirivjane.

Ajo ka thënë se edhe nëse ai është përfshirë, ngjarja nuk ka qenë e paramenduar.

“Njerëzit janë duke shkruar se ai është kafshë apo vampir”, ka thënë Aleksandra.
“Ai nuk është kafshë dhe as vampir. Ai nuk është ashtu. Gjëja e vetme që mund të mendoj është se ai ka pasur krizë mendore”.
“Kjo është shumë e vështirë për ne”, ka shtuar ajo.
“Më pas mendoj për gruan që ka mbetur e vetme me dy fëmijë. Çfarë mendon ajo? Çfarë kanë menduar ata?”
“Nesër më duhet të shkoj në punë. Nuk e di se si do t’i shikoj njerëzit në sy”, ka thënë mes tjerash Aleksandra./REL 

maksim bochakaryovin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin