LIVE UPDATES
Bota

Futbolli bashkon grupet etnike në Kosovë

Një projekt i OKB-së në Kosovë u mundëson vajzave serbe dhe shqiptare të luajnë futboll së bashku. Sporti dhe takimet e lidhura me të mjegullojnë kufijtë që normalisht duken të pakapërcyeshëm.

16 February 2023, 08:56 Nga I.A
Futbolli bashkon grupet etnike në Kosovë
Futbolli bashkon grupet etnike në Kosovë

KOSOVË- Është ftohtë dhe mjegull në Brezovicë, një qytet malor në Kosovën jugore, por ka shumë aktivitet para sallës së lehtë që është kaq tipike këtu. Shumë vajza të reja vijnë në sallë me çantat e tyre sportive dhe përgatiten për stërvitjen e ardhshme të futbollit. Kjo në vetvete është një veçori e veçantë, në fund të fundit, futbolli në Kosovë është një gjë mashkullore. Por ajo që është absolutisht e jashtëzakonshme është se vajzat kosovare nga familjet serbe dhe shqiptare po e ndjekin së bashku pasionin e tyre për futbollin.

Aurora Cakolli është vetëm 14 vjeç dhe erdhi në Brezovicë me ekipin e saj nga KFV Prishtina me autobus nga kryeqyteti i Kosovës, 80 kilometra larg. Aurora dëshiron të stërvitet këtu dhe më pas të luajë kundër ekipit të FC Brezovica në qytetin fqinj të Shtërpcës. Brezovica dhe Shtërpca përbëjnë një nga komunitetet e pakta të mëdha serbe në jug të Kosovës, i cili është i banuar kryesisht nga banorë me origjinë shqiptare. Në shkollat lokale flitet serbisht, ndërsa në Prishtinë Aurora mëson në shqip.

Por ky nuk është problem për futbollistet, sepse ato gjithsesi komunikojnë në anglisht. Nuk ka pengesa kontakti, sepse ato kombinojnë pasionin për futbollin dhe interesin për të tjerët - edhe sepse ka vetëm pak mundësi për vajzat kosovare për të luajtur futboll. "Është e vështirë të jesh futbolliste në Kosovë”, konfirmon Aurora. "Madje fillimisht kam filluar me ekipin e meshkujve, derisa kam marrë vesh për KFV Prishtinën”.

Fuqizimi përmes futbollit

Ndryshe nga kategoria e meshkujve, Federata e Futbollit e Kosovës u ofron vetëm vajzave dhe grave të moshës mbi 17 vjeç mundësi për të luajtur në një ligë. Për t'u dhënë vajzave të reja qasje në futboll KFV Prishtina ka nisur me mbështetjen e OKB-së një projekt që synon t'u japë vajzave në Kosovë më shumë mundësi zhvillimi dhe në të njëjtën kohë të kapërcehen kufijtë etnikë brenda popullatës.

"Vajzat nën moshën 17-vjeçare nuk kanë vetëm shancin të luajnë futboll me këtë projekt”, thotë Armenda Filipaj, themeluesja e KFV Prishtina. Fuqizimi përmes futbollit është shumë i rëndësishëm në vendin tonë, veçanërisht kur në këto ekipe janë vajza nga të gjitha grupet etnike. Falë projektit të OKB-së, deri tani janë themeluar pesë klube, dy shqiptare, dy serbe dhe një klub goran. Goranët janë pakicë sllavo-islame nga Kosova jugperëndimore. Fanellat për lojtarët janë blerë përmes një granti. Me grante mbulohen gjithashtu shpenzimet për trajnerët, gjyqtarët dhe transportin.

Distancat ndonjëherë janë të gjata, sepse në Kosovë ka vetëm disa fusha të mira futbolli me terren artificial, të cilat përdoren edhe nga skuadrat e meshkujve. Megjithatë, Armenda Filipaj gjen gjithmonë mundësi stërvitjeje dhe lojërash për vajzat e saj.

Ndeshje ndërkombëtare mes kosovareve

"Unë e dua futbollin dhe tani jam e lumtur për mundësitë e mira të stërvitjes dhe lojës”, tha 14-vjeçarja Jana Simanoviq, një nga lojtarët e FC Brezovica para ndeshjes kundër KFV Prishtinës. Të dyja skuadrat vrapojnë në fushë me një logo të OKB-së në fanellat e tyre. E gjitha në të verdhë është skuadra e serbëve të Kosovës, ndërsa skuadra e shqiptarëve të Kosovës është e veshur e gjitha në të kaltërt.

Mbi 170 vajza janë tashmë aktive në projekt. Ndeshjet e skuadrave kundër njëra-tjetrës janë pika kulmore, ato kanë një lloj karakteri ndërkombëtar sepse lojtarët vijnë nga i njëjti vend, por nga kultura dhe grupe të ndryshme etnike. Sigurisht, të dyja skuadrat duan të fitojnë dhe trajnerët bëjnë pjesën e tyre duke dhënë vazhdimisht udhëzime nga linja e kontaktit gjatë gjithë lojës. Por edhe kur janë pesë minuta para fillimit të lojës, bëhet e qartë se kontaktet dhe takimet janë gjithashtu të rëndësishme. Madje njëra apo tjetra miqësi tashmë është zhvilluar.

Futboll - asgjë tjetër

"Seanca e sotme stërvitore dhe loja miqësore me shkollën "Prishtina” është diçka e veçantë, sepse e dimë se ku jetojmë dhe si është situata këtu”, tha Zvonko Staletovic, trajner i FC Brezovica. "Për ne, vetëm futbolli është i rëndësishëm, asgjë tjetër”.

Një veçori tjetër e veçantë e projektit të OKB-së është se ai zbut kufijtë që zakonisht janë shumë të vështirë dhe të rreptë. Në pjesën tjetër të Kosovës, asnjë serb nuk mund të jetë anëtar i një ekipi kosovar ose i shoqatës sportive lokale.

Futbolli zbut kufijtë etnikë shumë të vështirë dhe të rreptë
Sporti kosovar organizohet ekskluzivisht nga shqiptarët e Kosovës. "Ka pasur nisma për të punësuar futbollistë nga minoriteti serb”, tha për DW Taulant Hodaj, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës. "Kishte serbë që donin të luanin për Kosovën, por fatkeqësisht kishte presion politik nga Serbia që i pengoi lojtarët meshkuj dhe femra të merrnin pjesë në garat e organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës”.

Veto nga Serbia

Kosova është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s që nga maji 2016 dhe ka shoqatën e saj kombëtare të futbollit. Në atë kohë Serbia protestoi kundër pranimit dhe e çoi çështjen në gjykatën më të lartë sportive CAS në Zvicër. Aty e gjithë kjo u pa si apolitike dhe anëtarësimi u konfirmua.

Por ndërsa Kosova është inkorporuar në federatat sportive ndërkombëtare, statusi i saj politik është një pikë diskutimi. Më 17 shkurt 2008, parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë. Që atëherë Kosovën e kanë njohur sipas ligjit ndërkombëtar 115 shtete, përfshirë Gjermaninë. Megjithatë shtete si Serbia, Rusia dhe Kina, si dhe pesë vende anëtare të BE-së, nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Serbia ende e konsideron Kosovën si provincën e saj të shkëputur.

Prandaj edhe për FIFA-n ishte e qartë se me pranimin e Kosovës, tensionet dhe konfliktet politike mund të kryheshin edhe në fushën e sportit. Organizata botërore vendosi që skuadra e Kosovës të mos lejohet të luajë kundër Serbisë apo Bosnjë-Hercegovinës në garat ndërkombëtare si kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës apo Ligën e Kombeve UEFA për arsye politike.

Përvojë pozitive me efekte afatgjata

Vajzat në Shtërpcë janë shumë larg një ndikimi të tillë përçarës. Ajo që ka rëndësi për ta është mundësia për të ndjekur pasionin e tyre për futbollin dhe shkëmbimi me njëri-tjetrin. Rezulton se përveç futbollit, ato në fakt kanë të njëjtat interesa dhe preferenca.

"Do të ishte mirë të luanim futboll së bashku çdo ditë dhe ta shijonim ditën së bashku”, thotë serbja e Kosovës Jana Simanovic. Ajo ëndërron të bëhet vërtet e suksesshme në futboll dhe një ditë të marrë pjesë në turne ndërkombëtarë.

Edhe në frymën e Janës duhet shpresuar që shembulli i saj dhe i vajzave të tjera të jetë precedent. Sa më shumë përvoja pozitive të ketë në shkëmbimin e fëmijëve dhe të rinjve serbë dhe shqiptarë, aq më mirë është për të gjithë marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe për normalizimin e situatës politike. Sepse pa to bota e futbollit mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të jetë normale.

Marrë nga DW

aurora cakolli armenda filipaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin