LIVE UPDATES
Bota

Furnizim i ngadaltë, Gjermanisë i mungojnë ilaçet

Shumë njerëz janë aktualisht të sëmurë - veçanërisht fëmijët. Por mungojnë ilaçet e nevojshme urgjente. Pse në Gjermani mungojnë ilaçet e domosdoshme?

20 December 2022, 14:35 Nga d.a.
Furnizim i ngadaltë, Gjermanisë i mungojnë ilaçet
Foto ilustruese

GJERMANI- Një N e bardhë në një rreth me ngjyrë vjollcë - kur farmacisti Fatih Kaynak e sheh këtë simbol në monitorin e tij në barnatore, ai e di që ky ilaç nuk është i disponueshëm për momentin. "Na mungojnë antibiotikët, ilaçet kundër dhimbjeve, por edhe ilaçet për rregullimin e sheqerit në gjak, për mjekimet e kancerit, për stomakun dhe zemrën”, thotë Kaynak, ndërsa shikon një listë të gjatë në të cilën N e bardhë vazhdon të shfaqet në anën e djathtë.

274 barna aktualisht nuk janë të disponueshme në farmacinë Berlin Kranich. "Është veçanërisht e vështirë për ne që të kujdesemi për fëmijët”, thotë Kaynak. Në fytyrën e tij shihet një lloj dëshpërimi me gjendjen.

Gjendja po përkeqësohet

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël nuk mund të gëlltisin pilula, prandaj prodhohen ilaçe të lëngshme për ta. Për temperatura të larta dhe dhimbje, përdoren lëngje me shije të ëmbël që përmbajnë përbërësin aktiv paracetamol ose ibuprofen. Më shumë se dhjetë milionë pako shiten në Gjermani çdo vit. Por tani raftet në farmacinë Kranich janë kryesisht bosh. Probleme ka edhe me penicilinën dhe lëngjet me antibiotikë.

Qysh në pranverë ka pasur probleme me mungesën sporadike, thotë farmacisti. "Shpesh mungonin nga dy javë, pastaj vinin prapë." Por tani situata është vërtet e keqe. Kaynak kontrollon gamën e shitësve farmaceutikë me shumicë disa herë në orë dhe pret lajme të mira. "Ne shikojmë dhe porosisim diçka, sapo të vij."

Furnizimi i ngadalshëm

Por kjo nuk do të thotë se edhe farmacia Kranich do të marrë barnat e dëshiruara. "Nëse dua 50 pako me një ilaç, mund të marr ndoshta pesë," thotë farmacisti, duke lëvizur nëpër ekran në kërkim të spreit për hundët për fëmijët. Në një grup të vogël farmacistësh të Berlinit që njihen, ata vazhdimisht e informojnë njëri-tjetrin për gjendjen e furnizimit me ilaçe.

Natyrisht, kjo nuk mjafton për ta vënë problemin nën kontroll. Prindërit e dëshpëruar flasin në mediat sociale dhe forumet e ndryshme kaherë për këto probleme. Rekomandimet për zëvendësime alternative kërkohen shumë. Por shpesh e vetmja mundësi është të shkoni në spital nëse mjetet alternative nuk ndihmojnë për uljen e temperaturës dhe gjendja përkeqësohet.

Por për shkak të virusit të përhapur RS, repartet e fëmijëve tani janë aq të mbingarkuara sa që edhe pacientët e vegjël në rrezik për jetën duhet të presin me orë të tëra në dhomat e urgjencës. Për shkak se klinikat janë plot, fëmijët po dërgohen në shtëpi, ndërsa ilaçet po zvogëlohen edhe në spitale. Farmacitë e spitaleve kanë filluar të përziejnë sërish vetë lëngje kundër temperaturës në rastet urgjente.

Alternativat

Farmacitë paraqesin vetë nga 12 deri në 14 milionë receta çdo vit. Krahasuar me rreth 1.3 miliardë pako të barnave që u shitën në vitin 2021, ky është një proporcion i vogël. Barrnatoret të cilat vet po përziejnë ilaçe për pacientët kanë probleme financiare, sepse kjo kërkon punë dhe personel shtesë. Ndaj shpesh për një shishe të vogël ilaçi kërkohen 20 euro. Edhe në barrnatoren e Kaynak po mendojnë të fillojnë të përziejnë vetë ilaçe. "Çmimet nuk janë të rëndësishme kur fëmija ka temperaturë të lartë", thotë ai.

Problemi me paratë

Por është pikërisht çmimi që e ka sjellë Gjermaninë në këtë pozitë të pasigurt. Prodhimi i disa preparateve në Gjermani dhe Evropë thjesht nuk është i leverdishëm për industrinë farmaceutike. Për shembull, kompanitë e sigurimeve shëndetësore u paguajnë kompanive të ilaçeve 1.36 euro për një shishe shurup paracetamol kundër temperaturës. Ky çmim është i njëjtë prej dhjetë vitesh, ndërsa çmimi i substancës aktive paracetamol është rritur me 70 për qind këtë vit.

"Rritja e shpejtë e çmimeve të prodhimit të barnave dhe mbetja e pagesave të njëjta, e bëjnë prodhimin e ilaçeve si lëngjet e paracetamolit për shembull, një biznes me humbje," ankohet Andreas Burkhardt, menaxher i përgjithshëm në kompaninë farmaceutike Teva. "Asnjë kompani nuk mund ta bëjë këtë në shtigje afatgjata."

Porositë janë anuluar qysh në verë

Me markën e saj të barnave ratiopharm, Teva është furnizuesi i fundit i madh i paracetamolit të lëngshëm në Gjermani. Dymbëdhjetë vjet më parë kishte njëmbëdhjetë prodhues. Pasi një prodhues tjetër ndërpreu prodhimin në maj të këtij viti, ratiopharm duhet të mbulojë tani 90 për qind të kërkesës. Kjo nuk është e realizueshme, sipas prodhuesit, i cili ka anuluar të gjitha porositë nga farmacitë gjermane për grumbullimin e zakonshëm të sasive për nevojat gjatë dimrit.

Si rezultat, "është vërejtur një rritje e ndjeshme e blerjeve nga farmacitë”, analizon Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore. Gjithçka që ishte në treg është blerë. "Si rezultat, tani ato mungojnë, ndërsa shpërndarja e ilaçeve të tilla është joproporcionale, sepse në disa vende janë blerë dhe grumbulluar shumë e në tjerat nuk ka."

"Është e patolerueshme që të mungojnë ilaçet kaq të thjeshta si shurupi kundër etheve," tha Thomas Fischbach, president i shoqatës profesionale të pediatërve. "Ka shumë pak furnizues me ilaçe të këtilla, sepse prodhuesit kanë zhvendosur prodhimet e tyre në vendet me paga më të ulëta, si India dhe Kina." Ndërsa atje tani ka probleme të mëdha në furnizimin me lëndë të para, e kjo e ngrit edhe çmimin e prodhimit dhe furnizimit.

Problemet e tregut

Ilaçi për kancerin e gjirit Tamoxifen tregoi tashmë në fillim të vitit 2022 se çfarë ndodh kur ilaçet e rëndësishme nuk janë më të disponueshme. Një ilaç për të cilin nuk ka zëvendësim dhe që nevojitet urgjentisht për pacientët e sëmurë rëndë. Edhe këtu, pati një pengesë akute të furnizimit, sepse prodhuesit ishin tërhequr nga prodhimi duke përmendur presionin e kostos.

Në shkurt, Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore u përfshi në këtë çështje dhe urdhëroi që për shkak të urgjencës, barnat që përmbajnë tamoxifen tani mund të importohen dhe të përdoren, pa miratimin gjerman. Por kjo nuk e ka zgjidhur problemin. Tamoxifen vazhdon të jetë një nga barnat që sigurohen me vështirësi.

Kërkohen ndryshime

Mjekët dhe politikanët e opozitës po kërkojnë tani masa të menjëhershme nga qeveria federale. Ministrat e Shëndetësisë duhet të koordinohen me prodhuesit dhe shitësit me shumicë dhe të kërkojnë dërgesa në vendet fqinje. Ministri Federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach premton një përgjigje të shpejtë. Ai deklaroi sot se janë duke punuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes dhe se do të ndërmarrin masa të menjëhershme. Ai tha se do të kërkohen zgjidhje edhe brenda Bashkimit Evropian.

Ekspertët bëjnë gjithashtu thirrje që shteti të marrë përsipër prodhimin e ilaçeve esenciale në Gjermani. Është koha për një rimendim, prodhimi duhet të zhvendoset nga Azia dhe të kthehet në Gjermani. Nga ana tjetër, industria farmaceutike po bën presion që të rritet fitimi nga prodhimi i ilaçeve. Kontratat, sipas të cilave kompanitë e sigurimeve shëndetësore paguajnë vetëm shuma fikse, duhet të pezullohen derisa më shumë kompani të rifillojnë prodhimin këtu. Deri tani nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete në këtë çështje, por Lauterbach pohon se qysh sot (20. 12. 2022) do të kërkojë nga sigurimet që të shtojnë për 50% pagesat e çmimeve, në mënyrë që të sigurohet prodhimi i ilaçeve të lëngshme për fëmijë./DW/

fatih kaynak mungesa e ilaceve ne gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin